GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do t’i bëj tatuazh për t’i patur përherë në zemër!” Flet shqiptari që shpëtoi të miturit nga mbytja, por nuk mbijetuan

18:01 - 15/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do t’i bëj tatuazh për t’i patur përherë në zemër!” Flet shqiptari që shpëtoi të miturit nga mbytja, por nuk mbijetuan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Jam baba dhe bëra atë që do të bënte çdo prind për një fëmijë në rrezik.” Kështu shprehet Levian Goga, shqiptari që u hodh pa u menduar dy herë në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijë, 12 dhe 14 vjeç, javën që lamë pas.

Edhe pse ai arriti t’i nxjerrë djemtë nga lumi, fatkeqësisht të miturit pësuan vdekje klinike dhe prindërit e tyre vendosën të dhurojnë organet.

Në një intervistë për mediat greke, Levian Goga tha se nuk kishte motiv as për famë e as për përfitime. “E bëra sepse mendova se ishte fëmija im aty brenda. Nuk bëra heroizëm, bëra atë që më diktoi zemra. Do t’i bëj tatuazh fëmijët për t’i pasur gjithmonë në zemrën time,” u shpreh ai me emocione.

Në lidhje me lajmin që i është dhënë nënshtetësia greke pas aktit të tij të guximshëm, ai theksoi qartë: “Nuk e bëra për nënshtetësinë. Jam 20 vjet këtu, herë me dokumente, herë pa. Erdha në Greqi 17 vjeç, tani jam 41. Kjo është vendi ku kam kaluar jetën. Nuk kam shkuar askund tjetër, as në Itali. Greqia është si atdheu im i dytë.”

Ai falënderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve, që nga mjekët e spitalit në Artë dhe Patra, deri te ministri i Shëndetësisë që e telefonoi personalisht për t’u interesuar për shëndetin e tij.

Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, emigranti shqiptar tha se është në gjendje të mirë, por ka pak ujë dhe gjak në mushkëri.

“Kam pak ujë dhe gjak në mushkëri, por jam mirë. Falënderoj mjekët që u kujdesën për mua dhe për fëmijët. Kam marrë telefonata nga gjithë Greqia. Nga njerëz të thjeshtë, ministra, të gjithë ata që e panë numrin tim, më kanë telefonuar”, tha ai.

Levian bëri edhe një thirrje prekëse për të ndihmuar prindërit e 12-vjeçarit që humbi jetën, të cilët janë emigrantë dhe nuk kanë dokumente të rregullta.

“I lutem shtetit t’i ndihmojë. Kanë vetëm 20 ditë afat me dokumentet dhe rrezikojnë gjobë nëse dalin nga vendi. Do të donin të qëndronin këtu, të vendosin një lule mbi varrin e djalit të tyre. Ndihmojini”, është shprehur ai për MEGA.

Duke folur për vendin ku ndodhi tragjedia, ai bëri apel që të merren masa, pasi është shumë i rrezikshëm.

“Aty lumi është shumë i thellë, deri në 7 metra. Është shumë i rrezikshëm. Duhet vendosur një tabelë paralajmëruese që të mos përsëritet më kjo tragjedi. Fëmijët janë fëmijë, nuk mund t’i ndalosh gjithmonë. Nuk mund të jesh 24 orë pas tyre”, tha ai.

Etiketa: miturShqiptartatuazh

Lajme të lidhura

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!
Aktualitet

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

11:11 - 03/02/26
Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume
Aktualitet

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

10:43 - 03/02/26
“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë
Aktualitet

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

10:31 - 03/02/26
Para
Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!
Aktualitet

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

11:11 - 03/02/26

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë janë ngritur në protestë masive kundër ndërtimit të një resorti privat nga Bashkim Ulaj,...

Lexo më shumë
Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

10:43 - 03/02/26
“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

10:31 - 03/02/26
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala

Infantino kërkon heqjen e pezullimit të Rusisë: Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt

10:21 - 03/02/26
Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit?

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit?

10:11 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com