GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dokumenti që Prokuroria e Tiranës i dha SPAK-ut për mikrokreditë/ Sejko: Ja pse i dhamë licencat

19:54 - 18/07/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Dokumenti që Prokuroria e Tiranës i dha SPAK-ut për mikrokreditë/ Sejko: Ja pse i dhamë licencat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar në Kuvend raportin e BSH për vitin 2023. Gjatë seancës së pyetjeve, kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi ka pyetur kreun e BSH-së në lidhje me skandalin e mikrokredive.

Por teksa po bënte pyetjet, Bardhi u zgjat në një parantezë duke lexuar relacionin e prokurorisë së Tiranës për mikrokreditë.

Bardhi: Mënyrën si ne i formulojmë pyetjet është e drejta jonë. Kam 9 pyetje për guvernatorin e BSH-së. Prita të kishte një sqarim për skandalin e mikrokredive ku banka e Shqipërisë ka pasur rol kyç në atë që i ka ndodhur 100 mijë qytetarëve shqiptar. Unë kam relacionin e prokurorisë së Tiranës drejtuar SPAK ku është analizuar veprimtaria e BSH lidhur me këtë çështje. Nuk është i opozitës, por i prokurorisë. Veprimtaria e BSH-së MCA shpk. është jashtë monitorimit nga BSH. A është favorizuar kjo shoqëri që të licencohet për të gjitha llojet e kredive. Shoqëria MCA.shpk kishte filluar aktivitetin e vet, para se të merret licencë nga Banka e Shqipërisë. A keni kryer një analizë për vlerësimin e riskut që mbarte skema e mikroredive për qytetarët shqiptarë. Çfarë ju lidh me MCAshpk. Si ka mundësi që në shkelje të ligjit, keni lehtësuar ndërtimin e kësaj skeme mashtrimit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shpjegoi rolin e BSH-së dhe nënvizoi se ka një keqkuptim nga prokuroria e Tiranës. Sipas Sejkos  roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe është respektuar ligji. Sejko theksoi se situata me kreditë e këqija ishte rrezik kombëtar dhe u bë në bashkëpunim me FMN.

‘Roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe unë ju garantoj se është respektuar ligji. Të gjitha ata që janë për media copa copa janë të gabuara. Kreditë e këqija kanë qenë problem, ishin alarmante. FMN me ka kërkuar që të pastrohen bilancet e bankave nga këto kredi. Në 11 banka kemi 1.9 mln depozitues me 16 mld euro depozita në atë kohë më 10 mld euro depozita. Ishte çështje e sigurisë kombëtare. Për këtë arsye u bë me rekomandime të FMN-së dhe ka pasur përfaqësi. U bë një marrëveshje e detajuar, plan masash ku një nga pikat ishte lehtësimi i kushteve për kompanitë që do të merren me ndjekjen e borxhit. Nuk ishte aktivitet i paligjshëm.  Nuk është çështje penale por është rregullator. Këto institucione u licensuan për këtë aktivitet specifikisht. Skema e shitjes së kredive është një aktivitet i ligjshëm.’- tha Sejko.

Guvernatori tha se nuk ka asnjë skemë piramidale në lidhje me mikrokreditë pasi sipas tij ende paratë janë tek klientët.

‘Praktikisht doja të sqaroja se materialin e prokurorisë që ju lexuat unë nuk e kam. Kam një material që pushon çështjen, ky është një proces që ka kaluar në SPAK. Jemi në dispozicion të institucioneve të drejtësisë për ço lloj informacioni. Materiali i prokurorisë ka një keqkuptim të madh për rolin e BSH-së dhe funksionin e saj dhe i ka kthyer në dyshim për akuzë penale. Roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe unë ju garantoj se është respektuar ligji. Të gjitha ata që janë për media copa copa janë të gabuara.

Kreditë e këqija kanë qenë problem, ishin alarmante. FMN me ka kërkuar që të pastrohen bilancet e bankave nga këto kredi. Në 11 banka kemi 1.9 mln depozitues me 16 mld euro depozita në atë kohë më 10 mld euro depozita. Ishte çështje e sigurisë kombëtare. Për këtë arsye u bë me rekomandime të FMN-së dhe ka pasur përfaqësi. U bë një marrëveshje e detajuar, plan masash ku një nga pikat ishte lehtësimi i kushteve për kompanitë që do të merren me ndjekjen e borxhit. U rekomandua nga FMN dhe e rikonfirmoi, duke qenë se çështja u diskutua gjerazi. Praktikisht licensimi i kompanive bazohet në dispozitat e Kodit Civil sot është i ligjshëm, kushdo mund të blinte nga bankat. Ishte licensimi i këtyre kompanive për të blerë kreditë e këqija, dhe nuk ishte vetëm MCA. BSH që para emërimit tim nxorri një rregullore që i detyronte Bankat të fshihnin kreditë e këqija. U licensuan për ruajtjen e stabilitetit financiar. Nuk ishte aktivitet i paligjshëm.  Nuk është çështje penale por është rregullator. Këto institucione u licensuan për këtë aktivitet specifikisht. Skema e shitjes së kredive është një aktivitet i ligjshëm.

Ka një panik për bankëns. Nuk ka lidhje fare me skemat piramidale. Nëse kanë bërë vjedhje ndaj klientëve dhe i kanë dhunuar duhen dënuar. 80% nuk janë arkëtuar nuk janë gjetur si klientë. Kanë arritur të ndjekin vetëm 10%, të cilët nës enuk kanë ndjekur ligjin duke shkelur ligjin e përmbarimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Në përgjithësi lekët janë akoma te klientët. Ka zënë vend nga thashethemet e portaleve. Numri i 100 mijë klientë. Kanë qenë 96 mijë klientë nga të cilët një pjesë kanë paguar sot janë 60 mijë klientë. Ne kishim pezulluar. Procesi i licensimit ka qenë i ligjshëm.’- tha Sejko.

gijotina.com/

Etiketa: Guvernatori i BankesKryesore1mikrokredite

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Tentuan të thyenin bankomatin, arrestohen dy shqiptarë të Kosovës në Zvicër

Tentuan të thyenin bankomatin, arrestohen dy shqiptarë të Kosovës në Zvicër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com