GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokument/ Ja si qeveria neglizhoi thirrjet për urën e Bahçallëkut

12:49 - 21/11/22
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokument/ Ja si qeveria neglizhoi thirrjet për urën e Bahçallëkut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar të gjitha zonat. Si në çdo vit më problematike mbetet qyteti i Shkodrës. Prej vitesh Shkodra përmbytet sa herë që bie shi dhe deri më sot nuk është dhënë një zgjidhje nga qeveria. Kur në fakt ekspertët kanë thënë se mund të parandalohet përmbytja në këto përmasa. Pasditen e së dielës situata u përkeqësua dhe Bashkia Shkodër ka njoftuar se është shembur ura e Bahcallëkut.

Çka ka bërë që të pezullohet lëvizja në këtë aks dhe disa zona të izolohen plotësisht. Deri më tani e vetmja lëvizje nga shteti është telefonata që Presidenti, Bajram Begaj, ja bërë me Prefekten e Shkodrës, ku i ka kërkuar që strukturat të jenë në këmbë. Por tashmë gjëma e u bë. Ura u prish dhe situata në këtë zonë ka dalë jashtë kontrolli.

Tashmë asnjë lëvizje për evakuim dhe asnjë telefonatë nuk mund të kthejë mbrapsht dëmin dhe rrezikun e krijuar në këtë zonë. Ndërsa vlen të përmendet se Bashkia Shkodër e kishte paralajmëruar këtë situatë 5 vjet më parë.  Në 14 dhjetor 2017 deri tani, ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i kërkonte zyrtarisht me shkresë ministrisë së Mbrojtjes që të merrte masa për mbrojtjen e Urës së Bahçallëkut. Kanë kaluar plot 5 vjet dhe askush nuk e “ vuri ujin në zjarr”.  Si pasojë e ngelizhencës ura u shkatërrua nga rrjedha e fortë e Drinit.

Në kërkesën e dërguar, Voltana Ademi, kryetare e bashkisë së Shkodrës, i shkruante Ministrisë se ajo ishte ura më e vjetër që lidhte qytetin e Shkodrës me bregun jugor të lumit Drin. “Kjo urë ka lidhur historikisht qytetin (kështjellën) me lagjen jugore të Bahcallëkut, por edhe me zonën e Nënshkodrës, dhe me gjithë Shqipërinë poshtë lumit Drin”, shkruan Ademi në kërkesën zyrtare për mirëmbajtjen e urës.

Ura me pesë harqe prej guri, vazhdon dokumenti, u shemb gjatë një tërmeti në gjysmë e dytë të shekullit të XIX. U rikonstruktua totalisht, duke shembur harqet. E duke ruajtur bazamentet e këmbëve të urës dhe duke vendosur mbi ta trarë çeliku. Kjo ndërhyrje u bë në kuadër të një qëndrueshmërie më të lartë strukturale si dhe të përshtatjes së urës me nevojat e automjeteve për një qarkullim komod. Por, që nga viti 1997 nuk ka pasur përpjekje për riparimin apo mirëmbajtjen e saj. Tashmë ajo u shkatërrua plotësisht, duke lënë të izoluar zonën që lidhej përmes kësaj ure me qytetin.

Rreziku rritet

Ndërkohë,  sinoptiket shprehen se qarku i Shkodrës paraqitet më problematiku pasi ka përmbytje. Rrjedha e ujit ka marrë babanë me 2 fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe. Pjetër Rushaj me dy fëmijët po udhëtonin me mjet pranë Përroit të Thatë.  Ndërkohë Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për pezullimi në 16 shkolla në këtë qark.

Afro 1 mijë hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. 21 familje janë evakuuar. Disa fshatra pa drita, probleme në rrugët dytësore. Nga inertet është bllokuar rruga kryesore në Zues dhe lejohet lëvizja në një korsi. Përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati ku ka prezencë uji në 3 banesa.

Edhe në hyrje te qytetit të Shkodrës, te Harku i Bërdicës ka prezencë uji dhe aksi është i kalueshëm vetëm për mjete te tonazhit të lartë.  Në Theth bie bora e parë.

Lexo edhe: Moti i keq, apeli i kryebashkiakut Shkodër: Situata po përkeqësohet

Etiketa: bashkia shkodertkerkeseKryesore1lajmpermbytjerrezishkaterohetShkodërURA e bahcallekut

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Nuk u paraqitën familjarët, shtyhet seanca ndaj Çalamanit

Nuk u paraqitën familjarët, shtyhet seanca ndaj Çalamanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com