GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokumenti/ Incenerator në Tiranë s’ka, por 1 mln euro janë investuar në 7 apartamente

22:21 - 27/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti me firmë që fakton përfshirjen e Veliajt në Inceneratorin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Publikohen dokumentet e reja mbi një prej aferave më të mëdha, atë të inceneratorit të Tiranës, që po hetohet nga SPAK, edhe pse ka dyshime të forta se Prokuroria Speciale do t’i shkojë deri në fund këtij procesi.

Belind Këlliçi, anëtari i Kryesisë së PD dhe drejtues i Grupit të Ekspertëve që ka denoncuar aferën e inceneratorëve, publikoi dokumentet e reja që tregojnë se ku kanë përfunduar paratë.

Kështu referuar dokumentit një pjesë e parave janë investuar për 7 apartamente me një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë në një prej komplekseve të ndërtuara në Tiranë.

“Me grupin e ekspertëve pranë PD-së kemi punuar gjatë kësaj jave dhe për tu bërë të ditur shqiptarëve se ku kanë shkuar paratë. Ne kemi 6 muaj që publikojmë çdo ditë dhe çdo javë dokumente të reja në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Thelbi është ku kanë shkuar paratë. Në inceneratorin e Tiranës deri tani janë paguar 130 mln euro për një incenerator që nuk ekziston.

Unë do të publikoj sot për herë të parë, një nga kontratat e nënshkruara mes inceneratorit të Tiranës dhe Klodian Zotos, një kontratë të firmosur në 20 korrik të vitit 2021 mes administratores së kompanisë ITS që është Denisa Tollkuçi dhe kompanisë së ndërtimit ‘Llanaj ndërtim’.

Në thelb kjo kontratë ka që kjo kompani do të lejohet të depozitojë 85 mijë ton dhera pa pagesë në Sharrë, kundrejt shpërblimit me 500 metër katror ndërtim, apo apartamente për inceneratorin e Tiranës, kompaninë ITS.

Kjo kompani nuk ka paguar dherat, por me një kontratë kleringu prej 500 metrash katrorë sipërfaqe banimi.

Bëhet fjalë për këto apartamente. Meqë po kërkojnë se ku janë paratë, unë sot po i tregoj SPAK-ut se ku janë 1 milionë euro prona dhe i ftoj që në përfundim të këtij emisioni të marrin këto dokumente dhe të shkojnë të sekuestrojnë këto apartamente që janë para të shqiptarëve.

Një kompani që është nën sekuestro nga shtetit, ITS, pronari është në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto, si pronar defakto i inceneratorit të Tiranës, por në fakt është prestanome sepse pronarin defakto na e tha Arben Ahmetaj dhe quhet Erion Veliaj, ka sot në pronësi, unë po i tregoj SPAK 7 apartamente me vlerë në total 1 mln euro.

E garantoj SPAK se do të gjejnë kontrata të ngjashme. I garantoj se pothuajse në çdo kullë, disa kulla përfshirë dhe kullën pas bashkisë Tiranë, me urdhër të Mirel Mërtirit dhe Erion Veliajt jepej urdhër të depozitonin dhera pa pagesë, sepse merrnin apartamente pronarët’, tha Belind Këlliçi në emisionin A Show.

Etiketa: DenoncimiinceneratorKelliciTirane

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Para
Nominimet në BB VIP3, ja dy banorët që i shpëtojnë eleminimit

Nominimet në BB VIP3, ja dy banorët që i shpëtojnë eleminimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi
Breaking Views

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26

Pas ditësh izolimi dhe tensioni për qarkullimin në një nga akset më problematike në vend, këtë të dielë është rikthyer...

Lexo më shumë
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

13:00 - 22/02/26
Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

12:30 - 22/02/26
Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

12:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com