GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dukje, gjithcka shkoi në rregull në tenderin e mbajtur së fundmi nga Bashkia Kamëz, për asfaltimin e disa rrugëve në Paskuqan. Përtej fasadës, Fondi Limit mbi 1 miliard lekë, ishte i paracakuar për Demir Borishin, bashkëpatriotin nga Dibra të kryebashkiakut Rakip Suli.

Ky lloj dibranizimi i tenderave është një nga shfaqjet e korrupsionit, që është mënyra e vetme e qeverisjes që ushtron Rakip Suli në Bashkinë Kamëz.

Kjo po ndodh sidomos muajt e fundit, kur kryebashkiaku po shpërndan fondet e rrugëve në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Me paratë e korrupsionit blihen votat (sipas akuzave të opozitës) ndërsa kontratat jepen në pak të duar të besuara.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim Rrugët Blloku Paskuqan, Kamëz Bathore”, me Fond Limit 102.6 milionë lekë të reja, pa përfshirë TVSH.

 

Kontrata është fituar më 26 qershor 2026 nga kompania me emrin “BONUS” shpk, me pronarë Dermir Borishi, Fuat Borishi dhe Safet Allaraj me seli në Paskuqan dhe origjinë nga Dibra.

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë 19 kompani, shumica e të cilave janë kliente të kryebashkiakut Rakip Suli dhe kanë përfituar tendera ditët e fundit prej tij.

Kështu kompania që ka bërë ofertën më të lartë është “LIQENI VII” shpk e biznesmenit nga Dibra Ramazan Kalia. Ky ia ka bërë nderin deri në fund bashkëpatriotëve dhe, jo vetëm që ka bërë ofertën më të lartë, por ka propozuar një shifër që është shumë më sipër se sa Fondi Limit.

 

Fondi Limit është 102.6 milionë lekë, ndërsa biznesmeni dibran ka propozuar shifrën 135.9 milionë lekë të reja pa TVSH.  Për pasojë, kjo lloj oferte formalisht është skualifikuar.

Ramazan Kalia është veteran i tenderave dhe nuk gabon lehtë në formulimin e dokumenteve. Por duke mos pasur interes, i lejon vetes të shkujdeset dhe të bëjë një ofertë të tillë. Gjithsesi pjesëmarrja e tij vlen. Oferta shërben për plotësim të numrave, për fasadën e konkurrencës që gjoja ka pasur në këtë prokurim.

Pse nuk ka interes Kalia?

Në të njëtën ditë, më 26 qershor 2026, “LIQENI VII” ka marrë nga Bashkia Kamëz “Ndërtim Rruge Blloku Bathore” me fond limit afro 1.3 miliard lekë (pa TVSH). Pra, Ramazan Kalia është pjesë e rrethit me të cilët Suli ka ndarë paratë e tenderave brenda një dite.

Dhe nuk është i vetmi! Vini re këtë detaj! Oferta e vetme më e ulët se sa ajo e “BONUS” shpk, është paraqitur nga “COMPANY RIVIERA 2008” shpk.

Kjo është kompania e familjes së ish-deputeti të PS-së Ndue Kola, e administruar nga Agim Kola. Edhe oligarku Kola nuk është i interesuar ta fitojë këtë tender, megjithëse ka dalë në krye me ofertën më të ulët. Kompania, sic shihet nga dokumenti, nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës.

Pse i thotë “jo” lekëve Kola? Dhjetë ditë para këtij tenderi, më 16 qershor 2026, Bashkia Kamëz i ka dhënë oligarkut tenderin me objekt “Ndërtim Rrugët Blloku Valias, Grupi 1”, me fond limit afro 1.8 miliard lekë pa përfshirë TVSH.

Nga ana tjetër janë një grup kompanish që kanë oferta të përafërta, por pak më të larta se sa “BONUS” shpk. Këto ndihmojnë që oferta fituese të mos rrezikojë të dalë anomalisht e ulët. Sipas ligjit të prokurimeve, kur janë më shumë se tre oferta të vlefshme, tavani i përllogaritjes zbret tek 15 % e mesatares së tyre.

Një nga këto kompani me ofertë pak më të lartë se “Bonus” është “L.T.E CONSTRUCTION” e Artur Caushajt.  Edhe kjo firmë nuk do ta fitojë tenderin, sepse e ka marrë pjesën e saj.

Në të njëtën ditë, “LTE Construction” ka marrë pjesë nga torta e Rakip Sulit.

Bashkia Kamez i ka dhënë me “Flamur të kuq” korrupsioni firmës Artur Caushajt tenderin “Ndërtim Rrugët Blloku Valias Grupi 2”. Fond limit i projektit është 1.6 milard lekë (pa TVSH).

Po ashtu, në këtë linjë është edhe firma “Ndregjoni” shpk e Xhetan Ndregjonit, që gjithashtu është nga Dibra dhe i ka borxhe kryebashkiakut.

Ndërsa kompania “SHPRESA – AL” shpk e Lush Osmanit ka akoma pa dorëzuar, sipas kontratës 180 ditë, rrugët e tenderit “Ndërtim BLLOKU PASKUQAN 2”. Tenderi i fituar më 22 janar 2026 e kishte fondin limit 1.1 miliard lekë.

“Bonus” shpk u regjistrua në vitin 2007 nga ortakë me origjinë nga Dibra.

Megjithatë firma nuk është pjesë e tavolinës së Rakip Sulit vetëm se pronarët janë dibranë. Janë lidhje të thella të biznesit me politikën që cojnë fluksin e parave nga arka e bashkisë tek firma si Bonus SHPK që është pjesë e rrjetit me fije të padukshme të oligarkut Bashkim Ulaj.

Ndërkohë ky aktivitet i Sulit nuk ka mbetur pa u evidentuar nga organi i akuzës. Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK, në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia. Kallëzimi i fundit në SPAK për Sulin është bërë në prill 2025 për “shpërdorim detyre”.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Demir BorishiRakip Sulitender

Lajme të lidhura

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
“Dua Lipa, doli kundër padrejtësisë”/ Aktivisti thirrje intelektualëve: Bashkohuni me ne
Breaking Views

“Dua Lipa, doli kundër padrejtësisë”/ Aktivisti thirrje intelektualëve: Bashkohuni me ne

21:17 - 13/07/26
Samiti për Ukrainën/ Rama mbërrin në Paris, pritet nga presidenti Macron
Breaking Views

Samiti për Ukrainën/ Rama mbërrin në Paris, pritet nga presidenti Macron

19:01 - 13/07/26
Para
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com