GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 2.2 miliardë lekë i janë dhënë me tender të dyshimtë biznesmenit të njohur të naftës dhe gazit, Isuf Berberi. Fondi është nga QSUNT për blerjen e medikamentit të një sëmundjeje të rrallë.

Sëmundja e Gaucher është gjendje gjenetike e rrallë, ku trupi nuk mund të shpërbëjë një lloj të veçantë yndyre të quajtur glukocerozid. Kjo ndodh sepse mungon ose ka shumë pak nga një enzimë e rëndësishme e quajtur glukocerozidaza.

Kur kjo enzimë nuk funksionon siç duhet, substancat yndyrore grumbullohen veçanërisht në shpretkë, mëlçi, mushkëri, palcë kockore dhe nganjëherë në tru. Këto qeliza, të quajtura “Gaucher”, mund të shkaktojnë simptoma të ndryshme në varësi të vendit ku grumbullohen dhe sasisë.

Qasja kryesore e trajtimit është terapia e zëvendësimit, e cila i jep trupit enzimën që i mungon.

Sipas statistikave, në Shqipëri cdo vit janë 16 pacientë që trajtohen në pediatri. Vetëm një në 100 mijë njerëz mund të preket nga kjo sëmundje. Mbajtja e këtij tenderi është lajm i mirë, pasi shpesh këto familje e blejnë këtë bar në farmacitë private kus cmimi arrin në 200 dollarë për një shishe.

Megjithatë, sëmundja është shfrytëzuar për të sajuar një tender pa garë, që nuk ka arsye të jetë i tillë. Bari për trajtimin e Gaucher prodhohet në shumë shtete dhe nuk ka pse tenderi të zhvillohet me një pjesëmarrës.

Kështu ka ndodhur në prokurimin e organizuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për llogari të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT). Më konkretisht, kontrata ka si objekt “Blerje bari imiglucerase alfa, powder for solution for intravenous infusion (pluhur për tretësirë infuzion intravenoz) 400 ui me afat 24 mujor për nevoja të QSUNT.”

Fondi Limit i caktuar për këtë blerje është 217.8 milionë lekë të reja pa përfshirë TVSH.

Tenderi ka merituar “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit, sipas vlerësimit të Open Data Albania.

Duhet të fitonte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, por në këtë tender jepen 2.2 miliardë lekë në procedurë me një pjesëmarrës.

Fituesi duket se ka qenë i paracaktuar. “FUFARMA” SH.A. me pronar Isuf Berberin është ftuar më 20 mars 2026 të vazhdojë procedurat e lidhjes së kontratës.

Ironia është se në këtë tender diferenca e ofertës së Berberit me fondin limit është vetëm 39 lekë. Arroganca që fshihet pas kësaj oferte nuk ka lidhje as me tregun (medikamenti gjendet në cmime nga më të ndryshmet) as me mungesën e operatorëve. Korrupsioni që zotëron në tenderat e Shëndetësisë i ka kthyer në normalitet këto rezultate.

Isuf Berberi është biznesmen hidrokarburesh që privatizoi depon shtetërore të barnave FUFARMA. Kështu pika nevralgjike e furnizimit të spitaleve i kaloi biznesmenit që kishte famë të keqe për mashtrime. Në vitin 2020, Isuf Berberi u akuzua nga prokuroria se mashtroi për investimet në puset e naftës.

Berberi, drejtues i kompanisë së naftës “Phoenix Petrolium”, akuzohej për ‘mashtrim me pasoja të rënda’. Mësohet se Berberi kishte marrë më herët në mungesë masën ‘arrest në burg’. Gjykata do të ngarkonte Prokurorinë që të ekzekutonte vendimin në fjalë.

Asaj kohe firma e tij “Phoenix Petroleum”, ishte në qendër të skandalit financiar. Nga hetimet e prokurorisë, pas kallëzimit të bërë nga drejtori i “Albpetrol”, rezulton se kjo shoqëri me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin, kishte marrëveshje për shfrytëzimin e puseve të naftës me qeverinë shqiptare dhe ecuria e saj mbikëqyrej nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore (AKBN).

Më datë 16 gusht 2013, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.699, u miratua marrëveshja hidrokarbure ndërmjet Albpetrol Sh.a. dhe Phoenix Petroleum Gas Sh.a., për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet e naftës Amonicë, Drashovicë e Pekisht – Murriz si dhe në vendburimet e gazit Panaja, Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj-Kryevidh dhe Finiq-Karnë.

Phoenix Petroleum Gas dhe kompania shtetërore Albpetrol sh.a. kanë negociuar dhe lidhur me një marrëveshje mbi termat dhe kushtet e zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve dhe gazit në 5 fusha rezervash në jug të Shqipërisë. Nga te gjitha këto fusha nafte rezervat gjeologjike janë vlerësuar nga ish- Instituti Shqiptar i Hidrokarbureve në një total prej 6.3 milion ton naftë, nga të cilat ishte shfrytëzuar vetëm 12.5% e tyre. Për të shfrytëzuar këto depozita në total ishin shpuar 150 puse vlerësimi dhe prodhimi. Për momentin, këto fusha nafte ishin në stadin e avancuar të shfrytëzimit. Berberi u afrua të investonte teknologji moderne, por në vend të saj bëri vetëm mashtrime me fatura.

Më datë 10 maj 2016, të drejtat për zhvillim dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimimet e naftës Pekisht-Murriz, Finiq-Kranë u transferuan tek FIN PEK PETROLEUM sh.a.

Sipas kontratës, kompania kishte detyrimin për të bërë investime në puset e naftës, të cilat nuk i kishte realizuar.

Megjithatë, kjo kompani paraqiste pranë Agjencisë 8 fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i kishte përfituar nga kompania amerikane “Black Swan Energy Service”. Falsiteti i këtyre faturave – thuhet në dosjen hetimore, është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 milion dollarë.

Ndaj Beberit rëndonin dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda, fshehje e të ardhurave. Edhe për zyrtarët e Agjencisë ishte ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, ndërsa për tatimorët, ajo e moskryerjes së detyrave nga organet tatimore.

Berberi ishte pjesë e zyrtarëve të akuzuar për abuzim dhe shpërdorim detyre, por më vonë e shpëtoi Gjykata e Apelit në 2020, që i hoqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai dyshohet se u favorizua për të marrë para nga shteti nga ish-drejtori i OST-së, Klodian Gradeci, i cili ka qenë njëherësh dhe kreu i hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Berberi mashtronte dhe nuk kryente investime në puset e naftës, ashtu siç e kërkonte marrëveshja.

Isuf Berberi dhe Klodian Gradeci nuk u paraqitën asnjëherë në Gjykatë, ndonëse ishin shpallur në kërkim, ndërsa kishte dyshime se ata mund të ishin njoftuar më herët për atë që mund t’i priste, pas hetimeve që kishin nisur prej vitit 2016 dhe u fshehën.

Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cilësohen si kryesorët në këtë çështje, ku në total rezultonin 1.3 milionë dollarë fatura të falsifikuara dhe dëmi llogaritej diku tek 600 mijë dollarë. Mësohet se ka qenë firma PHOENIX PETROLEUM GAS, me pronar Berberin që akuzohej se kishte falsifikuar fatura të një firme tjetër. Drejtori u detyrua të jepte dorëheqje pas skandalit, ndërsa Berberi vazhdon të përfitojë tendera korruptiv.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Isuf Berberitenderi

Lajme të lidhura

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias
Sport

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
Para
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26

Tensionet dhe vendosmëria e qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë po vijnë në rritje. Një protestues që u prezantua si pjesë...

Lexo më shumë
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis