GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Do t’i shkul veshët”/ Kërcënimi i Manjës ndaj Shehajt, selia blu paralajmëron ministrin

17:13 - 03/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do të të shkul veshët”, Shehaj i kthehet Manjës: Mashtrues, jep dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguar pas kërcënimit nga ana e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në drejtim të deputetit të opozitës Agron Shehaj në Kuvendin e Shqipërisë, duke e cilësuar akt të çmendur nga ana e ministrit.

Muçollari tha se ky është cënim drejtëpërdrejtë i përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarin politik.

Teksa e dënon veprimin e ministrit Manja, Muçollari shprehet se se çdo veprim ndaj deputetit Shehaj, do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës.

Deklarata

Kërcënimi i deputetit të opozitës Agron Shehaj nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja në Kuvendin e Shqipërisë është akti i radhës i çmendinës qeveritare që drejton Edi Rama.

Parlamenti i kthyer në ‘fermë kafshësh’ lejon gjuhën barbare të ministrit që i thotë deputetit ‘do të pres veshin’.

Është i njëjti parlament ku kryetarja ‘çonte në riedukim’ gjysmën e grupit parlamentar demokrat duke e përjashtuar nga Kuvendi.

Manja i dosjes së zezë të vjedhjes së zgjedhjeve, 184, i tha deputetit Shehaj se do t’i lëshonte qentë e pushtetit, pra do ti çonte kontrollet në bizneset private. Nuk është hera e parë që ndodh kjo kundër deputetit opozitar.

Ky është një cenim i drejtpërdrejtë, jo vetëm i ndarjes së pushteteve, por edhe i përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarin politik.

Gjuha e ministrit është e papranueshme, dhe habia e mosreagimit si nga kryetarja e Kuvendit, si nga kryeministri, ashtu dhe nga trupa diplomatike, nuk bën gjë tjetër veçse normalizon, jonormalen, joetiken dhe jomoralen.

Partia Demokratike e dënon ashpër sulmin, del në mbrojtje të deputetit të opozitës dhe e paralajmëron Ulsi Manjën se çdo tentativë ndaj Agron Shehajt apo ndaj biznesit të tij do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës dhe si i tillë do ta ketë përgjigjen.

Ulsi Manjas duhet t’i vijë turp për gjuhën. Sa për guximin për të përdorur shtetin për qëllime politike kjo nuk është gjë e re dhe nuk habit askënd. Prej një dekade tashmë shteti është kthyer në instrument të pushtetit të qelbësirave, që u bënë bashkë në vitin 2013, dhe rrinë në kurrizin e Shqipërisë si hienat mbi luanin.

Ulsi Manja vetëm sa shtoi repertorin e tij si delinkuent, me gjuhën kundër Shehajt. Tashmë, veçse si vjedhës zgjedhjesh, ai regjistrohet edhe si cub Kuvendi.

Është barrë e madhe trupi, por i shkon profilit të tij dhe të qeverisë ku bën pjesë.

Etiketa: ManjaShehajveshë

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Itali/ 38-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë në makinë

Itali/ 38-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë në makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com