GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokument/ Shuma që iu kalua Ilir Thanës nga “ujqërit” e Financave

15:33 - 12/01/23
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokument/ Shuma që iu kalua  Ilir Thanës nga “ujqërit” e Financave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

48,434,227.00 lekë të reja i kanë kaluar Ilir Thanës nga punonjësit e Ministrisë së Financave për kompensim të një prone, që në fakt ai nuk ishte pronar. Sipas dokumentit të më poshtëm regjistrimi për transaksionet e parave është bërë me 5 tetor të viti 2022 dhe tërheqja është bërë me datë 7 dhjetor 2022.

Këto para janë tërhequr nga shtetasi  Ilir Thana me vlerta kryesisht nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë çdo ditë.  Por, janë para që nuk i përkasin atij, por transaksionet janë bërë nga punonjësit e financave që sot procedohen për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj bashkë me drejtorin juridik të kësaj ministrie Fatmir Hoxhaj, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre. Të ndihmuar nga  përmbaruesi Alban Ruli. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë.

Sikur shohim nga tabela e siguruar nga  “Spendin Data” për transaksionet e thesarit. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 418 mijë euro. Ndërsa pjesa tjetër do t’i kalonte në emër të motrës së tij. Pasi kështu kishte kërkuar vetë Ilir Thana, për të mbuluar sadopak abuzimet.

Skema e vjedhjes

Kjo skemë abuzimi e ka zanafillën që në vitin 1992, kur Ilir Thana ka firmosur një  kontratë blerje me Drejtorinë e  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë. Konkretisht, i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industriale. Por, në vitin 1995 Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi. Dhe një vit më vonë Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë. Thana kërkoi rivlerësim,  por në vitin2000 Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë. Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë.

Por, pa marrë akoma shumën që iu caktua si shpërblim, Ilir Thana në vitin 2005, duke vepruar në shkelje të ligjit, shet ndërtesën. Ndërsa theksojmë këtu se ai nuk ishte më pronar ligjor.

Pra ai me ndihmën e Arlind Gjokutajt, Fatmir Hoxhajt dhe Alban Rulit mori para edhe me shitjen e kësaj prone. Ndërkohë vazhdonte të tërhiqte dëmshpërblimin nga shteti.  Por, Ministria e Financave njoftohet vetëm disa vjet më vonë për shitjen e pronës. Konkretisht në 21 qershor 2022 zbulohet skema e vjedhjes së punonjësve të saj.

Pavarësisht këtij, skandali u lejua që të vijojnë procedurat për dhënien e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.Dhe me 9 gusht 2022 përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro

Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti. Para që janë tërhequr të gjithë brenda dhjetorit. Fakt që e tregon dhe dokumenti i publikuar nga Gijotina.com.

Prokuroria thuhet në dosje ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë deri në 48.118.366 leke dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.

“Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur” thuhet në dosje.

 

Milionat që fluturojnë nga thesari

Të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë janë tashmë në pranga që nga dhjetori i viti 2022. Por,  Ministria e Financave rezulton të ketë çuar dëm miliona e miliona lekë për shkak të abuzimeve që bëhen në këtë institucion. Në tabelën më poshtë shohim se vetëm në 3 vitet e fundit janë marrë nga thesari i shteti 87,010,800.00 lekë të reja për  detyrime të prapambetura.

Gjithashtu miliona për kompensim të largimeve të padrejta nga puna, abuzim me detyrën dhe humbje të gjyqeve. Të dhënat tregojnë që këto milionë lekë mund të ishin kursyer nëse  punonjësit e qeverisë do të vepronin sipas ligjit dhe nuk do të kishte abuzime.

Lexo edhe: Gjokutaj e dinte se pagesa ishte bërë, por vazhdoi të merrte para

Etiketa: dokumentGjokutajilir thamnaKryesore1proneshoresa skenderajtransaksione

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Para
Statistikat “nxjerrin zbuluar” qeverinë Meloni, shtohen refugjatët

Statistikat “nxjerrin zbuluar” qeverinë Meloni, shtohen refugjatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com