Monedha kripto ia kaloi më 2020 të gjithë monedhave të tjera digjitale duke arritur tani vlerën 70 miliardë dollarë. Bazuar në një meme, në një kopje, monedha tregon tani me ironi sa e ndjeshme është ndaj shakave.
U desh vetëm një shaka për ta ulur me 30 përqind vlerën e monedhës digjitale Dogecoin (doxh-koin), një prej monedhave më të përhapura kripto. Monedha kripto, e cila filloi si shaka në mediat sociale tetë vjet më parë, humbi më shumë se një të tretën e vlerës pasi Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur të botës dhe mbështetësi më i fuqishëm i Dogecoin-it, e quajti monedhën dixhitale “bixhoz”, gjatë një bisede në emisionin televiziv Saturday Night Live, fundjavën e kaluar.
Rënia e madhe ishte dështim për fryrjen shumëjavore të entuziastëve të Dogecoinit, në prag të shfaqjes së Muskut si i ftuar në emisionin televiziv popullor. Çmimi i Dogecoinit arriti nivelin rekord të ngjitjes para transmetimit të emisionit, tifozët organizuan festa për të ndjekur së bashku emisionin duke parashikuar rritje të madhe të monedhës kripto, pas shfaqjes së Muskut në emision.
“Musk mbase është i lumtur të bëjë një shaka për monedhën kopje, por investitorët janë duke ndier tani dhimbje të vërtetë,” tha Justin d’Anethan, shef i shitjeve të Diginex, një kompanie për këmbimin e pasurive digjitale, me qendër në Hong Kong.
“Rezervat e Dogecoin janë në thelb të palimituara, dhe të paqëndrueshme në afat të gjatë. Çështja është kush do shesë i pari dhe kush do mbetet në fund për të ngritur valixhet”.
Interesimi për monedhat kripto ka qenë vitet e fundit i madh dhe e ka rritur vlerën e të gjitha monedhave digjitale në më shumë se 2.3 trilion dollarë (1.9 trilion euro), mbështetur nga trilionë dollarët dhënë prej bankave dhe qeverive për të simuluar monedhat digjitale, dhe përkrahur nga shumë investitorëve institucionalë.
Ndërkohë që Bitcoin, monedha kripto e vlerësuar shumë më tepër se të tjerat, ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është mbledhur në sasi rekord, kanë qenë të ashtuquajturat monedha të vjetra digjitale si Ethereum dhe Dogecoin ato që kanë marrë kryesinë kohët e fundit.
Çfarë fshihet pas pupullaritetit në rritje të Dogecoinit?
Nuk ka shpjegim të lehtë për të kuptuar çmimin në rritje të Dogecoinit, i cili u krijua si shaka e improvizuar gjatë furisë së monedhave kripto të vitit 2013, dhe mori si logo qenin e racës Shiba Inu. Mbytja me para në dorë falë planeve simuluese të qeverisë, spekullimet e shoqëruara nga frika e humbjes së shansit, mbështetja e dhënë nga Musk dhe nga disa tifozë të thjeshtë online nxitur nga dashuria e mediave sociale për Doge meme, janë disa nga arsyet që fshihen pas ngjitjes në qiell të Dogecoinit, që ka parë vitet e kaluara rritje monetare prej 20.000 përqind.
“Mania për Dogecoinin filloi me tregtarët me pakicë që erdhën nga platformat e mediave sociale. Komuniteti i shitjeve me pakicë u bind se Dogecoin do arrijë të shkojë deri tek 1 dollari dhe për shumë prej tyre, parimet nuk kishin rëndësi”, i tha Deutsche Welle-s Edward Moya, analist tregu tek Oanda. “Mbështetja e dhënë nga njerëz të famshëm si Elon Musk dhe Mark Cuban, ofroi justifikimin e duhur për shumë investitorë dhe ndezi tek ta pasionin e ri”.
Gjatë një mbështetjeje të madhe për rritjen eksplozive të Dogecoinit, firma komerciale e Muskut, Space X filloi të pranonte pagesa për një mision satelitor në Hënë me monedha kripto. Misioni i financuar nga Dogecoin, i planifikuar për 2022, quhet “DOGE-1 Mission to the Moon,” misioni Doge-1 drejt Hënës.
Është Dogecoini Bitcoini i ardhshëm?
Kjo ka qenë një nga pyetjet më të shpeshta bërë muajt e fundit në Google lidhur me monedhën kripto. Dogecoini dhe Bitcoini janë dy egërsira të ndryshme, megjithëse edhe Dogecoin bazohet në të njëjtin kod software-i si Bitcoini.
Dogecoin ka mundësinë e krijimit të rezervave pa limit, gjë që do të thotë se ata që kërkojnë të mbeten investitorë të monedhës në një periudhë të gjatë kohe, do të duhet të shohin me kalimin e kohës rënien e vlerës së investimit të tyre. Nga ana tjetër Bitcoin, ka rezerva fikse prej 21 milionë njësish, gjë që e bën atë më të pakët në sasi, por me vlerë më të madhe kthimi — njësoj si floriri dhe diamantët të cilat kanë rezerva të limituara.
Ndërkohë që Dogecoin u krijua për të qenë monedhë kripto për “njerëzit e thjeshtë”, Bitcoini u krijua për tu kthyer në monedhë të decentralizuar digjitale, si alternativë për paratë Fiat që kontrollohen nga bankat dhe i paguajnë taksat qeverisë.
Shumë tifozë për vdekje të monedhave digjitale e shohin Dogecoinin dhe entuziazmin spekulativ për të si minim të qëllimit afatgjatë, për t’i marrë vendin kryesor monedhave kripto si Bitcoin dhe Ethereum. Ata thonë se imitimi i monedhave, memecoin, është vetëm një aset spekulativ, që mbulohet nga pak investitorë insitucionalë.
Megjithëse Dogecoin ka bërë rrugë të gjatë që nga fillimet satirike deri në kthimin në monedhën më popullore kripto të tipit peer to peer, nuk shihet që ai të jetë duke iu afruar qëllimit të minimit të dominancës së Bitcoinit. Vlera prej 70 bilionë dollarësh është shumë e vogël në krahasim me vlerën prej 1 trilioni të Bitcoinit.
“Dogecoin është kopësht kalamajsh në monedhat kripto. Ai u krijua për të bërë gallatë dhe tregon si funksionon monedha kripto,” i tha Deutsche Welle-s, Jeff Gallas, themeluesi i Fondacionit gjerman të Bitcoinit. “Pra, është një gjë e mirë të fillosh me të, për të edukuar veten me mënyrën e funksionimit të monedhave kripto dhe për të mos e marrë shumë seriozisht.”
A është Dogecoini investim i mirë?
Përgjigja që merret për këtë pyetje varet nga persioni të cilit ia drejton. Tifozët e Dogecoinit betohen për të duke e quajtur monedhën kripto të së ardhmes, kurse Musk e quan “krypton e popullit”. Përqindjet e ulëta që ka në transaksione dhe rezervat e mëdha e bëjnë Dogecoinin të përshtatshëm për t’u përdorur në rrjet si monedhë për blerjet online të përmbajtjeve si blogera dhe krijuesa të Reddit dhe YouTube. Me të është më e lehtë të minosh procesin e krijimit të bitcoineve të rinj nëpërmjet problemeve komplekse matematikore, gjë që do të thotë se transaksionet me Dogecoin mund të procedohen më shpejt se me Bitcoinin.
Njerëz të tjerë e shohin Dogecoinin si shumë spekulativ dhe me investime riskante, shumë më të mëdha se Bitcoin apo Ethereum. Pavarësisht nga mbështetja që i jep Musk, asnjë nga kompanitë e tij nuk ka investuar publikisht tek Dogecoin, sa ka investuar tek Bitcoin.
Edhe vetë Musk i ka kërkuar njerëzve të “investojnë me vetëdije”, duke thënë se nuk është gjë e mençur të investosh kursimet e jetës në monedhat kripto, të cilat duhen parë aktualisht si spekulative.
“Dogecoin nuk pritet të kthehet në monedhën e preferuar që do të përdoret nga Amerika e korporatave, por tani për tani interesi i tregtarëve me pakicë mund të bëjë që Dogecoini të pësojë të njëjtin fat si GameStop,” thotë Moya. “Vlerësimi i Dogecoinit nuk është i justifikueshëm, por mbështetja e tregtarëve me pakicë duket e paepur dhe mund ta mbajë çmimin e saj shumë më të lartë se vlerësimi i arsyeshëm”. /DW/