GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 8 min
A A
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh kur Vilma Nushi hyri në lojën për tenderin e ilaçit për të sëmurët që vuajnë nga Von Willebrandt (VWD) vlera e fondit u rrit menjëherë me afro 830 milionë lekë. Ndërsa konkurrentët nuk afrohen, e kanë lënë Nushin të marrë pjesë e vetme.

Skandali mori dritëhijet tani që tenderin e kishte në dorë ministri Blendi Gonxhe. Kujtojmë se Gonxhe i hodhi në dorë tenderat e Shëndetësisë menjëherë pasi kaloi në varësinë e tij Operatorin e Blerjeve të Përqendruara. Madje ditët e fundit, ne krye te Operatorit eshte vendosur Jonaid Myzyri, zyrtari qe u shkakrkua nga SPAK, ndersa drejtonte Komisionin e Prokurimit Publik.

Nushi ka krijuar një bashkim me 4 operatorë ekonomikë që janë nën ombrellën e saj. Këta janë nipi i saj Endrit Hido, Ilir Shehu, Rasim Hamzaraj dhe Luan Lekli. Të katërt do të ndajnë mbi 345 milionë lekë të reja, ku përfshihet edhe TVSH.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Lot 73 Human Coagulation Factor VIII ose Human Coagulation Factor VIII + Human Von Willenbrand Factor 250 I.U-1000 IU UI”.

Ky është një medikament që trajton të sëmurët VWD. Sëmundja e rrallë e quajtur Von Willebrandt (VWD) është një çrregullim prej të cilit gjaku nuk mpikset siç duhet. Gjaku përmban shumë proteina që ndihmojnë në mpiksjen e tij kur është e nevojshme. Një nga këto proteina quhet faktori i Von Willebrandit.

Ky faktor është shfrytëzuar nga grupi i Nushit për të shtuar fitimet. Nga buxheti i shtetit janë ndarë plot 287.7 milionë lekë të reja, ose 345.2 milionë lekë duke përfshirë TVSH.

Në tenderin e mbajtur më 29 qershor 2026, pjesëmarrësi i vetëm është grupi i Nushit, bashkimi i operatorëve ekonomikë: “M E D I C A M E N T A” SHPK, “MEGAPHARMA” SHPK, “LEKLI” SHPK dhe “T R I M E D” SHPK.

Tenderi ka merituar valëvitjen e një “Flamur të kuq”, që është sinjali i riskut të korrupsionit.

Me një ofertë gati sa fondi limit është shpallur fitues zyrtar më 27 korrik 2026. Ata janë futur në këtë kontratë në mënyrë të barabartë dhe fitojnë secili nga 25% të vlerës së blerjes së ilaçit të sëmundjes së rrallë.

Kur tenderi zhvillohej nga Ministria e Shëndetësisë, në vitin 2022, për të njëjtë sasi ilaçesh tenderi “Human Coagulation Factor VIII ose Human Coagulation Factor VIII + Human Von Willenbrand Factor” e kishte fondin limit 204,6 milionë lekë të reja. Më 19 maj 2022 fituese u shpall “MEGAPHARMA” shpk.

Në vitin 2024, kur hyn në lojë Vilma Nushi dhe grupi i kompanive të mësipërme, fondi total u bë 2 657 236 euro. Tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë me objekt “Lot 44 Human Coagulation Factor VIII ose Human Coagulation Factor VIII + Human Von Willenbrand Factor”, më 8 gusht 2024, iu dha 4 kompanive që e fituan edhe në 2026.

Procedura u zhvillua në mungesë konkurrence dhe u vlerësua me flamur korrupsioni.

Binte në sy ndryshimi i menjëhershëm i vlerës totale për të njëjtën sasi ilaçesh. Fondi limit ishte caktuar ishte 266.6 milionë lekë të reja pa përfshirë TVSH.

Kjo rritje e fondit vazhdoi sërish në vitin 2026, sepse në mes ishte faktori korrupsion. Por kush janë përfituesit e blerjes së ilaçit për sëmundjen e rrallë?

Këto veprime bëhen nën hijen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Operatorit të Blerve të Përqendruara, në bashkëpunim me autoritetet e spitaleve. Dhe është shumë e lehtë, kur je nipi i oligarkes Vilma Nushi, pronares së koncesionit Check UP të Shëndetësisë.

“Trimed” SHPK, në letra është pronë e Endrit Hidos, nipit të Vilma Nushit dhe e Gentiana Peshkatarit, ish-punonjëse e Nushit.

Fillimisht oligarkja ia ka shitur aksionet e saj shtetasit anglez Dominic Noel William Evans. Anglezi është bashkëshorti i mbesës së Nushit, Ledina Hidos.

Ndërsa si administrator e “ Trimed” është Gentiana Peshkatari, e cila e kryen këtë funksion që në vitin 2016.

Kompania e barnave “Riofarma” SHPK është një tjetër filial i krijuar nga Vilma Nushi, për t’a përdorur si kanal për tërheqjen e parave publike. Këtë kompani, Vilma Nushi e kishte kaluar në emrin e burrit të motrës, Edmond Hido.

 

Në vitin 2020, Vilma Nushi i shet vetes kompaninë “Riofarma”. Në fakt “Trimed”, të cilën e kontrollon nipi, Endrit Hido, e ka përthithur subjektin e mësipërm.

Kompania “Riofarma”, e përdorur në afera korrupsioni, u shkri me kompaninë “Trimed” në qershor të vitit 2024. Kjo është një tentativë për të zhdukur gjurmët e “Riofarmës”.

Vilma Nushi ka marrë pjesë edhe në zhdukjen e kompanisë së korrupsionit “Hermes” të Arben Ahmetajt, me të cilën u vodhën nga “Albtelekom” miliona euro me impulset telefonike deri në vitin 2004. Në vitin 2016, “Albtelekom” ishte në gjyq me kompaninë “Hermes”, të cilës i kërkonte t’i kthente 12 milionë euro.

Afera u mbyll me marrëveshje në vitin 2016, nga Arben Ahmetaj, kur ishte ministër i Financave. Albtelekom hoqi dorë nga pretendimet ndaj “Hermes”. Kujtojmë që Ministria e Financave ishte aksionere te Albtelekom. “Hermes” u përthith nga kompania “H-Communication” me aksionere Vilma Nushin. Në këmbim, Ahmetaj, dhëndrin e Vilma Nushit, Endrit Duçka, e kishte emëruar drejtor të Pronës Publike, duke kaluar disa pasuri publike në pronësi të shokëve të Ahmetajt.

Ndërkaq, në vitin 2011 kompania “H-Communication” u përthith nga kompania “One Albania”.

Vilma Nushi përdor emrin e motrës së saj, Majlinda Hido, për kompaninë e tregtimit të mallrave të ndryshme “Interlogistic” shpk, e cila ka fituar 85 tendera publikë me vlerë miliona euro.

Majlinda Hido, motra e oligarkes Vilma Nushi, fiton çdo tender ku merr pjesë, falë lidhjeve të forta me qeverinë të krijuara nga Vilma Nushi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konfirmuar përmes disa raporteve se koncesionari i Check up-it ka përvetësua rreth 4 milionë euro para publike për shërbime të pakryera. Dëmi ekonomik u deklarua për herë të fundit në korrik të vitit 2024, në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, nga audituesja e KLSH, Selime Bregu. Zyrtarja deklaroi se këto shifra rezultojnë të kenë rritur fitimin e kompanisë koncesionare deri në 32%.

KLSH ka zbuluar se vetëm gjatë një viti, Vilma Nushi ka përfituar në mënyrë të padrejtë edhe 2.3 milionë dollarë TVSH të rimbursueshme. Edhe kjo vjedhje është zbuluar dhe faktuar nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa mësohet se pagesa është bërë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas KLSH-së, kthimi i parave te kompania e Vilma Nushit është bërë në mënyrë të padrejtë.

Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një kontroll në FSDKSH për vitin 2022. Nga auditimi i veprimtarisë është konstatuar se FSDKSH nën drejtimin e Albana Adhamit dhe Ogerta Manastirliut kanë paguar Vilma Nushin për 20172 analiza të pakryera. Raportet e KLSH-së tregojnë se skema e vjedhjes së parave publike nga Vilma Nushi ka vijuar nga viti 2015 deri në vitin 2022.

Koncensioni po hetohet nga SPAK prej më shumë se sa 6 vitesh, kur është hapur procedimi nr. 122 i vitit 2020.

Firma tjetër, e grupuar pranë Nushit në tenderin Lot 73 është “M E D I C A M E N T A”, pronë e Ilir Shehut.

I skeduar për pastrim parash, ilaçe të skaduara, manipulim të tregut të ilaçeve, mashtim për rimbursimin e TVSH-së për medikamentet në vlerën 2 milionë euro, vepër për të cilën edhe është dënuar. Sipas Nadir Çaushollit, rivali i tij në biznes, Ilir Shehu është dënuar për trafik droge në Itali me emrin Ilir Pasholli.

Në vitin 2013, kur nuk pyesnin se ku i gjete paratë, Ilir Shehu bleu 40 % të aksioneve i kompanisë së barnave Medicamenta. Pjesa tjetër e aksioneve (60%) figuronte formalisht në emrin 67-vjeçarit italian Riccardo Celesia. Italiani i mbante aksionet përmes kompanisë Farmacia Celesia srl.

Shehu i bleu 40 % të aksioneve për 400 mijë euro.

Gjatë 5 viteve të fundit, kompania Medicamenta, e vetme dhe në bashkëpunim, ka marrë rreth 40 milionë euro tendera në Shëndetësi, për furnizim me ilaçe, në disa raste në marrëveshje dajën e Petrit Vasilit, Rasim Hamzarajn, apo me Luan Leklin, ‘merimangën’ e ilaçeve të skaduara.

Pak vite më parë Ilir Shehut i doli emri si i përfshirë në një skemë mashtrimi me barna, ku ishte implikuar dhe një farmacist i QSUT.

Aktualisht Shehu e ka larguar italianin që e mbante formalisht aksioner dhe i ka kaluar të gjitha kuotat në emër të tij.

Personazhi tjetër i grupuar nga Vilma Nushi është Luan Lekli, pronar i “LEKLI” shpk. Kompania ka marrë afro 200 tendera të dyshimtë me favorizime, ku shpesh është denoncuar për skandale të barnave të skaduara.

Emri i tij dhe kompanitë e tij janë përmendur gjatë raporteve, dëgjesave parlamentare dhe auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) lidhur me menaxhimin, furnizimin dhe tregun e barnave në Shërbimin Onkologjik të QSUT-së.

Një tjetër pjesëtar i grupit është Rasim Hamzaraj, i njohur si daja i ish-ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasilit. Ai është bashkëpronar dhe administrator i kompanisë farmaceutike Megapharma, me nipt J61814028F.

Deri në vitin 2018, Hamzaraj kontrollonte vetë kompaninë. Nga viti 2018 deri në janar 2024, e kontrolloi kompaninë përmes bashkëshortes Monika Hamzaraj.

Ai ia shiti aksionet bashkëshortes për 60 mijë lekë. Ndërkaq, zonja Hamzaraj i shiti më pas këto aksione për 2.3 milionë euro.

Ka dyshime të forta se shitja e aksioneve si në vitin 2018, ashtu edhe në vitin 2024, janë fiktive.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, Megapharma ka marrë tendera në shëndetësi me vlerë mbi 45 milionë euro.

Duke i grupuar bashkë këto 4 kompani Vilma Nushi ka krijuar një kartel që fiton tendera. Ajo është koncesionarja kryesore e Shëndetësisë, por vë rregullin e saj edhe nëpër tendera.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Endrit HidoIlir ShehuRasim HamzarajVilma Nushi

Lajme të lidhura

Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër
Breaking Views

Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër

16:41 - 30/07/26
Tragjedia me tre viktima në Shkodër/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti
Aktualitet

Tragjedia me tre viktima në Shkodër/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti

16:30 - 30/07/26
Gjykata e Selanikut vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi, kërkohet nga SPAK
Aktualitet

Gjykata e Selanikut vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi, kërkohet nga SPAK

16:22 - 30/07/26
Para
Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë
Aktualitet

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë

17:44 - 30/07/26

Aksi rrugor Plepa-Durrës është bllokuar nga të dyja anët e qarkullimit, për shkak të situatës së rënduar nga zjarri masiv...

Lexo më shumë
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

17:18 - 30/07/26
Arbitri slloven tregon si u soll Leo Messi në finalen e Botërorit

Arbitri slloven tregon si u soll Leo Messi në finalen e Botërorit

16:55 - 30/07/26
Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër

Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër

16:41 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com