GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dokumenti me firmë që fakton përfshirjen e Veliajt në Inceneratorin e Tiranës

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Dokumenti me firmë që fakton përfshirjen e Veliajt në Inceneratorin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shpërthim i papritur replikash mes Erion Veliajt dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha, i nisur fillimisht për përdorimin e një veture Mercedes nga kryebashkiaku, është shndërruar papritmas në një denoncim për implikimin e Lali Erit me çështjen e nxehtë të inceneratorëve. Artan Hoxha duke u përgjigjur se ai nuk është pjesë e grupit të gazetarëve që paguhen nga Bashkia, për ta vërtetuar këtë ka bërë publik edhe një dokument me nënshkrimin e Veliajt për miratimin e inceneratorit të Tiranës.

Ai e ka shoqëruar atë me shënimin: “Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë në listë-pagesën e borderosë tuaj, sepse është borderoja më e madhe kriminale se çdo organizatë kriminale në këtë vend. Ja si mbyllet shkresa, me numër protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndërtimin e inceneratorit 128 milionë euro të Tiranës” ka shkruar ai.

Për të kuptuar këtë duhet njohur pak historia e kësaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

Sipas të dhënave të mëvonshme që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe i bëri publike opozita, kjo qe një ndërmarrje korruptive që do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish më shtrenjtë. Po cili qe roli i Veliajt në këtë ‘grup të strukturuar” që dyshohet se ka ndyer duart në një grabitje?

Hipotezat që dalin nga kqyrja e dokumentit që i ka rikujtuar Artan Hoxha janë dy. E para, se me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të një vepre, disa nga nismëtarët e së cilës sot janë në arrest nga SPAK, Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të këshillit bashkiak. Por sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH.

Por, përpos këtij implikimi të drejtëpërdrejtë kryebashkiaku akuzohet edhe tërrthorazi se në bashkëpunim me të tjerë, është bërë pjesë e devijimit të procedurave për ngritjen sa më shpejt të inceneratorit të Tiranës. Gjatë një koresponndence mes ministrisë së Ekonomisë, asaj të Mjedisit dhe Bashkisë është kërkuar që të jepej miratimi i katër Bashkive të qarkut të Tiranës (pra dhe Vora, kamza dhe Kavaja) që do të digjnin mbetejet e tyre dhe do të paguannin inceneratorin. Por procedura është kryer duke marrë vetëm firmën e Veliajt dhe duke i anashkaluar tre të tjerat.

“Kontrata koncesionare është një kontratë problematike, pasi që në hyrje të saj thuhet shprehimisht se koncensionari do të furnizohet me mbetje nga të gjitha njësitë përbërëse të qarkut Tiranë, konkretisht Bashkia Tiranë, Vorë, Kavajë dhe bashkia Kamëz, duke cënuar kështu autonominë e këtyre të fundit lidhur me çështjen e mbetjeve urbane, pasi nga asnjë korrespondencë, nuk rezulton që këtyre t’ju jetë marrë pëlqimi për të qenë pjesë e kontratës koncesionare”, tha në hapje të komisionit hetimor deputetja Jorida Tabaku që e ka ndjekur qe ne fillim kete skandal.

Por, nëse në këtë rast të dytë, Veliaj mund të mbrohet pasi mund ti shmanget përgjegjësisë për mënyrën se si e kanë interpretuar të tjerët firmën e tij, për akuzën e parë, atë se ka firmosur në një shkresë pa marrë miratimin e këshillit bashkiak ai del krejtësisht zbuluar.

Kaq do të mjaftonte që një SPAK, i drejtë dhe i paanshëm, të trokiste në zyrën e tij si në derën e një njeriu që është bërë pjesë në një mega aferë që do ti kushtojë publikut diçka më pak se 500 milionë euro.

Dhe pikërisht sepse këtu Veliaj është shah mat, gazetari Artan Hoxha, i kujtoi dokumentin më firmën e tij që tashmë është bërë viral në rrjet.

Etiketa: DokumentiErion VeliajfirmaInceneratori i Tiranes

Lajme të lidhura

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

U sulmua nga zyrtarët e PS, Spiropali sfidon Ramën: Algoritmet, haluçinacionet dhe fletë-rrufetë…s’më frigojnë

12:10 - 23/06/26
Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

11:22 - 23/06/26
Ramën e lëshojnë nervat dhe shan shqiptarët në median e huaj: Protestuesve u them “F*ck you”!
Aktualitet

Ramën e lëshojnë nervat dhe shan shqiptarët në median e huaj: Protestuesve u them “F*ck you”!

10:16 - 23/06/26
Para
Chelsea i hap rrugën City-t për titullin, merr vetëm një barazim ndaj Brighton

Chelsea i hap rrugën City-t për titullin, merr vetëm një barazim ndaj Brighton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin
Sport

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin

12:13 - 23/06/26

Anglia dhe Gana do të përballen mbrëmjen e së martës në Boston në një ndeshje që mund të përcaktojë kualifikimin...

Lexo më shumë
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

U sulmua nga zyrtarët e PS, Spiropali sfidon Ramën: Algoritmet, haluçinacionet dhe fletë-rrufetë…s’më frigojnë

12:10 - 23/06/26
Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen: Përmirësohet imazhi i FSHF-së, shqiptarët e lidhin progresin e futbollit me punën e Federatës

11:59 - 23/06/26
“Shkelje në procesin e vettingut!” Gjykata e Strasburgut jep vendimin, kundërshton shkarkimin e prokurorit Gentian Osmani

“Shkelje në procesin e vettingut!” Gjykata e Strasburgut jep vendimin, kundërshton shkarkimin e prokurorit Gentian Osmani

11:41 - 23/06/26
Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

11:22 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş