GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokumentet/ Fredi Bejleri pranon autorësinë në masakrën e Peshkëpisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokumentet/ Fredi Bejleri pranon autorësinë në masakrën e Peshkëpisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri, i cili tashmë garon për kryebashkiak nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të dyshes Berisha-Meta, është një ndër të akuzuarit për masakrën e Peshkëpisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994.

Kjo organizatë terroriste në atë kohë sulmoi postën kufitare në Gjirokastër, duke vrarë dy ushtarakët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, plagosi tre të tjerë dhe gjatë tërheqjes grabiti edhe armatimin.

Fredi Bejleri ka dëshmuar në SPAK në lidhje me këtë çështje dhe në daljet mediatike ka mohuar të ketë qenë pjesë e organizatës, gjithashtu ai mohoi të ketë qenë në territorin shqiptar dhe grek në kohën kur ka ndodhur masakra.

Por, në një dokument sekret të siguruar nga VoxNews, referuar burimeve thuhet se Fredi Bejleri ka qenë një ndër autorët.

“Në datën 25.09.2006 është administruar një informacion i marrë nga një burime konfidencial ku ndër të tjera thuhet se … “Një nga autorët e sulmit terrorist ndaj pstës kufitare të Peshkëpisë është shtetasi Fredi nga Himara. Ky ka qenë emigrant në Greqi dhe aty është anëtarësuar në organizatën MAVI. Ka marrë pjesë në këtë sulm së bashku me katër shqiptarë të tjerë dhe dy ish policë grekë. Burime ka sqaruar se ky është Fredi Bejleri, i cili ka krijuar incidente në zgjedhjet bashkiake të zhvilluara në Himarë.”

"Krenar që mora pjesë"/ Zbulohen DOKUMENTET SEKRETE, Fredi

Por, në një dokument sekret të siguruar nga VoxNews, thuhet se Fredi Bejleri ka pranuar se përfshirjen në këtë çështje, madje ndihet dhe krenar për këtë gjë.

“Në datë 08.05.2007, evidentohet se Fredi BEJLERI është shprehur një lidhjeje të tij se ka qenë një ndër autorët e incidentit të ndodhur në postën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër në vitin 1994. Ai është shprehur krenar për atë që ka bërë dhe nëse i kërkohet do ta bëjë përsëri.” thuhet në dokument.

"Krenar që mora pjesë"/ Zbulohen DOKUMENTET SEKRETE, Fredi

Pra, pavarësisht mohimit, këto dokumente tregojnë se Fredi bejleri ka qenë një nga protagonistët kryesorë në masakrën e Peshkëpisë, ku mbetën të vrarë dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Komando greke ‘Pirro i Parë’ që realizoi sulmin:

-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.

Pavarësisht se është njëri nga autorët e ngjarjes së rëndë, Fredi Bejleri në vitin 2015 kandidoi për të qenë kryetar i bashkisë së Himarës në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë.

Atëhere humbi dhe në zgjedhjet e 14 Majit garon sërish për kreun e Bashkisë së Himarës nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të dyshes Berisha-Meta./VoxNews

Etiketa: FrediBejleriKryesore1masakra e peshkepise

Lajme të lidhura

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Para
Ikja e Ramës nga PD, Berisha: E vërteta është se atë e…

“Basha detyroi rikthimin tim”/ Berisha: Në 2017 i kërkova dorëheqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26

“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë në shesh për...

Lexo më shumë
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com