GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dokumentet e ish-sigurimit të shtetit/ Halit Valteri: Në këto karrige janë ulur politikanë që kanë persekutuar shqiptarët

10:43 - 03/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumentet e ish-sigurimit të shtetit/ Halit Valteri: Në këto karrige janë ulur politikanë që kanë persekutuar shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Halit Valteri teksa foli për dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit, i drejtoi disa pyetje Gentiana Sulës, drejtuese e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Valteri lëshoi akuza se në Kuvend janë ulur politikanë që kanë persekutuar dhe burgosur gjatë regjimit komunist. Mes të tjerash ai pyeti se çfarë quhet ‘dosja vip’.

“Çfarë quhet dosje VIP? Janë politikanët që mbajnë funksione. Nga ajo karrigia e deri te e fundit janë ulur njerëz që kanë persekutuar shqiptarë që kanë burgosur shqiptarë. A do të publikohen emrat e tyre? A ka dosje VIP apo janë zhdukur, se kemi pasur kryeministër që ka dalë dëshmitar në gjyq për të burgosur njerëz. Nga unë si një 30-vjeçar që se kam përjetuar këtë sistem, se kam lindur në 91 por ka shumë njerëz që plagët duhen t’i shërohen. Ku siç dilnin fletërrufetë, atyre njerëzve t’i dalë emri dhe të turpërohen”, tha ai.

Ndërkohë, nga foltorja e Kuvendit, Sula, e cila është ftuar për të raportuar në lidhje me raportin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit tha se shumë familje duan të dinë ngjarjen dhe jo se kush kanë qenë bashkëpunëtorët.

Sa i takon faktit se çfarë janë dosjet vit, Sula iu përgjigj Valterit se ky autoritet nuk merret me gjueti shtrigash.

“Kur vjen puna për dhimbjen, plagët, ne jemi përditë në kontakt të vazhdueshëm me familjarë, ata vijnë nga ana e anës dhe jetojnë në atë kohë. Sidomos ata që e kanë familjarë të pagjetur, kur është krijuar institucioni është bërë edhe një studim se çfarë di publiku. E ka bërë OSBE. Aty shumë pak e dinë se kush janë ato personazhe të asaj kohe. E gjithë shoqëria pati një hov të madh me krijimin e shoqatave, ka pasur një lëvizje. Sot po ti pyesësh se kush është një desidente si Mysine, dihet. Edhe vetë mbledhja e dëshmive, meqë e kemi në ligj, që për çdo dosje duhet të pyesim familjet, edh marrja e dëshmive, dhënia zë, nxjerrja e fotove të tyre, mendoj se ka ndikuar.

Ka pasur 150-160 mijë persona në listën e bashkëpunëtorëve. Ka edhe punëtorë të sigurimit, që kanë enë duke ruajtur digën psh. Duhet para hap pas hapi, se sa ndarja në të keq dhe në të mirë. Ju folët për dosjet vip. Ne nuk bëjmë ‘gjueti shtrigash’; ka dy mënyra, familjar ka të drejtë që të njihet me dosjen. Pasi merrni dokumentin, ju mund të merrni dhe dekodimet. Jo te gjithë shqiptarët kanë dëshirë që të dinë bashkëpunëtorët, pasi në përgjithësi duan të dinë për fatin. Shoh një frymë paqe kur vijnë tek ne”, pohoi Sulaj.

Etiketa: Halit ValteriSigurimi i shtetit

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Efekte anësore të lehta nga kombinimi i vaksinave anti-covid

Greqi i dhuron Shqipërisë 20.000 vaksina kundër virusit

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com