GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Bashkinë Sarandë ndërtohen zyra, ndërkohë që projektet publike mbeten zvarrë pa u përfunduar. Këto ditë u prezantua projekti i parkingu publik, kur duhet të kishin mbaruar 4 të tillë, sipas premtimeve.

Ndërtimi i terminalit për autobusët urbanë në hyrje të Sarandës rezulton i papërfunduar, edhe pse afati ishte 14 muaj nga nisja e punimeve. Pas 24 muajsh, objekti nuk është dorëzuar plotësisht funksional.

Rrugët në “Gjashtë” janë shqepur dhe nuk dihet kur do të mbyllen. Ndërsa rehabilitimi i segmeteve të brendshme në qytet është kthyer në një gropë të zezë që merr paratë e dhjetëra tenderave, herë për pllaka e beton dhe herë për asfalt.

 

Kështu ndodh, kur kryetari Oltion Çaçi dhe nënkryetari Florjan Sali bëjnë tender për zyra në mes të këtyre punëve.

Zyrat dhe magazinat, kjo bashki nuk i ka domosdoshmëri, por qëllimin e vërtetë do ta shohim më poshtë.

Në muajin mars 2026, Bashkia Sarandë ka shpallur një procedurë të re prokurimi publik për ndërtimin e një zyre dhe magazine në shërbim të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në zonën e Volloderit.

Sipas dokumenteve, projekti ka si objekt ndërtimin e një strukture të re administrative dhe magazinuese për Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike.

Fondi limit i parashikuar për këtë investim është 394 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Duke përfshirë TVSH-në 20%, vlera totale e projektit shkon në 473 milionë lekë.

Tenderi është zhvilluar me shkelje të rregullave të prokurimit publik. Open Data Albania e ka shënuar me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit.

Ajo që ka ndodhur në këtë tender është tallje me paratë e taksapaguesve, por edhe me bizneset pjesëmarrëse.

Fituesi dyshohet se është i paracaktuar. Kështu nga shtatë operatorë ekonomikë që merrnin pjesë, 6 janë skualifikuar menjëherë.

Praktikisht tenderi ëstë zhvilluar me një ojesëmarrës, firmën fituese “TEA-D” shpk, me pronar Dintar Thanasin.

Pa u kujdesur të kursejë buxhetin, komisioni i vlerësimit i emëruar nga Oltion Çaçi, ia ka dhënë tenderin Thanasit megjithëse kishte ofertën më të lartë.

Kështu, bashkimi i operatorëve “O.B.KONSTRUKSION ” SHPK & ”ALBA KONSTRUKSION” SHPK kanë propozuar ta bëjnë këtë punë me 320 milionë lekë.

Po ashtu, “ EURONDERTIMI 2000 ” SHPK ka prezantuar ofertën 352 milionë lekë. Ndërsa “ DRINI-1” SHPK ka një ofertë akoma më ekonomike, 312 milionë lekë.

Në nivel të përfafërt është kompania “AL – STEEL CONSTRUCTION 01” SHPK që ka ofruar t’i ndërtojë zyrat me 327 milionë lekë.

Megjithatë është zbatuar porosia nga lart. Më 11 maj 2026, është shpallur fitues operatori “TEA-D” shpk me ofertën e lartë  370 milionë lekë pa TVSH. Për komisionin nuk janë asgjë 60 milionë lekë më tepër, se janë paratë e taksapaguesve! Procedurës fiktive ia vë qershinë mbi tortë një nga operatorët pjesëmarrës, që ka bërë ofertë me vlerë 0 (zero) lekë pa TVSH.

Po si ia gjeti anën Dintar Thanasi kryebashkiakut Oltion Çaçi dhe nënkryetarit Florjan Salli? Thanasi është një “ujk i regjur” nëpër pazaret e fshehta me tenderat. Emri i kompanisë së tij është lakuar në SPAK për tenderat e dyshimtë të pëfituar nga bashkia Gjirokastër, kur në drejtim ishte Zamira Rami.

Por, vulën zyrtare, veprimet e Dintar Thanasit e kanë marrë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Autoriteti i Konkurrencës.

Më 7 mars 2018, Autoriteti i Konkurrencës, në një rast të rrallë, kur ky institucion merret me tenderat, ka zbuluar një pakt të fshehtë të Dintar Thanasit.

Komisioni i drejtuar nga kryetarja Juliana Latifi, kishte marrë një kërkesë nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP), më datë 26 dhjetor 2017, lidhur me shqyrtimin e “marrëveshjes në oferta” në prokurimin publik elektronik me objekt “Riparime të zyrave të objektit Njësia Administrative Lukovë”, Bashkia Himarë.

APP bazohej në raportin e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për këtë tender. KLSH dyshonte se  kishte shkelje të nenit 4 (marrëveshja në oferta) sipas Ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

Komisioni në vijim nisi një hetim paraprak, ku grumbulloi provat në Bashkinë Himarë dhe në KLSH.

Në këtë tender, fitues ishte shpallur subjekti “A.E.K & Co” SHPK me ofertë sa 99.79% të fondit limit.

Operatori i dytë ekonomik pjesëmarrës në tender, ishte ndërmarrja “Tea-D” SHPK. Nga hetimi rezulton se të dy operatorët kanë ngarkuar të njëjtin dokument në sistemin elektronik të prokurimit. Bëhet fjalë për shkresën “Vërtetim Debie –për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike”, të lëshuar nga Drejtoria Rajonale Gjirokastër e OSHEE. Kjo shkresë ishte tërhequr nga “Tea-D” SHPK më datë 6 gusht 2015.

Po ashtu, referuar preventivave të depozituara nga të dy operatorët ekonomik, “Tea-D” SHPK dhe “A.E.K & CO” SHPK, rezulton se janë pothuajse identike dhe kanë ndryshime të disa zërave me një shtesë uniforme 10 lekë tek disa kategori punimesh.

“Nga vlerësimi i kërkesës së APP, materialit të KLSH-së dhe dokumenteve të depozituara nga “Tea-D” SHPK dhe “A.E.K & CO” SHPK, në tenderin  me objekt “Riparime të zyrave të objektit Njësia Administrative Lukovë”, vlerësojmë se mund të jemi përpara një marrëveshje të ndaluar në oferta midis këtyre 2 kompanive”, nënvizohet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Në këto kushte, AK vendosi hapjen e hetimit të thelluar ndaj kompanisë së Dintar Thanasit dhe firmës tjetër.

Dy vjet më vonë, KLSH do të lint detyrë në Bashkinë Himarë, që kompania Tea-D shpk të kthente në arkën e shtetit një sasi lekësh të marra për punë të pakryera.

Dhe sa më shumë mashtrime dhe zhvatje kryheshin nga kjo kompani, aq më lart është ngjitur Thanasi në hierarkinë e përfitimit të fondeve publike.

Duke qenë se ka përvojë në mashtrimet me tenderat e zyrave, iu dha edhe ndërtimi i këtij filiali nga Oltion Çaçi. Si gjithmonë, me “Flamur” korrupsioni!

gijotina.com/

Etiketa: Dintar ThanasiOltion Çaçitender

Lajme të lidhura

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht
Aktualitet

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht

21:01 - 20/05/26
Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve
Breaking Views

Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve

20:49 - 20/05/26
Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore
Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore

20:42 - 20/05/26
Para
Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore

Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht
Aktualitet

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht

21:01 - 20/05/26

Fati i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ishte pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” që ishte nisur drejt Gazës për...

Lexo më shumë
Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve

Qeveria zgjeron fushën ku SHISH mund të mbledhë informacion, ndryshon pagën e drejtuesve

20:49 - 20/05/26
Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore

Aksident me pasojë vdekjen në Librazhd, viktimë një këmbësore

20:42 - 20/05/26
Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë

Saranda pret rrugët, Oltion Çaçi ndërton zyra/ Pakti i fshehtë i Dintar Thanasit dhe tenderi 473 MLN lekë

20:26 - 20/05/26
Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës

Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës

19:54 - 20/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com