GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokumenti – Si shkuan paratë e Ndrangheta-s tek inceneratorët

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Dokumenti – Si shkuan paratë e Ndrangheta-s tek inceneratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vite më parë përgjimet e Antimafias Italiane nxorrën në pah tentativën e disa familjeve të Ndrangheta-s për të pastruar paratë në Shqipëri duke shrytëzuar korrupsionin e qeveritarëve tanë. Mundësitë që gjetën për investime ishin kullat në qendër të Tiranës, konçensionet për 30 apo 50 vite në ndërtimin e rrugëve apo tenderat në shëndetësi dhe veshje.

Antonio Gallo, i ashtuquajturi “Princi” ishte personi kyç që menaxhonte paratë e disa familjeve të Ndrangheta, mes të cilave njëra nga më kryesoret, ndrina e “Grande Aracri”.

Gallo prezantohej në Tiranë si investitor dhe kishte forcuar kontaktet me një biznesmen shqiptar, përfitues i rregullt i tenderave në shëndetësi, i quajtur Besnik Halili. Nga përgjimet dilte se Besnik Halili, të cilin italianët e thirrisnin shkurt “Niku” i ofroi të huajve disa variante për investime me vlerë dhjetëra miliona euro, gjithnjë duke u kujtuar se duhej të paguanin ryshfet.

Por planet e përfaqësuesve të mafias italiane mbetën në letër. Antimafia goditi në Janar të vitit 2021 me operacionin “Profili i ulët”. 50 persona u arrestuan, me tyre mafiozë, biznesmenë, avokatë, nëpunës shtetërorë dhe politikanë që përfunduan në burg.

Në përgjime njëri prej tyre dëgjohej të fliste për takimet me kryebashkiakun e Tiranës, një tjetër priste që të emërohej një ministër për të përfituar një tender, dikush fliste për ryshfetin 20% etj.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj atëherë i quajti thjesht “dëshira” planet e italianëve për të investuar në kullat e Tiranës. “Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete” tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Edi Rama që u shpreh: “Flasin ca italianë, përmendin disa njerëz, imagjinojnë investime. Nuk ka asnjë fakt. lidhje, prove”.

Kjo histori mund të konsiderohet e harruar, sikur prokuroria e Tiranës të mos kishte zbuluar një tjetër indicie që zgjon sërish shqetësimin për investimet e mafias italiane në Shqipëri. Kësaj radhe pastrimi i parave dyshohet se po ndodh përmes parave të inceneratorëve.

Paratë e Ndranghetta tek inceneratorët

Kërkesa për ndihmë e prokurorisë së Tiranës për prokurorinë italiane

Dokumenti më lart që mban datën 14 Shkurt 2023 është një kërkesë për ndihmë që Prokuroria e Tiranës i ka dërguar autoriteteve italiane. Në një hetim për pastrimin e parave të Ndrangheta-s në ekonominë lokale në Padova është zbuluar se kompania e një shqiptari të quajtur Juljan Zeqja “ka blerë me një çmim jo me vlerën aktuale të tregut një ndërtesë në provincën e Vicenzës, në pronësi të klanit “Grande Aracri”.

Vini re! “Grande Aracri” është i njëjti klan i Ndrangheta-s që kishte angazhuar Antonio Gallo-n për të investuar në Shqipëri në kulla, në konçensione apo për të fituar tendera përmes ryshfetit. Nuk ia dolën atëherë falë goditjes së Antimafias italiane. Pyetja është nëse ia ka dalë t’i pastrojë paratë tani bashkë me ata që njihen si “bosët e inceneratorëve”?

Çështja është ende nën hetim, por kërkesa e prokurorisë së Tiranës zbulon një rrjet kompanish tregtare që nisin nga Juljan Zeqja, vazhdojnë tek Ilir Dedja dhe kalojnë tek bashkëpunimi me Mirel Mërtirin, Stela Gugallen dhe Klodian Zoton. Njeriu që krijon lidhjen mes kompanive është Ilir Dedja. Kur publikoi dokumentat një ditë më parë, Syri Tv nxorri edhe një faturë që sipas televizionit tregon pagesat e kryera nga njerëzit e inceneratorëve tek Ilir Dedja.

Lidhja me Ilir Deden dhe bosët e inceneratorëve

Nga analiza që prokuroria i ka bërë personave të lidhur me pastrimin e parave të Ndrangheta del se Ilir Dedja ka një kompani të përbashkët me Mirel Mërtirin, Stela Gugallen dhe Klodian Zoton.

Në dokumentin më lart tregohen ndarja e aksioneve në kompaninë G.C.C ku janë bashkë Ilir Dedja, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Për këtë të fundit, prokuroria e Tiranës ka zbuluar se në vitin 2017 ka qenë subjekt i drejtësisë italiane, pasi Europol Qendra Operacionale informon se i janë sekuestruar në një rast 22560 euro.

Pjesë nga dokumenti i Prokurorisë së Tiranës që thotë se Klodian Zotos i janë sekuestruar një shumë parash

Në fund të kërkesës së Prokurorisë së Tiranës rreshtohen një sërë veprash penale për të cilat akuzohen personat në fjalë, mes të cilave pastrimi i parave në bashkëpunim me organizatat mafioze të Italisë.

Pjesë nga dokumenti i prokurorisë së Tiranës për kërkesat ndaj autoriteteve italiane

Dy vite më parë, për çështjen e investimit të Ndrangheta-s në Shqipëri, Arben Kraja i Prokurorisë së Posaçme udhëtoi drejt Italisë dhe u kthye duarbosh. Presioni politik ishte i papërballueshëm dhe çështja u mbyll me komentet e Ramës dhe Veliajt se malavitës italiane nuk mund t’ua ndalësh dëshirat, por veprimet konkrete.

Dokumenti i Prokurorisë së Tiranës tregon se Ndrangheta ka kaluar në veprime konkrete, kësaj radhe nëpërmjet njerëzve që vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit me bekimin e Ramës dhe të Veliajt./Lapsi.al

Etiketa: inceenratoreKryesore1Ndrangheta

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Para
Sekreti vdekjeprurës i qitros

Sekreti vdekjeprurës i qitros

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş