GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dokumentari i stacionit televiziv britanik të lajmeve Sky News për dominimin e tregut të importit dhe shitjes së kokainës nga mafia shqiptare është, argumentueshëm, dokumentari më profesional dhe më i balancuar i prodhuar ndër vite për mënyrën se si operon dhe përhapjen e krimit të organizuar shqiptar në Londër dhe në mbarë ishullin, praktikisht!

Përmes hetimit të specializuar të gazetarëve të kamufluar të Sky News, mësohet historiku i dominimit të tregut të kokainës në Britani, përmes një prej lordëve shqiptarë, si Franc Çopja, i cili në perandorinë e vet në Evropë dhe më gjerë kishte si vendin më të preferuar Britaninë dhe Londrën, ku ka jetuar disa vite, në zonën e Tottenhamit, në verilindje të metropolit!

Dokumentari dëshmon se sa joshës dhe fitimprurës është biznesi i importimit dhe shpërndarjes së kokainës, ku shumat për një shpërndarës të thjeshtë shkojnë në 280 sterlina në ditë ose rreth 143 mijë në vit! Një telefon i linjave të shpërndarjes, me databazën e klientëve, shkon deri në 300 mijë sterlina, nëse shitet ose del nga biznesi i shpërndarjes së drogës përmes linjave të telefonave celularë!

Në këtë dokumentar të Sky News britanik theksohet modeli i biznesit të kësaj tregtie, ku shqiptarët kanë shmangur personat ndërmjetës dhe kanë vendosur kontakte direkt me prodhuesit dhe importuesit nga Amerika Latine, ku grupet kriminale shqiptare, edhe pse nga një vend i vogël, janë shndërruar në lojtarë të rëndësishëm të trafikut të kokainës në shkallë globale!

Sipas dokumentarit investigativ dhe deklaratave të specialistëve britanikë të ligjzbatimit, theksohet gjenialiteti kriminogjen i shqiptarëve në këtë biznes kriminal dhe aftësia e tyre për të shfrytëzuar teknologjinë më të fundit, duke e bërë porosinë dhe shpërndarjen e kokainës tek klientët britanikë njësoj si porosia e një pice online ose me telefon!

Cilësia e pastër dhe sasia e kokainës së sjellë nga shqiptarët në ishull është një tjetër aspekt i modelit të biznesit të aplikuar, i ndërthurur edhe me vrazhdësinë dhe ndëshkueshmërinë ekstreme në rastet e prishjes së biznesit dhe pazareve të drogës nga rivalët e tjerë shqiptarë ose jo.

Ky dokumentar i Sky News anashkalon, në fakt, realitetin e ekzistencës së një tregu të madh përdoruesish britanikë të kësaj droge në veçanti dhe të drogave të tjera në përgjithësi, treg që shqiptarët e gjetën në ishull dhe e bënë të tyren si pjesë të ekuacionit kriminal.

Grupet shqiptare të kokainës, konkludohet në dokumentar, do të vazhdojnë të jenë për një kohë të gjatë në ishull, pavarësisht luftës së madhe nga autoritetet ligjzbatuese britanike, për shkak edhe të përshtatjes së vazhdueshme të këtyre grupeve kriminale, të cilat zakonisht janë disa hapa përpara dhe tejet prolifike në mënyrën se si e kryejnë aktivitetin e tyre kriminal!

Edhe pse gazetari i Sky News ishte i kujdesshëm në bërjen e dallimit mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm që punojnë e paguajnë taksat në ishull, ndryshe nga një numër i panjohur shqiptarësh që merren me importimin dhe shpërndarjen e drogës në Britani, titulli i dokumentarit investigativ, “The Drug Lords Next Door”, ose “Bosët e drogës, komshi me ju”, pashmangshmërisht, edhe pse ndoshta jo qëllimisht, bën që çdo shqiptar mes komshinjve anglezë të shihet me skepticizëm, edhe pse mund të jetë më i ndershëm edhe se britanikët!

Ky dokumentar mbetet të shihet se sa do të ndikojë edhe në audiencën britanike, ku shumë syresh po vizitojnë në numra të lartë Shqipërinë dhe mbeten të impresionuar për mirë, edhe përkundër narrativës antishqiptare ndër vite, edhe për shkak të antiheronjve jo të heshtur të krimit shqiptar në Britani!

gijotina.com/

Etiketa: Franc ÇopjaKryesore1trafiku i kokaines ne Angli

Lajme të lidhura

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi
Aktualitet

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta
Breaking Views

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta

22:11 - 13/11/26
Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”
Aktualitet

Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”

21:45 - 13/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26

Dokumentari i stacionit televiziv britanik të lajmeve Sky News për dominimin e tregut të importit dhe shitjes së kokainës nga...

Lexo më shumë
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta

22:11 - 13/11/26
Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”

Ramadan Zoto qëlloi dy të rinjtë, çfarë fshihet pas mesazhit “Tani i Ruzhdiut…”

21:45 - 13/11/26
Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

21:20 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com