GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Doktor, a e ke marrë vesh se Edi Rama është thirrur në SPAK? Përgjigja epike e Berishës

19:46 - 29/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e Verës bën bashkë Ramën dhe Berishën, festojnë në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, pasditen e sotme, duke iu drejtuar mbështetësve të tij që mblidhen poshtë apartamentit në atë që e kanë pagëzuar si “Rruga e Shpresës” ka lexuar mesazhet e qytetarëve digjitalë.

Në një prej mesazheve, Berisha pyetet nëse është në dijeni që Edi Rama është thirrur dy herë në SPAK, natën vonë. Në përgjigjen e tij, ish-Kryeministri me ironi u shpreh: “i dashur mik, mund të jetë thirrur Dumani te Edi Rama dy herë natën vonë, por kjo mund të jetë e vërteta”.

Mesazhet e qytetarit dixhital që lexoi Berisha

Të dashur miq, ju i dini marrëdhëniet e mia me qytetarin dixhital.

Këto kohë, kanë qenë më të kufizuara, por unë kam vendosur që çdo natë të lexoj disa mesazhe të tyre këtu para jush dhe t’u jap përgjigje.

Një qytetar dixhital pyet: Si shpjegohet që prej 6 muajsh, që kur është vendosur Taulant Droga ministri Brendshëm, nuk është kapur asnjë ngarkesë droge? A e ka droga frikë Taulantin, apo Taulanti e ka bërë për vete drogën?

Miku im, Taulant Droga u emërua pikërisht për drogën në atë detyrë, sepse Edi Ramës, i pangopur me miliardat që vjedh, i duhen edhe miliardat e drogës.
Prandaj edhe një ngarkesë që i diktua, erdhi, shkoi në destinacion, u shkarkua dhe pastaj u kthye me banane në Portin e Durrësit. Sa të jetë Taulanti, droga është më e sigurt se në çdo vend tjetër.

Një qytetar tjetër pyet: Një mik më thotë se Edi Rama nuk dorëzon kompjuterët për ekspertizë dhe hetim që i ka kërkuar FBI. Madje as nuk ka lejuar që t’i dorëzojë as Balluku, Gjiknuri dhe Agaçi.

I dashur mik, FBI ka tre vjet që ka nën kontroll çdo germë të çdo mjeti, të çdo aparature të Edi Ramës, në përputhje me urdhrin e Jurisë së Madhe, lëshuar prokurorisë së SHBA.Kështu që i dorëzon apo nuk i dorëzon kompjuterët, telefonat, emailet apo gjërat e tjera, asgjë nuk e shpëton Edi Ramën. Gjithçka është në dosjen e krimeve të tij.

Një i tretë pyet: Doktor, a e ke marrë vesh se Edi Rama është thirrur në SPAK të paktën dy herë natën vonë?
I dashur mik, mund të jetë thirrur Dumani te Edi Rama dy herë natën vonë, por kjo mund të jetë e vërteta.

Këto ishin mesazhet e qytetarit dixhital që zgjodha të lexoj para jush meqenëse është urdhëruar të mos komunikoj.

Natyrisht unë kam ndërgjegjen time dhe aty kam Kushtetutën më supreme, të cilës i bindem njëlloj si Zotit.

Edhe njëherë, ju përshëndes përzemërsisht, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, betejën e fitores, betejën e shpresës, betejën e dinjitetit.

Etiketa: berishaKryesore1mesazheRamaSpak

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Epidemiologu publikon studimin: Variantet e reja të Covid nuk rrisin rrezikun e infektimeve

Fruthi, Alimehmeti jep alarmin: Ja pse kemi terrenin për epidemi, kujdes...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com