GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 9 min
A A
Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Investimet zonën bregdetare Dhërmi-Palasë janë bërë si “Gozhda e Nastradinit”. Kur kujton se ka mbaruar një projekt, kthehet sërish Florenc Gjikuria dhe merr para të tjera për një “rregullim” që duhej bërë qysh në fillim. Kështu, Impianti i Trajtimit të Ujërave të Zeza ka mbaruar para tre vjetësh, por Gjikuria merr tenderin të asfaltojë rrugën e tij.

Dhe nga segmenti Palasë-Dhërmi tek pika trajtimit të ujërave të zeza, buzë detit, për 1 km, do të harxhohen më shumë se 2 miliardë lekë.

Impiantit nuk ka se çfarë i duhet kjo rrugë 7 metra e gjerë, por me siguri pas projektit të çuditshëm, qëndron ndonjë resort me Palasës dhe Gjilekës.

Ky është vendi, ku pretendohet se do të hidhen 2 miliardë lekë. Më vonë do të shohim të ngrihen vila ose hotele aty pranë. Gjithsesi për momentin po përqendrohem tek tenderi.

Sic mund të shihet nga pamjet, aty ka rrugë dhe impianti funksionon. Madje punon pa leje mjedisore. Më 1 korrik 2026 u evidentua se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i ndërtuar nga kompania ‘Gjikuria’ operonte pa Leje Mjedisore të Tipit B.

Si një pasha, Florenc Gjikuria e ka zaptuar zonën nga Himara në Palasë, sidomos Dhërmiun. “Pashai” ka gllabëruar prona, projektet, tenderat, ka betonin dhe guroret, hotele dhe restorante, koncesione dhe IPARD, ka kryebashkiakun Vangjel Tavon dhe kryeministrin Rama.

Për të treguar se kush është shefi, Kryeministri i dërgon ndonjëherë inspektorët.

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur më 29 maj 2026 pesë kompani për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej tyre në zonën e Dhërmiut. Mes listës së subjekteve është “Gjikuria.” Kompania u ndëshkua me 1 milion lekë gjobë për hedhjen e dherave dhe inerteve në fshatin Dhërmi.

Eh, çfarë janë këto gjoba për njeriun që merr miliarda lekë nga qeveria?

Projektet i bien në prehër nga të gjitha anët. Këto ditë, bashkia Himarë i ka dhënë Gjikurisë kontratën me objekt “Rikonstruksioni i rrugës lidhëse të impiantit Gjilekë me rrugën nacionale”. Fondi limit i përllogaritur është mbi 208 milionë lekë të reja pa përfshirë TVSH-në. Ju kujtoni se do të ndërtohet ndonjë autostradë? Jo, është thjesht një rrugë lokale, por me rëndësi “strategjike”, se të nxjerr direkt në breg të detit.

Do të ishte e tepërt të shpjegojmë se ky tender ishte i paracaktuar të fitohej nga “Pashai i Dhërmiut”.

Po ju sjellim vetëm një detaj të përkuljes së pushtetit ndaj “Pashait”. Më 28 korrik 2026, administratorit Florenc Gjikuria i është dërguar shpallja fitues i tenderit.

I tronditur nga hetimet e SPAK, Vangjel Tavo nuk e firmos vetë shkresën, por urdhëron sekretarin e Bashkisë, që gjithashtu e ka mbiemrin Gjikuria.

“Gjikuria” është zgjedhja e parë, kur merr pjesë në tendera. Kjo ndodh në një kohë që raportet e KLSH rekomandojnë që “Gjikuria” të penalizohet dhe të mos kualifikohet për shkak të vonesave dhe zvarritjeve që u bën kontratave publike.

Sipas një raport auditimi të vitit 2025, të zhvilluar nga KLSH në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) bie në sy se “Gjikuria” nuk respekton asnjë afat.

Më konkretisht, të dhënat dalin nga auditimi i dokumentacionit mbi zbatimin e kontratës me datë 17 gusht 2020, të lidhur ndërmjet AKUK dhe shoqërisë “Gjikuria” ShPK, me vlerë kontrate 4 miliardë lekë.

Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Impiant i trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemi KUZ, Drimadhë, Dhërmi”, viti 2020 dhe afat zbatimi 12 muaj ose një vit kalendarik. Nga kontrolli rezultoi se deri në dhjetor 2024, objekti nuk është kolauduar dhe kjo kontratë nuk ka përfunduar, edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 vite nga afati fillestar.

Sipas urdhër shpenzimeve, rezultoi se ishin likuiduar në total nga AKUK, 248 milionë lekë të reja ose e thënë ndryshe 62% e kontratës. Ndërkaq, kishin mbetur pa u shlyer nga vlera totale e kontratës 152,3 milionë lekë ose 38 % e kontratës.

Në kundërshtim me nenin 37 të kontratës, AKUK nuk ka vendosur penalitetet përkatëse, duke mos u shprehur në asnjë moment për amendim të marrëveshjes, por thjesht dhe vetëm duke u mjaftuar me një korrespondencë shkresore.

Kontrata ka pasur si afat fillestar zbatimi vetëm 12 muaj dhe duke marrë të mirëqenë arsyet e pezullimit në vitin

2021, prej datës 17 maj 2022 (data e fundit e afatit) kanë kaluar rreth 796 ditë ose më shumë se 2 vite, pa u përfunduar punimet. “AKUK duhet të ndërpriste pagesat ndaj kontraktorit pas datës 17 maj 2022. Në të kundërt, është vijuar me shlyerjen e dy situacioneve, përkatësisht në vlerën 20,148,330 lekë (datë 29 korrik 2022) dhe në vlerën 15,000,000 lekë sipas situacionit të datës 17 korrik 2024”, konstaton KLSH.

“Vlera e paaplikuar e penalitetit ndaj shoqërisë “Gjikuria”, është 159,3 mililionë lekë ose 1 milion e 593 mijë e 211 Euro, të cilat konsiderohen të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit”, vlerëson KLSH. Po të mos ishte ndërhyrja e KLSH, dëmi ekonomik do të ishte më i madh, sepse “Gjikuria do të vazhdonte të merrte para të tjera kur puna nuk kishte përfunduar.

Projekti tjetër që ka audituar KLSH është ai për furnizimim me ujë të zonave turistike Drimadhes, Dhërmi dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Dhërmi. Ky tender kishte një vlerë prej 2.25 milionë euro dhe kontrata u lidh po në gusht të vitit 2020.

Këtë herë fitues i tenderit u shpall një bashkim prej 3 kompanish i përbërë nga “Gjikuria”, “4 A-M” dhe “Rej”, me Gjikurinë si operator lider.

“Sipas korrespondencës, si dhe duke marrë si datë të përfundimit të punimeve datën 30 mars 2023, operatori ekonomik është 456 ditë me vonesë. Vlera e penaliteteve e pavendosur nga Autoriteti Kontraktor është 61 milionë e 831 mijë lekë ose 618 mijë e 316 Euro,” thuhet në raportin e auditit të KLSH.

Në total për të dy kontratat bëhet fjalë se kompanisë “Gjikuria” i janë falur mbi 2.2 milionë euro penalitete për mospërmbushje të kontratës.

Por pavarësisht kësaj, AKUK jo vetëm që nuk i ka mbajtur penalitet kompanisë, por ka vazhduar ta furnizojë atë me kontrata të majme. E fundit në radhë ishte ajo e “Furnizimit me ujë të zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, Faza e Parë, viti 2023 me vlerë 7.5 milionë euro.

KLSH thotë se kjo kontratë i është dhënë kompanisë Gjikuria në shkelje të plotë të ligjit.

“Vetë AKUK është i qartë dhe ka dijeni për këtë kompani që nuk respekton afatet në zbatimin e kontratave, pra nuk jep garanci.

Edhe pse janë këto fakte, e përzgjedh përsëri fitues në procedurën e prokurimit të zhvilluar në tetor 2023, me objekt” “Furnizimi me ujë të zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, Faza e Parë,” thotë KLSH në raport.

 

Po kush i firmoste faturat për Gjikurinë? Tenderat u hartuan nga Alqi Bllako, i dënuar më pas për korrupsion me koncesionet e inceneratorëve. Ceno Klosi qëndroi në detyrën e kreut të AKUM-it për periudhën nga qershori deri në nëntor 2021. Ai zëvendësoi në atë pozicion Alqi Bllakon, i cili mori mandatin e deputetit të Partisë Socialiste.

Që nga tetori i vitit 2021, AKUM është drejtuar nga Klevis Jahaj, i cili në zgjedhjet e fundit u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit.

Në këtë periudhë, Gjikuria ka marrë edhe tenderin “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë të zonave Dhërmi, Faza II, Gjilek, Kondraq dhe Palasë” me Fondin Limit afro 1.7 miliardë lekë pa përfshirë TVSH.

Ironia është se “Gjikuria” në tenderat e radhës, tek AKUK paraqiste si punë të ngjashme kontratat që nuk i kishte mbyllur në afat.

Por situata me këtë operator është më e rëndë. KLSH ka zbuluar se “Gjikuria” ka kryer punime pa u pajisur me lejen e ndërtimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i konsideron, si Bllakon, ashtu edhe Ceno Klosin, si përgjegjës për lejimin e punimeve të projektit për kanalet e ujërave të zeza në Dhërmi, pa leje ndërtimi.

Kudo ku punon Gjikuria, ka vonesa. Sipas raportit të KLSH për Bashkinë Dropull, kompania “Gjikuria” u shpall fituese dhe likuidoi një vlerë prej 63,5 mlionë lekë me TVSH për projektin “Rikonstruksion shkolla e mesme e bashkuar Bularat + kopshti Bularat”. Edhe këtu u evidentuan shtyrje afatesh të kontratës nga 6 në 8 muaj.

Për të zhvatur fonde, Gjikurisë nuk i kanë mjaftuar Autoriteti Rrugor, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ujësjellësit, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, bashkitë, KESH-i dhe OSHEE.

Në gusht 2023, kur në Bruksel plasi skandali me fondet IPARD të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në krye doli emri i “Pashait të Dhërmiut”.

E detyruar OLAF, nga zyra hetimore e BE, AZHBR i ka kërkuar kompanisë “Coast to Coast”, në pronësi të familjes Gjikuria, që të kthejë paratë e përfituara si grant, për shkak se nuk ka respektuar kushtet e kontratës.

Por kompania ka refuzuar t’i kthejë paratë mbrapsht dhe tashmë AZHBR e ka dërguar çështjen në gjykatë.

Sipas dokumenteve zyrtarë, “Coast to Coast” përfitoi rreth 204 mijë euro grant për restaurimin e 5 banesave në fshatin Dhërmi dhe shndërrimin e tyre në bujtina me 24 shtretër.

E themeluar në vitin 2009 nga Florenc Gjikuria dhe Jorgji Ruci, “Coast to Coast” ka ndërruar disa herë ortakë që nga ajo kohë. Madje në një moment, aksioner i saj ka qenë dhe Besnik Dervishi, ish zyrtar i lartë i maxhorancës, dhe Komisioner për të Drejtën e Informimit.

Aktualisht kompania zotërohet në masën 100 për qind nga Xheni Gjikuria dhe ka si objekt aktiviteti “Zhvillimi i aktiviteteve te ndryshme ne fushen e turizmit,bar- restorant, hoteleri, dhenie me qera e transaksione te tjera mbi pasuri te paluajtshme (real estate) etj..”

Në vitin 2019, kompania lançoi një investim me vlerë totale rreth 320 mijë euro me kursin e atëhershëm. Nga këto, AZHBR dhe shteti financuan me grant falas 230 mijë euro.

Objekti i investimit siç përshkruhet në dokumentet e AZHBR është “investime për rikonstruksion dhe mobilim në fushën e turizmit rural.”

Në fakt, shtëpitë që meremetoi kompania nuk kanë lidhje me agroturizmin. Në objektin e aktivitetit, që shoqëria “Coast to Coast” ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk gjendet asnjëra prej fjalëve, fermë, bujqësi, serë apo blegtori.

Përveç këtyre, Gjikuria është përfituesja e koncesionit miliarder të rrugës Orikum Dukat, përfituese e mijëra metrave katrorë tokë shtetërore falas në bregdet duke përfshirë zonën e mbrojtur të Deltës së Palasës, mbi të cilin po ndërton resortin White Roads si investitor strategjik.

Me të gjitha këto, sërish “Pashai” shfaqet i pangopur në cdo moment.

KLSH ka nxjerrë zbuluar aferën e ish-ministres Balluku me Florenc Gjikurinë për rrugën me koncesion në Vlorë. Kontrata PPP quhet zyrtarisht “Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”.

Ky koncesion iu dha në nëntor të viti 2018 kompanisë “Gjikuria Shpk”, pa konkurrim dhe kontratat u nënshkrua për 13 vjet. Sipas dokumenteve, kjo firmë do të merret me ndërtimin dhe më pas mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor për 13 vjet.

Por, sa para i ka dhënë ministrja Gjikurisë? Më shumë se sa duhej! Pikërisht te llogaritja e fondit limit për këto shërbime KLSH ka evidentuar parregullsi dhe abuzim.

Konkretisht, KLSH ka treguar se në pikën shpenzime për mbikëqyrje të punimeve, në kontratë janë bërë disa gabime në përllogaritje që kanë çuar në shtesë të fondit, më shumë nga normalja.

Rezulton se vetëm për mbikëqyrjen e shërbimeve janë dhënë 155,695,418 lekë me TVSH më shumë nga sa nevojiten realisht.

 

Gjikuria, si kompani fituese ka arritur që ta financojë ndërtimin e rrugës përmes një kredie me vlerë 25.6 milionë euro, të marrë në një marrëveshje me tri banka: “Intesa San Paolo”, “OTP” dhe “Tirana Bank”, kundrejt një interesi 6%. Për të balancuar shumën e interesit që do të paguajë nga kredia e marrë, kompania vendosi që të aplikojë për shtetin një tjetër interes prej 5% për 21.7 milionë eurot që do të financojë vetë në këtë segment, duke bërë që shteti të paguajë 17.2 milionë euro interesa për kontratën.

Kështu llogaritja gabim e fondit limit që cituam pak më sipër, ndikon edhe në interesit të lartë bankar që duhet të paguhet për këtë koncesion.

Megjithatë, pasi shohim miliarda lekë që xhiron Florenc Gjikuria, nuk e kuptojmë se kush ia merr paratë, pasi shpesh gjendet në vështirësi financiare.

Sipas dokumentave, vetëm në tre muajt e parë të vitit 2025, mbi kompaninë Gjikuria janë vendosur 4 sekuestro konservative nga shoqëri të ndryshme përmbarimore për llogari të kompanivë të tjera private, të cilave Gjikuria u ka para për të paguar.

Ndërkaq, një rrezik më i madh po i kanoset “Pashait të Dhërmiut”. Hetimet e SPAK për Belinda Ballukun po përparojnë dhe emri i Gjikurisë lakohet si person që pastronte paratë e saj.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: DhermiFlorenc GjikuriaPalasetenderVangjel Tavo

Lajme të lidhura

Prodhimi i anijeve në Pashaliman, nënshkruhet në Gjenova themelimi i shoqërisë ‘Fincantieri Albania’
Breaking Views

Prodhimi i anijeve në Pashaliman, nënshkruhet në Gjenova themelimi i shoqërisë ‘Fincantieri Albania’

16:56 - 05/08/26
Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventus mund 0-1 Chelsea-n
Breaking Views

Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventus mund 0-1 Chelsea-n

16:11 - 05/08/26
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan/ Policia: Dy persona të armatosur morën bizhuteri dhe u larguan
Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan/ Policia: Dy persona të armatosur morën bizhuteri dhe u larguan

15:51 - 05/08/26
Para
Prodhimi i anijeve në Pashaliman, nënshkruhet në Gjenova themelimi i shoqërisë ‘Fincantieri Albania’

Prodhimi i anijeve në Pashaliman, nënshkruhet në Gjenova themelimi i shoqërisë ‘Fincantieri Albania’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prodhimi i anijeve në Pashaliman, nënshkruhet në Gjenova themelimi i shoqërisë ‘Fincantieri Albania’
Breaking Views

Prodhimi i anijeve në Pashaliman, nënshkruhet në Gjenova themelimi i shoqërisë ‘Fincantieri Albania’

16:56 - 05/08/26

Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit...

Lexo më shumë
Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventus mund 0-1 Chelsea-n

Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventus mund 0-1 Chelsea-n

16:11 - 05/08/26
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan/ Policia: Dy persona të armatosur morën bizhuteri dhe u larguan

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan/ Policia: Dy persona të armatosur morën bizhuteri dhe u larguan

15:51 - 05/08/26
Kërkohej në Turqi për terrorizëm, arrestohet shtetasja turke në Rinas

Kërkohej në Turqi për terrorizëm, arrestohet shtetasja turke në Rinas

15:26 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com