GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dokument/ Shoqëritë publike po falimentojnë, KLSH: Denaj dhe Ibrahimaj kryen vepër penale

15:58 - 09/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Rreth 20 ndërmarrje publike që i administron qeveria “Rama” janë në prag falimenti për shkak të keqmenaxhimit.

Rreth 20 ndërmarrje publike që i administron qeveria “Rama” janë në prag falimenti për shkak të keqmenaxhimit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 20 ndërmarrje publike që i administron qeveria “Rama” janë në prag falimenti për shkak të keqmenaxhimit. Aq e paaftë dhe e korruptuar është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, sa po i çon sot në greminë me dhjetëra ndërmarrje shtetërore. Në një raport të publikuar së fundmi, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka treguar një sërë ndërmarrjesh që janë kthyer në gropë financiare. Në tabelën më poshtë janë renditur ndërmarrjet më problematike, ku Ministria e Financave ka deri në 100 % të aksioneve zotëruese.

 

Siç duket në të dhënat e mësipërme humbjet vjetore financiare të këtyre ndërmarrjeve fillojnë nga shifra 5 milionë lekë deri në 550 milionë lekë të reja. Ajo që bie në sy është se MFE ka në varësi ndërmarrje mjaft të rëndësishme si; OST, “Porti Detar” sha Vlorë, “Porti Detar” sha Sarandë, Porti Detar” sha Shëngjin, “Posta Shqiptare” sha Tiranë dhe shumë të tjerë. Pikërisht, këto ndërmarrje që kanë ndikim në sektorë mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, MFE e drejtuar asaj kohe nga Anila Denaj dhe aktualisht nga Delina Brahimaj, i ka lënë pas dore dhe i ka rrënuar.

Shkeljet e konstatuar

Nga auditimi mbi monitorimin dhe miratimin gjatë vitit 2021 të pasqyrave financiare që i përkasin vitit 2020 janë konstatuar vonesa në dorëzimin e pasqyrave financiare në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore. Kjo vjen për shkak të mungesës së kontrolleve nga ministria dhe kërkesës së llogarisë. Duket se ministrja në atë kohë ka qenë e zënë duke bërë pazar për audituesit.

“Me memon e datës 18.1.2021 struktura ka bërë propozimet sipas kritereve ligjore e që rezulton e konfirmuar praktika deri në nivel zv.Ministri (pa u miratuar nga Ministrja Anila Denaj), por nga asambleja ka dalë tjetër listë nominative për emërim audituesish. Caktimi i audituesve nuk është bërë sipas propozimeve të Strukturës. Miratimi i audituesve kontabël nga asambleja është bërë me vonesë dhe mbas mbylljes së inventarëve fizike të aseteve të shoqërive, e cila i pengon ata për të dhënë sigurinë e nevojshme për vlerën e këtyre aseteve. Nga verifikimi konstatohet se struktura ka propozuar në kohë referuar protokollit të shkresave. Kjo vonesë është e pajustifikuar nga struktura e lartë drejtuese në nivel Asambleje”, thuhet në raport.

Ndërmarrje që falimentojnë

Për të gjitha institucionet e sipërpërmendura është detyrim ligjor që, Ministri si përfaqësues i pronarit shtetëror në çdo mbledhje duhet të mbajë qëndrimin e tij, pavarësisht kuorumit dhe përqindjes së aksioneve apo kuotave që disponon shteti. Por, në rastin konkret përfaqësuesi i Ministrisë së Financave nuk ka qenë i pranishëm në të gjitha mbledhjet. Si pasojë dokumentet financiare kanë kaluar pa u kontrolluar, duke lënë pasoja në disa shoqëri.

“Ministria, jo në të gjitha rastet ka marrë pjesë e kjo justifikohet për arsye të vonesave në firmosjen e qëndrimeve dhe autorizimeve nga struktura e lartë drejtuese si në rastet në: Shoqëria “I. D” shpk Elbasan ku rezulton se, është thirrur mbledhja e Asamblesë në datën 23 Shtator 2021, dhe Qëndrimi iDelina Brahimaj ka dalë i firmosur në datën 29.9.2021. Gjithashtu nga shoqëria “F. A.” shpk Kavajë është thirrur mbledhja e Asamblesë 7 Shtator 2021, dhe Autorizimi dhe Qëndrimi i Ministrit ka dalë i firmosur në datën 15 Shtator 2021”, thuhet në dokument.

Ndërsa për rastin që lidhet me shoqërinë “M” sha Korçë,  regjistrohen 110 vonesa të pajustifikuar në vendimmarrje, që ka sjellë si rrjedhojë tejzgjatjen e kësaj problematike deri në nisjen e procesit gjyqësor për shpalljen e falimentit. Edhe ky rast është neglizhencë e MFE.

 

Abuzimi me programet ekonomike

Nga auditimi rezultoi se në disa raste miratimi i disa prej programeve të zhvillimit ekonomik është përtej afatit. Këto vonesa kanë ardhur kryesisht nga prononcimi me vonesë i ministrive të linjës si dhe parregullsitë apo mungesat në dokumentacionin. Sakaq, KLSH specifikon se kjo vonesë është e pajustifikuar nga struktura e lartë drejtuese e MFE në kundërshtim me detyrimet e Ligjit Nr. 9901, datë 14.4.2018 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” të ndryshuar, e të Ligjit Nr.25, datë 10.5.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.

Janë konstatuar një sërë vonesa e parregullsi në dokumentacion nga Ministritë e linjës në lidhje me miratimi i disa prej programeve të zhvillimit ekonomik të shoqërive tregtare me kapital shtetëror. Çka do të thotë se është abuzuar me programet ekonomike të planifikuara për këto ndërmarrje. Madje, KLSH  e cilëson këtë neglizhencë të MFE si hapje rrugë abuzimit.

 

Lexo edhe këtë: Dokumenti konfidencial/ KLSH nxjerr nga Thesari i Shtetit “sekretet” e tenderave të Lali Erit, 281 manipulime

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimAnila DenajDelina IbrahimajKLSHkryesore2mfeprogram ekonimik

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Facebook merr vendimin, largon nga puna 11 mijë njerëz

Facebook merr vendimin, largon nga puna 11 mijë njerëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com