GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dodaj dhe Delaj bëjnë të buzëqeshë Vllazninë, 3 gola në Shkodër thyejnë Laçin

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dodaj dhe Delaj bëjnë të buzëqeshë Vllazninë, 3 gola në Shkodër thyejnë Laçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme ndaj Laçit me fitoren 2-1 në Shkodër, duke konsoliduar edhe më shumë pozitat në katërshen e parë në një moment ku dëmtimet kanë përgjysmuar skuadrën shkodrane.

Kësaj të fundit i mungonte i gjithë reparti i mbrojtjes në ndeshjen e sotme për shkak dëmtimesh, ndërsa të tjerë iu shtuan në pjesën e parë me Deliun e të riun Spahija që u detyruan të linin fushën për shkak problemesh fizike.

Megjithatë, gjithçka e zgjidhën në pjesën e dytë dy talentet vendas, Dodaj e Delaj, të cilët shënuan në portën e Dajsinanit duke i dhënë një avantazh të dyfishtë shkodranëve. Bullari rihapi ndeshjen për miqtë, të cilët u hodhën në sulm me shumë forca në fund. Por rezultati nuk ndryshoi më dhe për Vllazninë erdhën tre pikë që e çojnë më të qetë drejt ndeshjes së fundit të këtij viti në Superiore.

Kevin Dodaj vazhdon të shënojë me rregullsi me Vllazninë dhe ka blinduar vendin në formacionin titullar të shkodranëve.

“Jam shumë i lumtur për lojën e ekipit, shumë i lumtur për tre pikët se ishte e domosdoshme ta fitojmë. Ia dolëm. Për mungesat, jemi të gjithë njëlloj, luajnë vetëm 11, ky është futbolli, ia dolëm.

Objektivi personal? E kam thënë edhe më parë, kërkoj numra dyshifrorë. Shpresoj t’ia arrjj.

Kam marrë shumë minuta deri tani dhe ndjehem mirë, nuk kam stres si në ndeshjet e para. Luaj me Bekim Balajn dhe më duket shumë e lehtë që të jem protagonist”, tha Dodaj për RTSH pas ndeshjes.

Vllaznia kryeson kampionatin me 31 pikë dhe në ndeshjen tjetër do të sfidojë Partizanin. Laçi i vendit të tetë pret Tiranën.

Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, ka theksuar se ekipi tij bëri mirë në ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe vetëm dy gabime individuale dënuan skuadrën e tij.

“Nuk kemi bërë asgjë të gabuar, kemi luajtur ndeshjen ballëhapur, për fat të keq erdhën dy gola për pavëmendje tonat. Pranohen humbjet, edhe pse mund të bënim diçka më shumë. Por e pranojmë rezultatin, me keqardhje, por e pranojmë.

Nuk ishte rënie psikologjike, e pësuam dy gola, njërin shpejt ndërsa tjetrin për një gabim individual. Por në futboll mund të ndodhë një gabim. Ajo që më interesonte ishte sjellja e skuadrës e cila ka luajtur gjithmonë me kokën lart. Iu afruam edhe barazimit, humbjet e bëjnë të rritet një skuadër”, tha Moriero.

gijotina.com/

Etiketa: Vllaznia-Laçi

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Para
Elbasani fiton pjesën e parë me përmbysje, Partizani drejt humbjes

Elbasani fiton pjesën e parë me përmbysje, Partizani drejt humbjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës
Aktualitet

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26

Kryedemokrati Sali Berisha, duke ju përgjigjur deklaratës së kreut të qeverisë, i cili publikoi gjatë ditës foto të disa personave...

Lexo më shumë
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

13:12 - 23/10/26
Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare

Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare

13:06 - 23/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com