GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dokument/ Veliaj mbush Piramidën me para, Shkëlqim Fusha përfiton edhe 2 milionë euro të tjera

12:31 - 13/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokument/ Veliaj mbush Piramidën me para, Shkëlqim Fusha përfiton edhe 2 milionë euro të tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas denoncimeve të shumta dhe skandaleve të përfshira, kryebashkiaku Erion Veliaj e kishte lënë “nën hije” kompaninë “Fusha shpk”, por tashmë e ka rikthyer atë dhe po ja mbush arkën me para. Veliaj po tregon se nuk i ndahet punimeve për te Piramida, për të cilën me muaj me radhë i ka bërë reklamë. Dhe në fakt përveç se miliona eurove të çuara dëm nuk po shohim ende asgjë nga ky plan. E vetmja gjë që bie në sy është se ndërtimet janë marrë përsipër nga dy kompani oligarkësh, konkretisht  Fusha” dhe “Edil-Al”, që njihen tashmë si dy kompanitë e privilegjuara të Veliajt.

Por, me sa duket dy oligarkët nuk janë mjaftuar me vlerën prej 1.7 miliardë lekësh të përcaktuar në fillim të projektit dhe tashmë, si në shumë raste të tjera, po kërkojnë vazhdimisht shtesa. Këtë herë “Lali Eri” ka zgjidhur qesen dhe ka vendosur të shtojë në buxhetin e Fushës dhe “Edil-Al” me plot 2 milionë euro. Kështu Në 29 gusht të këtij viti, bashkia Tiranë ka shpallur procedurën tenderuese me objekt “shtesë kontrate për rijetësimin e Piramidës, Tiranë”, me vlerë 230 milionë lekë të reja pa TVSH.

Ashtu sikur thuhet edhe në kontratën për këtë projekt, për transformimin e piramidës do të përdoren të ardhurat nga Bashkia e Tiranës, fond i vënë në dispozicion nga buxheti në dispozicion të Ministrisë së Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për projektin “Rijetësimi i Piramidës”.

Në çdo dalje Veliaj flet për qendrat teknologjike që do të zhvillohen në këtë projekt, por asnjëherë për shpenzimet që shkojnë për të, madje edhe kompanive që iu dha tenderin është mundur t’i mbajë të fshehura. Por nga publikimet në media pikërisht përzgjedhja e këtyre kompanive ka hapur debat, duke i paraprirë asaj që ndodhi tani, shtimin e fondeve gjatë zhvillimit të projektit.

Kompania Fusha shpk është tashmë e njohur për shtesat që kërkon gjatë zhvillimit të kontratës për çdo projekt që merr përsipër. Duke përmendur më të fundit objektin “Veliera” në Durrës, i cili gjithashtu është një projekt i cili prej 7 vitesh zvarritet ndërkohë fondet nga 6 milionë euro të përcaktuara në fillim, tashmë kanë shkuar 10 milionë euro. Faktet e mësipërme tregojnë se deri në përfundim të punimeve te piramida për të ndërtuar qendrën “Tumo” fondi do të jetë fryrë. Sigurisht, ky fond që do të shtohet, do t’u hiqet shërbimeve për qytetarët. Kjo  “ligjërohet” pikën e kontratës të cituar më poshtë.

Shkelet ligji i prokurimeve

Kjo kontratë për shtimin e fondit është tërësisht në shkelje të ligjit. Në këtë konkluzion ka dalë Open Data Albania e cila e ka klasifikuar këtë projekt në listën e tenderëve me “Red Flag”. Në dokumentin e publikuar thuhet se ky tender është dhënë përmes procedurave me negocim, të cilën për këtë rast, ligji i ndryshuar i prokurimeve nuk e lejon. Madje, vetëm pak muaj më parë ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një konferencë për mediat ka deklaruar se do të ndalohen në mënyrë kategorike procedurat me negocim. Këto lloj kontratash zhvillohen pa garë dhe abuzohet me fondin limit, duke cenuar kështu të dhënat e projektit fillestar.

Me këto shtesa pa kriter dhe në një kohë që fondet e bashkisë mund të investoheshin për qytetarët, institucionet përgjegjëse duhet të hetojnë dhe marrin masa. Ndërsa nuk mund të kalohet gjithashtu pa u vënë re, rikthimi në skemë i kompanisë Fusha nga Erion Veliaj, ku duket se kryebashkiaku i ka mbetur “borxh” Shkëlqim Fushës dhe tashmë po ja shpërblen me afera korruptive në procedurat tenderuese.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErion Veliajkryesore2piramidaShkelqim Fushatendertender pa gare

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
VKM-ja publikohet në fletoren zyrtare, ja si do sekuestrohen katet pa leje të kullave

VKM-ja publikohet në fletoren zyrtare, ja si do sekuestrohen katet pa leje të kullave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com