GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Don Kishoti” Veliaj për kabina dezinfektimi, i jep 30 mijë euro të akuzuarit nga PD për drogë

13:46 - 23/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Don Kishoti” Veliaj për kabina dezinfektimi, i jep 30 mijë euro të akuzuarit nga PD për drogë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj e gjen mënyrën për të shpërndarë fonde publike për sipërmarrës privatë edhe kur nuk ka nevojë. Kështu duket pikërisht me një tender të realizuar së fundmi nga Bashkia e Tiranës, ku kërkohet ngritja e disa kabinave dezinfektimi për shkak të luftës ndaj Covid-19. Por kjo duket më shumë një shpërdorim fondesh sesa mbrojtje nga virusi vdekjeprurës, në një kohë që Shqipëria ka zbutur masat në maksimum, që nga orari apo mbajtja e maskave në ambiente të hapura apo të mbyllura. Megjithatë, ashtu si Don Kishoti luftonte me mullinjtë e erës, edhe kryebashkiaku i Tiranës ka luftën e tij për të shpërdoruar fondet publike.

Sipas të dhënave të publikuara nga openprocurement.al rezulton se Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ka hapur një tender për blerje kabinash për dezinfektim. Kjo procedurë publike është fituar nga kompania Frozzer shpk, me një vlerë prej 3 milionë e 582 mijë lekë të reja, ose e thënë ndryshe rreth 30 mijë euro.

Por, vëzhgimi ynë shkoi më tej për këtë tender të dyshimtë, i cili rezulton se është zhvilluar vetëm me një konkurrent të vetëm, akt i cili nuk është i ndaluar me ligj, por lë dyshime të forta për favorizime. Për këtë arsye, ne verifikuam se kush është pronari i kësaj kompanie, që rezulton se ka aksioner kryesor Pëllumb Gjokën.

Gjoka nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar, pasi më herët është akuzuar nga politika për lidhje me krimin. Konkretisht Pëllumb Gjoka është një person i akuzuar nga Partia Demokratike si përgjegjës kryesor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit, i cili është “shpërblyer” nga dyshja Rama-Veliaj për kontributin e tij në “minimin” e demokracisë nëpërmjet një tjetër tenderi. Bëhet fjalë për një tender të fituar po me mungesë konkurrence për “Shërbim mirëmbajtje dhe furnizim me solucion për tunelet e dezinfektimit” me vlerën e përafërt 242 mijë euro, tender që sipas Partisë Demokratike është shpërblim për “masakrën zgjedhore” të 25 Prillit.

Po ashtu, Pëllumb Gjoka është akuzuar drejtpërdrejt nga ish-kryetari i PD Lulzim Basha si një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës dhe si njeri me mbështetje nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, akuzat e opozitës nuk e kanë ndalur Veliajn të lëshojë tendera për këtë kompani, ndërkohë që dihet se këto akuza duhet të hetohen nga prokuroria speciale SPAK, një institucion që shpesh herë është përfolur se influencohet nga kryebashkiaku i Tiranës.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret, digjen pyjet në Gjinar

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret, digjen pyjet në Gjinar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Lexo më shumë
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com