GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokumentat/ Milionat që Ajola Xoxa mori nga qeveria me ”Harabelin”

13:19 - 15/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ajola-H”, skemë evazioni fiskal apo pastrim parash?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa javësh, është zbuluar një tjetër skemë në hije, skemën “Ajola-H”, ku duket qartë lidhja e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, edhe me kompaninë e inceneratorëve, duke përdorur rolin si kuratore.

Ajola Xoxa, e diplomuar për juridik (e dyshimtë kjo) është themeluese e kompanisë “Harabel”, e cila ka promovuar vepra arti të financuara nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

Në dokumentet e publikuara, ndër të tjera është edhe një kontratë e lidhur për promovimin e një tjetër artisti kontemporan, Sislej Xhafa, i cili ka përdorur për promovimin e vet “Harabel”-in e Ajolës.

Fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës janë vënë në dispozicion të “Harabel”-it nga as më pak e as më shumë sesa nga “Integrated Energy”.

Ajola Xoxa për “Harabel”-in e saj, i cili ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në zonën e ish-Bllokut, nuk paguan as qira dhe asnjë lloj financimi.

Bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës është paguar edhe nga qeveria, konkretisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në të dhënat e “Open Spending Albania”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i kanë kryer qendrës “Harabel” të Xoxës, për periudhën nga qershor i 2021 deri në dhjetor të 2023, 7 pagesa, me një vlerë totale prej 2,790,000.00 lekësh.

Pagesat:

–Më 15 qershor të 2021,  Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën “Harabel” për projektin Zabel, ekspozita Ndëkombëtare e Arteve 480,000 lekë.

-Më 7 dhjetor të 2021, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën “Harabel” për projektin Zabel, ekspozita Ndëkombëtare e Arteve 320,000 lekë.

-Më 17 qershor të 2022, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën “Harabel” për projektin e Digjitalizimit të Artit Bashkëkohor 600,000 lekë.

–Më 16 nëntor të 2022, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paguar Qendrën “Harabel” për projektin “Nga antikiteti në Artin Bashëkohor”, 350,000 lekë.

-Më 24 janar të 2023 Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën “Harabel” për projektin e “Digjitalizimit të Artit Bashkëkohor”, 400,000 lekë.

-Më 25 maj të 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paguar Qendrën “Harabel” si parafinancim projektin “Nga Antikiteti në artin Bashkëkohor 192,000 lekë.

-Më 7 dhjetor të 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paguar Qendrën “Harabel” për projektin “Antikiteti, arti në Shqipëri”, 448,000 lekë.

Me këto fatura vërtetohet që Ajola Xoxa ka financime edhe nga qeveria për aktivitete të ndryshme që ka kryer qendra e saj.

/CNA.AL/

Etiketa: Ajola XoxaErion VeliajHarabelKryesore1

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Familja e policit të vrarë, i japin forcë njëri tjetrit! Nusja mbetet e ve një muaj pas martesës/ VIDEO

Familja e policit të vrarë, i japin forcë njëri tjetrit! Nusja mbetet e ve një muaj pas martesës/ VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron...

Lexo më shumë
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com