GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Garda e drejtuar nga Simon Zereci, po i kushton buxhetit të shtetit si të ishte Garda Kombëtare e ndonjë shteti amerikan. Duke shfrytëzuar ligjin për prokurimet në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë, drejtuesi i ri dhe i pangopur po bën tendera të fshehtë, edhe për lyerjen me bojë të godinave të Gardës apo për të blerë goma e sende që nuk përbëjnë kurrfarë sekreti.

Zereci pasi u u ul në kolltukun e drejtorit (me urdhër dhe pa konkurs) vendosi lidhjet me persona të regjur dhe të “trajnuar” në epokën e Erion Veliajt, në aferat e “Rilindjes”.

 

Tenderi i parë, i zhvilluar vitin e kaluar, ishte për t’i bërë qefin udhëheqjes. Porositi një Benz të blinduar, më të shtrenjtin që është blerë në Shqipëri. Tenderi “sekret” 600 MLN lekë për sigurinë e Kryeministrit i shkoi oligarkut të sigurimeve, Avni Ponarit.

Por tenderi i bojatisjes, i zhvilluar së fundmi, është më bajati. Një kontratë me fond limit 688 milionë lekë pa TVSH ose 710,524 Euro pa TVSH.

Objekti i kontratës është “Shpenzime për mirëmbajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë që ndodhen në zonën e sigurisë”. Bëhet fjalë për bojatisjen dhe shërbime të tjera mirëmbjajtje të godinave të Gardës.

Ky është një tender plotësisht fiktiv. Numri i ofertave të dorëzuara, sipas dokumenteve është dy, por njëra paska qenë “e parregullt”. Sic, mësojmë tenderi ka nisur në 24 dhjetor 2025, vlerësimi është bërë në shkurt 2026, kontrata është njoftuar më 18 maj 2026.

Në fazën e parakualifikimit, përvec Gentian Horietit ka marrë pjesë edhe firma INA shpk. Kjo e fundit rezulton të mos ketë dorëzuar dokumente, por thjesht pjesëmarrëse sa per plotesim numri.

Nga ana tjetër, përse duhet të aplikohen rregullat e prokurimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes për tenderin e bojatisjes? Vetëm për të shmangur garën, sepse asnjë sekret nuk rrezikohet. Këtë e vërteton edhe ky paragraf brenda dokumenteve standarde të këtij tenderi.

Në kriteret e tenderit, sipas këtij dokumenti që ne e disponojmë, nuk aplikohet “Përputhshmëria për sigurinë e Informacionit të Klasifikuar”.

Në fakt, fituesi ka qenë i paracaktuar. Njeriu i tenderit “sekret” të bojërave është Gentian Horieti. Nuk është kompani, por “person fizik” që paguan vetëm 970 mijë lekë kontribute të sigurimeve në vit.

Sipas bilancit vjetor të vitit të fundit, kjo do të thotë se Horieti, në rastin më të mirë, paguan sigurimet për veten, dy shoferët dhe një punonjës me pagë mesatare.

 

Dhe ky person fizik përfiton tenderin e Gardës së Republikës me Fond Limit mbi 710 mijë Euro.

Për më tepër, na rezulton se Gentian Horieti i ka duart të zëna me një kontratë tjetër, në Bashkinë e Fierit.

Kryebashkiaku Armando Subashi i ka bërë dhuratë Gentian Horietit tenderin “Blerje materiale për mirëmbajtje objektesh si shkolla, kopshte, çerdhe”, me fond limit 318 milionë lekë. Horieti është shpallur fitues më 29 prill 2026, vetëm dy javë para marrëveshjes me Simon Zerefin. Tenderi, sipas Open Data Albania, ka merituar “Flamur të kuq” të riskut të korrupsionit.

Ndërkaq, Drejtor Zereci nuk përmbahet. Cdo gjë që duhet në Gardë e blen me tender “Sekret”.

Ndërsa në tenderin tjetër me objekt “Blerje pjesë këmbimi & aksesorë për grupet e shoqërimit që kërkojnë elementë sigurie”, situata është më flagrante në shkeje të ligjit.

Sipas dokumenteve, më 29 janar 2026, në parakualifikim kanë marrë pjesë komanitë “Vellezerit Agalliu 20” sha dhe “AEE SERVICE” shpk.

Në këtë fazë u kualifikuan të dyja kompanitë. Por c’ka ndodhur?  Në fazën e dytë, sipas komisionit të vlerësimit, “u konstatua se operatori ekonomik “Vellezerit Agalliu 20” sha nuk u paraqit me datë 17.04.2026, ora 09.00, për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar”.

Pra, operatori është tërhequr dhe Simon Zerefi ka vazhduar me nje pjesëmarrës tenderin 745 milionë lekë! E drejtë do të ishte të anulohej tenderi dhe të bëhej sërish. Por drejtor Simon Zereci paska alergji nga “konkurrenca”. Në këtë mënyrë u favorizua biznesmeni Thoma Profka.

Rendja e Zerecit nëpër tendera lidhet edhe me mbështjen politike. Falë kësaj Zereci mban postin e drejtorit në mënyrë të paligjshme.

Më 29 janar 2026, komisioni i Ministrisë së Brendshme intervistoi 8 kandidatët për drejtor të Gardës, ndërkohë që para intervistimit u ishte verifikuar figura dhe aftësitë profesionale.

Më 4 shkurt 2026, ministrja Albana Koçiu u dërgoi kandidatëve këtë njoftim elektronik: “Ju informojmë se, pas përfundimit të fazave të parashikuara të verifikimit e vlerësimit të kandidaturave për postin e Drejtorit të Gardës, procedura nuk është finalizuar me fitues”.

Dhe së fundmi, ndryshohet ligji për të hequr konkursin! Drafti është dorëzuar më 19 mars 2026 nga deputetja Antoneta Dhima dhe qëllimi kryesor i tij është ndryshimi i kritereve për Drejtorin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Ligji është qepur në mënyrë të atillë që Simon Zereci të bëhet drejtor thjesht me një firmë.

Ligji u miratua 23 prill 2026, megjithë kundërshtimet e opozitës se ndryshimet ish qepje kostumi për një kandidat të caktuar. Gjithsesi, me këto mëkate që po kryen Zereci me tenderat, ka rrezik që  emri i tij të mbërrijë më shpejt në SPAK, se në tavolinën e Ramës për firmë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: GardaSimon Zerecitender

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Para
Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë

Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës
Sport

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26

Gabim i dyfishtë i Etrit Berishës në minutën e 22-të: ‘gardiani’ kuqezi fillimisht gabon në pasim, duke ia dhuruar topin...

Lexo më shumë
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com