GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do votojmë pro shkarkimit”, Teliti: Duhet ta dëgjojmë Veliajn që mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do votojmë pro shkarkimit”, Teliti: Duhet ta dëgjojmë Veliajn që mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale në Bashki se vendimi i PS-së për të mos lejuar praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij është i padrejtë dhe i jep mundësinë atij të rikthehet në detyrë me vendim gjykate dhe të përfitojë dëmshpërblim të majmë, nëse e çon çështjen në Strasburg.

“Sot Erion Veliaj do të shkarkohet, nuk do të jetë më kryetar i Bashkisë. Ne kemi muaj që protestojmë para Bashkisë, sigurisht që do ta votojmë shkarkimin e tij. Por i pandehuri Erion Veliaj ka të drejtën e tij të flasë para këshillit. Edhe ne duam t’ia përplasim në fytyrë abuzimin dhe korrupsionin që ka kryer në 10 vite, jo përmes mediave, atë që ai ka bërë në këto dhjetë vite në Bashkinë e Tiranës”, tha Teliti.

Teliti nënvizon se pas disa vitesh, mund të detyrohemi të paguajmë 400-500 mijë euro dëmshpërblim financiar sepse nuk e dëgjuam çerek ore Veliajn, siç e ka të drejtën.

“Është e drejtë e tij kushtetuese. Socialistët duhet t’i kishin kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve që ai të ishte i pranishëm, ose të paktën përmes videos, është e drejtë e qytetarit Erion Veliaj, tashmë ish-kryetar i Bashkisë. E kemi këtë qëndrim jo se na intereson retorika e tij e shpifur, por duam ta zhveshim nga çdo instrument që mund ta bëjë atë ta hedhë poshtë këtë vendim në të ardhmen thjesht për faktin se nuk e kemi dëgjuar. Duhet t’i mbyllim derën Erion Veliajt për të ardhur sërish në këtë godinë, por edhe që të shmangim që në të ardhmen, me vendim të Strasburut, të mos përballemi pas 2-3 vitesh, që me vendim të Strasburgut të paguajmë 400-500 mijë euro, dëmshpërblim financiar sepse nuk e dëgjuam çerek ore, siç e ka të drejtën”.

 

Etiketa: TelitiVeliaj

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
‘Erion Veliaj drejt arrestit’, Kalaja: Rama i ka kërkuar dorëheqjen…

Ironizon Malltezi: Tani mbetet të dalë Erion Veliaj të deklarojë se ‘partia ime më dënon’..

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com