GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Do udhëtonte drejtë SHBA-së/ Modelja vritet me thikë nga ish i dashuri para nisjes

16:37 - 01/07/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Do udhëtonte drejtë SHBA-së/ Modelja vritet me thikë nga ish i dashuri para nisjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një instruktore joge është vrarë brutalisht në një dhomë hoteli luksoz nga ish i dashuri i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm disa orë para se të udhëtonte drejt SHBA-ve.

23-vjeçarja Zhou Huixian, e njohur edhe me pseudonimin e saj Aqua Chow, kishte planifikuar të udhëtonte për në SHBA më 30 qershor për të ndjekur një kurs tre-mujor për joga, por nuk arriti të hipte në aeroplan. Trupi i saj i pajetë u gjet në dhomën e hotelit në Ritz Carlton të Hong Kongut e masakruar me thikë. Raportohet se ajo ishte qëlluar më shumë se 30 herë me thikë 27 cm.

Muret e dhomës së hotelit ishin gjithashtu të mbuluara me gjak, gjë që sipas policisë ka ndodhur për shkak të përleshjes mes tyre. Goditjet me thikë në anë e majtë të gjoksit dhe në fyt i shkaktuan vdekjen 23-vjeçares. Ish i dashuri i saj Lao Nan, 28 vjeç, është arrestuar si autor i dyshuar i krimit të rëndë.

Në kamerat e sigurisë, ajo është parë duke u larguar nga banesa e shoqëruar nga një mashkull më 29 qershor, por nuk u kthye më kurrë. Aqua, e cila ka më shumë se 53.000 ndjekës në Instagram, ishte ‘e emocionuar’ për kursin e trajnimit të jogës, tha babai i saj.

“Vajza ime e ëndërronte këtë udhëtim, kështu që kur ajo nuk shkoi e kuptova se kishte një problem. E telefonova por nuk munda ta kontaktoja as në WhatsApp. Unë shkova në banesën e saj dhe pashë që bagazhet ishin aty”, tha ai. “Kontrollova tek linja ajrore dhe nuk rezultonte që ajo të kishte hipur në avion. Nisa të shqetësohesha.”

Në kamera Aqua shihet duke u larguar nga banesa me një mashkull në orën 16:42 më 29 qershor dhe prej atij momenti nuk është parë më. Një nga miqtë e saj pretendoi se modelja e fitnesit i kishte kërkuar ndihmë për të bërë gati valixhet kur ish i dashuri i saj u shfaq në derë.

Ish i dashuri i Aqua, Lao Nan thuhet se ka refuzuar të flasë, por i ka dhënë policisë kartën e çelësit të hotelit. Oficerët e gjetën trupin e saj të mbuluar me gjak në Ritz Carlton në lagjen Tsim Sha Tsui në Koëloon.

“Një thikë 27 cm e gjatë u gjet në vaskë, e cila dyshohet se është përdorur për krimin”, thanë oficerët. Sipas hetuesve i dyshuari e ka blerë vetë thikë.

Lao kishte rezervuar dhomën e hotelit më 28 qershor dhe kishte qëndruar atje për dy ditë. Ai ishte denoncuar në polici nga viktima, e cila e akuzonte se ai e kërcënonte.

Etiketa: modeleudhetimVrasje

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Ulen infektimet në Kosovë, 1 i vdekur nga Covid-19 dhe 52 raste pozitive

Tjetër humbje jete nga Covid-19, rriten sërish rastet e reja në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Lexo më shumë
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com