GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dokumentet e falsifikuara, caktohet data për gjyqin ndaj Donald Trump

18:08 - 21/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Dokumentet e falsifikuara, caktohet data për gjyqin ndaj Donald Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatë federale e ka caktuar gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara, për pranverën e vitit të ardhshëm.

Gjyqtarja Aileen Cannon e ka caktuar 20 majin si datë për nisje të gjyqit.

Trump ka dëshiruar që gjyqi të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Mirëpo, ky rast i profilit të lartë do të nisë teksa fushata zgjedhore do të jetë plotësisht aktive.

Trump, 77-vjeçar, përballet me akuza serioze për ruajtjen e të dhënave sensitive në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

Prokurorët kanë thënë se Trump i ka mbajtur ilegalisht dokumentet e klasifikuara në shtëpinë e tij, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, dhe i ka penguar përpjekjet e Qeverisë për t’i rikthyer ato.

Të premten, gjyqtarja Cannon, e emëruar nga Trumpi, ka thënë se gjyqi dyjavor do të zhvilohet në Florida.

Muaj më parë, si datë për fillim të gjyqit ishte përmendur 14 gushti i vitit 2023, mirëpo më vonë është shtyrë, për t’iu lënë kohë të dyja palëve për përgatitje.

Rasti me dokumentet në Mar-a-Lago është vetëm një prej betejave ligjore me të cilat po përballet Trumpi.

Në muajin prill, ai është akuzuar për falsifikim të të dhënave të bizneseve në shtetin e Nju Jorkut.

Trump ka bërë të ditur këtë javë se ai pret të arrestohet shpejt lidhur me hetimet federale për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kongresin amerikan, dhe për përpjekjet e tij që ta sfidojë rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020./REL

Etiketa: Donald TrumpGjyqi ndaj Trump

Lajme të lidhura

“E drejta për të demonstruar nuk justifikon dhunën”, Ambasada e Gjermanisë reagon për protestën e PD
Breaking Views

“E drejta për të demonstruar nuk justifikon dhunën”, Ambasada e Gjermanisë reagon për protestën e PD

18:20 - 01/03/26
Molotovët tek vila e Enverit, Delegacioni i BE dënon dhunën: U rrezikuan jetë njerëzish!
Breaking Views

Molotovët tek vila e Enverit, Delegacioni i BE dënon dhunën: U rrezikuan jetë njerëzish!

17:24 - 01/03/26
Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran
Botë

Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran

17:07 - 01/03/26
Para
Koha për vendime, ja ç’thotë horoskopi për 12 shenjat

Horoskopi për muajin gusht, datat me fat për të gjitha shenjat

Discussion about this post

TË FUNDIT

M. United fiton me përmbysje ndaj Palace, kërcen në vendin e tretë
Breaking Views

M. United fiton me përmbysje ndaj Palace, kërcen në vendin e tretë

18:22 - 01/03/26

Manchester United mund me përmbysje 2-1 skuadrën e Crystal Palace. Mysafirët shënuan të parët me Maxence Lacroix në minutën e...

Lexo më shumë
“E drejta për të demonstruar nuk justifikon dhunën”, Ambasada e Gjermanisë reagon për protestën e PD

“E drejta për të demonstruar nuk justifikon dhunën”, Ambasada e Gjermanisë reagon për protestën e PD

18:20 - 01/03/26
Ndërhyrje për karton të kuq ndaj Gjimshitit, sulmuesi i Sassuolos ngatërron sport

Ndërhyrje për karton të kuq ndaj Gjimshitit, sulmuesi i Sassuolos ngatërron sport

18:10 - 01/03/26
Molotovët tek vila e Enverit, Delegacioni i BE dënon dhunën: U rrezikuan jetë njerëzish!

Molotovët tek vila e Enverit, Delegacioni i BE dënon dhunën: U rrezikuan jetë njerëzish!

17:24 - 01/03/26
Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë gjatë operacionit në Iran

17:07 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com