GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dokumenti/ Me nota 5 dhe 6, si u zgjodh duke shkelur ligjin motra e Ballukut në krye të KPK-së

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokumenti/ Me nota 5 dhe 6, si u zgjodh duke shkelur ligjin motra e Ballukut në krye të KPK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko është paligjshmërisht në detyre. Por, nëse e ke mirë me partinë, mundesh ta shkelësh ligjin kur të duash dhe të emërohesh apo zgjidhesh me votat e deputetëve të partisë, në institucione të rëndësishme. Kështu ka ndodhur edhe me Pamela Qirko Ballukun.

Por meqë Belinda Balluku, motra e saj është ministre dhe tani zëvëndëskryeministre, si njeri i afërt me kreun e qeverisë Rama, ka mjaftuar si bonues që të hiqen pengesat ligjore në rrugën e karrierës. Zonja Balluku është zgjedhur në qershor të vitit 2017, për t’u emëruar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Dhe tre vjet më pas, në korrik të vitit 2020, me vendimin e Mbledhjes së Komisionit, u zgjodh në detyrën e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, post të cilin mban ende.

Kryetarja e rivlerësuesve është zgjedhur e emëruar në këtë detyre në shkelje të ligjit, të reformes së re në drejtësi. Në nenin 6 një ndër elementët e kapërcyer është mesatarja e ciklit të edukimit në drejtësi. Balluku ka mbaruar juridikun me korrespondencë, pa shkëputje nga puna në vitet 1996-2001.

Mesatarja e saj është 7.47, dhe në provimin e formimit është velërësuar me notën 7, shtatë. Ajo ka një profil të ulët teknik, një vlerësim të ulët në grupin e lëndëve që cilëson profilin e lartë të juristëve.

Te rezulatet e shkollimit të saj 36.8 përqind e rezultateve të saj, afro gjysma, kjo përqindje e lëndës së edukimit, ka notat pesë dhe gjashtë. Lëndët fiskulturë dhe gjuhë e huja 10 janë elementë që kanë rritur disi pikëzimin e vlerësimit përfundimtarë të mesatares.

Ndonëse tagri detyrës së saj është ndryshe nga kualifikimet e kurset, në të cilat ka boshllëqe të dukshme kohore, periudhat nuk janë të shënuara, në atë çka vetë Balluku ka bërë transparent në faqen e Komisionit. Dhe janë trajnime OJF, kurse private, por jo Universitetet konkrete, të cilat do të sillnin tjetër cilësi të pretenduar në edukimin bazik.

Në punën e saj në kompanitë tregtare Qirko, ka pohuar se kjo eksperiencë i ka dhënë asaj titullin “Juriste e lartë”, post ky që e mbajti deri në qershor të vitit 2017, duke kontribuar siç ajo ka deklaruar në zhvillimin e mëtejshëm dhe në suksesin e kësaj shoqërie.

Ashtu si përcakton ligji përzgjedhjes së komisionerëve të trupës së Komisionit të pavarur të kualifikimit ka mangësi të dukshme dhe penalizues për këdo aplikant tjetër, për të cilët kanë funksionuar, por jo për Qirkon.

Nuk ka të shënuar gjëkundi se ka përfunduar ciklin e studimeve master, ndonëse mund të jetë integruar në ciklin e parë të studimit. Nuk ka 15 vite gjyqtar, avokat, profesor i së drejtës.

Përmbushja e kritereve ligjore vlerësohet duke marrë në konsideratë në veçanti të dhënat si tituj shkencorë, të cilët mungojnë në këtë jetëshkrim edukimi.

Dhe ajo çka do të ishte e mjaftueshme për mazhorancën socialiste si seleksionuese përzgjedhëse dhe votuese e antarëve të rivlerësuesve është nota mesatare për të cilin ligji skatësisht thotë:

“…d) notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj..”

Por mjafton partia dhe ajo heq çdo vështirësi, pengesë. Ajo që bën përshtypje është edhe fakti se ndërkombëtarët, pjesë e këtij procesi të reformës, kryesisht të zgjedhjes së vetuesve, nuk kanë mundur ta vënë re se shkeljet nuk kanë qenë aspak penguese për të përzgjedhur Ballukun, fillimisht anëtare e më pas Kryetare.

Sigurisht ka pasur dhe ka plot magjistratë, të shkolluar brenda e jashtë vendit, ekselentë në rezultate profesionale e shkencore, të cilët nuk kanë një motër apo vëlla pranë kryeministrit Rama, që të bënin karrierë në drejtësi, aq më tepër në trupën e rivlerësuesve, Komisione të cilat çalojnë ndjeshëm në nivel, krahasuar me subjektet.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
U thirr në SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani”, zbardhet dëshmia e Taulant Ballës

U thirr në SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani”, zbardhet dëshmia e Taulant Ballës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim
Aktualitet

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26

Nga Brukseli, deputetja e PD-së kërkon që integrimi të sjellë përfitime për bizneset, fermerët dhe familjet, duke e lidhur këtë...

Lexo më shumë
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com