GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dominoi ndaj BATE, Daja “kunj” Munishit: Mos mu bëj si…

23:13 - 24/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dominoi ndaj BATE, Daja “kunj” Munishit: Mos mu bëj si…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri shqiptar Ilir Daja është padyshim “arkitekti” i sukseseve të Ballkanit të Suharekës. Skuadra portokalli, është shumë pranë grupeve të Conference League, për herë të dytë radhazi.

Kampionët e Kosovës, mposhtën mbrëmjen e sotme, bjellorusët e BATE Borisov me rezultatin 4-1. Në lidhje me këtë sukses trajneri Daja, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport Kosova” ku u shpreh:

“Mos mu bëj si disa specialistë në Kosovë, që kujtojnë vetëm humbjen ndaj Ludogorets. Kjo fitore i shkon Emërllahut, sepse dje është operuar.

Shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt me ekipin. E gjithë kjo fitore shkon për tifozët, që sot ishin të shumtë në Kosovë.

Këta djem nuk dorëzohen kurrë. Në pjesën e parë kemi pasur 4-5 raste shënimi. Kemi pësuar një gol që futbolli i ka këtu, kundër një ekipi me shumë eksperiencë. Sot tregoi që brenda ekipit ka lojtarë goxha të mirë.

Kemi dominuar mbi kundërshtarin në çdo lloj gjëje. Kemi humbur shumë më tepër gola se kemi shënuar. Mund të ishim pak më të ftohtë para portës, në mënyrë që të kishim shënuar.

Gjithsesi një rezultat 4-1 kundrejt një kundërshtari me eksperiencë, është një fitore goxha bindëse që këta çunat e Ballkanit e meritojnë. Meritojnë një bravo të madhe se çfarë kanë bërë.

Vitin tjetër shtohet dhe një skuadër në Europë. Sukseset e Ballkanit përkthehen edhe në sukseset e Kosovës.

Është ndeshje jonë e shtatë, kemi 6 fitore dhe vetëm 1 humbje. Le të merren specialistët me atë humbje, sepse nuk po i zë gjumi në darkë.

Ne trajnerët nuk zbërthehemi nga ana tekniko-taktike. Kemi rregulluar diçka brenda manovrës tonë, që na rezultoi pozitive.

Besoj që në pjesën e dytë korrigjuam të metën e vogël që kishim në pjesën e parë. E penguam BATE-n që të na vijë në aksione të rrezikshme.

Suksese Kosova, sepse Ballkani e ka kaluar përfaqësimin e Suharekës. Ky urim shkon për të gjithë ata që na kanë mbetur, edhe në stadium edhe nëpërmjet televizionit”, u shpreh Daja, i cili, dukshëm i nervozuar për kritikat e ekzagjeruara ndaj tij, për humbjen ndaj Ludogorets, nuk i kurseu kunjat ndaj atyre që e shigjetuan tërë kohën, mbi të gjithë “rivali” i tij në Kosovë, “mjeshtri i madh” Ismet Munishi (edhe pse nuk ia përmendi emrin).

Etiketa: Ballkaniconference leagueilir daja

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Avokati Halimi: Shtëpia ku banon Kurti nuk është…

Avokati Halimi: Shtëpia ku banon Kurti nuk është…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com