GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dogji të gjallë të moshuarën dhe nipin e saj, shqiptari tenton t’i shpëtojë eskstradimit, ja kërkesa e tij

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dogji të gjallë të moshuarën dhe nipin e saj, shqiptari tenton t’i shpëtojë eskstradimit, ja kërkesa e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

36-vjeçari shqiptar, Ledjon Brakaj i cili akuzohet për vrasjen makabre të pronares së një biznesi suvenerish dhe nipit të saj, në vitin 2015 nuk pranon të ekstradohet drejt Greqisë. Siç raportohet, avokatët e një shqiptari, i cili po përpiqet të mos ekstradohet në Greqi, për një vrasje të dyfishtë kanë kërkuar heqjen e një raporti të hartuar nga një ekspert grek i gjurmëve të gishtërinjve me arsyetimin se është përdorur një metodë e vjetër për të analizuar gjurmët.

36-vjeçari Ledjon Brakaj u arrestua në Maltë muajin e kaluar dhe u la në paraburgim pas një urdhër-arresti evropian në emër të tij nga autoritetet greke.

Raportet thonë se trupi i Irini Marmarino ishte gjetur i vdekur së bashku me atë të nipit të saj, Lambros Protonotarios, brenda shtëpisë së saj. Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin, me autopsinë që arriti në përfundimin se dy viktimat ishin rrahur aq egërsisht sa kishin pësuar fraktura dërrmuese në të gjithë trupin e tyre dhe se u ishte vënë flaka ndërkohë që ishin ende të gjallë.

Gjatë gjykimit, inspektorët e policisë Kurt Ryan Farrugia dhe Robinson Mifsud i thanë gjykatës se i akuzuari ishte kapur pasi u gjetën gjurmët e gishtave të tij që përputheshin me ato të dërguara nga autoritetet në Greqi, raporton Malta Today.

Por në një kërkesë të depozituar mëngjesin e sotëm nga avokatët Franco Debono, Marion Camilleri dhe Francesca Zarb, argumentohej se në akte nuk kishte asnjë dokumentacion që tregonte se si ishin marrë shenjat apo sa kohë më parë ishin marrë.

Sipas avokatëve raporti i ekspertit grek kishte deklaruar se gjurmët e burrit ishin klasifikuar duke përdorur Sistemin Henry, një teknikë e zhvilluar në 1896, një metodë kjo shumë e vjetër.

“Jo vetëm që sistemi është arkaik, por në raportin e ekspertit ai nuk tregon në asnjë mënyrë se si është bërë analiza krahasuese”, argumentuan avokatët.

Për këtë, mbrojtja kërkoi që gjykata të fshijë nga aktet e çështjes të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me marrjen dhe analizimin e gjurmëve të gishtave të Brakajt.

 

Lajme të lidhura

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë
Botë

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

22:16 - 27/08/26
Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga
Botë

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

16:58 - 27/08/26
Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje
Aktualitet

Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje

14:00 - 27/08/26
Para
Video/ Meta: Punë gjatë gjithë gushtit, që të kemi një vjeshtë ripërtëritëse për demokracinë

Rritja e çmimeve, Meta: Qytetarët në situatë të vështirë ekonomike e sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë
Aktualitet

Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë

10:24 - 28/08/26

Është gjetur trupi i pajetë i vajzës rreth 7 vjeç, e cila u mor nga rrjedha e lumit Drin teksa...

Lexo më shumë
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet

10:17 - 28/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

90 ditë protestë! Qytetarët shprehen se do ‘përshëndesin’ Ramën dhe ministrat me vezë para selisë socialiste

10:00 - 28/08/26
Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen dhe evakuohen banorët

Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen dhe evakuohen banorët

09:27 - 28/08/26
U futën për t’u larë! Rrjedha e Drinit merr 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet të jetë mbytur

U futën për t’u larë! Rrjedha e Drinit merr 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet të jetë mbytur

09:06 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com