GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokumenti/ Ish-shefi i Inteligjencës rumune nën hetim, kontratë me Edi Ramën

12:51 - 14/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti/ Ish-shefi i Inteligjencës rumune nën hetim, kontratë me Edi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas raportimeve të mediave rumune për lidhjet e errëta mes kryeministrit Edi Rama dhe ish shefit të inteligjencës rumune nën hetim Florian Coldea-n, zbulohet dhe dokumenti që fakton se të dy kanë punuar së bashku.

Bëhet fjalë për një shkresë që mban datën 11.09.2023 dhe firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçit. Ky i fundit konfirmon në një kthim-përgjigje Sekretariatit të Kuvendit me kërkesë të deputetes demokrate Albana Vokshi se Florian Coldea është këshilltar i jashtëm i kryeministrit për këshillim për çështje që lidhen me sigurinë.

Shkresën e publikoi këtë të premte kreu i PD-së Sali Berisha shprehet se “ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës  dhe Taulant Ballës dhe narko-shtetit të tyre”.

Reagimi

Në postimin në rrjetin social “FB” ku publikon dokumentin, Berisha shkruan:


Kjo është kontrata e Padrino Edi Ramës me mafiozin Coldeo!  Miq, ky është dokumenti i lidhjes kontraktuale të Edi Ramës me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik! Ky dokument i datës 11/9/23 është i firmosur nga mafiozi Don Agaçio dhuratë madhi me të cilin gjenerali Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm i mafiozit, kreut të narko-shtetit Edi Rama. Sipas mediave rumune Coldeo ka lidhur Ramën me kartelin më të rrezikshëm të drogës në botë Sinaloan e Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit. Ai u pagua me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe konfidenti i tij narko-trafikanti Ministër Taulant Balla për shërbime mafioze ndaj tyre. Ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës  dhe Taulant Ballës dhe narko-shtetit të tyre.

Ps. Dje Edi Rama me mjeron e tij me moton “fajin e ka Saliu”, publikoi në fotografi në një konferencë ndërkombëtare siç tregojnë baxhet që Coldeo gjendet i ulur në rradhë afër meje, ku ai ka përfaqësuar veten apo vendin e tij, pa asnjë lidhje me mua as edhe Shqiperinë.

Lexo edhe:

“Mc Gonigal 2″/ Nën hetim ish-shefi i inteligjencës rumune, lidhja me Edi Ramën dhe trafikun e drogës

Etiketa: Edi RamaFlorian ColdeaKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!
Breaking Views

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 - 23/03/26
“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së
Aktualitet

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha
Aktualitet

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26
Para
Putin me ligje të ashpra: Ata që përhapin lajme të rreme do…

Putin premton paqe me Ukrainën, por vendos dy kushte për Kievin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin
Breaking Views

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin

23:15 - 23/03/26

Lajme jo fort të mira vijnë nga Lecce. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim muskular në...

Lexo më shumë
Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

23:05 - 23/03/26
Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 - 23/03/26
“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com