GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Don Rama i Vendit të vogël, krijues i Mafias së Madhe

15:43 - 25/05/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama kërkon nga Athina shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’: Absurditet që duhet hequr…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

A është Edi Rama trafikant?
Jo!

A është i korruptuar ?
Jo!

A është vrasës?
Jo!

A është oligark?
Jo!

A është investitor strategjik ?
Jo!

A ka aksione në bizneset e oligarkëve brenda dhe jashtë vendit ?
Jo!

A është urdhërues për prokurorë e gjyqtarë të paaftë e të lidhur me krimin ?
Jo!

A është blerës ambasadorësh e ndërkombëtarësh?
Jo!

A është mburojë e bizneseve ku përmendet vëlla Olsi, si call-centera e lojëra fati në të zezë?
Jo!

A e mbolli ai Shqipërinë me kanabis si rekord botëror ?
Jo!

A e kontrollon ai SPAK dhe GJKKO?
Jo!

A kanë ikur mbi 1 milionë shqiptarë nga ferrnaja e krijuar nga qeverisja e Ramës?
Jo!

A është ai mafioz?
Jo!

A do të bënin vaki përgjigjet e pyetjeve të mësipërme në Vendin e Vogël të sunduar nga Mafia e Madhe pa dijeninë, idenë, regjinë e vendimin e Edi Ramës?
JOO!

“Revanshi”, episodi i 3-të, i dosjes “Metamorfoza”, ku revanshin ende nuk duket se e ka drejtësia është një material voluminoz, i ardhur nga partnerët franko-belgo-holandezë, ku po zbardhet gjithnjë e më kthjellët një realitet kriminal, tej imagjinatës.

Punë ka, banda ka, trafik ka, krim ka, vrasje ka, pastrim parash ka, korrupsion ka. Jemi kthyer në një supermarket të madh keqbërësish, ku gjen e shkëmben mall e veprime të paligjshme pafundësisht.

Natyrisht, tani ka plot profesionistë të licencuar nga pushteti, qeveria, në një ortakëri të pahasur në mbi tre dekada. Nga qelitë e burgjeve të sigurisë së lartë, drejtojnë trafiqe, biznese e porosisin ekzekutime kundërshtarësh, paguajnë e marrin miliona euro. Deputetët, prokurorët, policët, biznesmenët, gjyqtarët, funksionarët publikë e mediatikët, hallka të këtij zinxhiri të gjatë që vetëm trashet.

Ndoka, Rraja e Ndreca, tre deputetë e ish-deputetë socialistë shfaqen herë vrasës mes vedit, më tej në trafikun e drogës, për të mos munguar asnjë orë si shtabe elektorale zgjedhore të partisë qeverisëse.

Erion Veliaj kthehet me një turrë drejtorë të tij, në procedim penal, nga Inceneratorët e shumë dosje të tjera në Bashkinë e Tiranës, ku nuk mungon Ndrangheta, vjen për t’u dhënë hesap “kolegëve” për pastrim parash, tashmë jo për të ardhura fiqsh e pensionesh. Qelia është një firmosje larg, mungesa e së cilës fajëson prokurorët.

Olsi Rama vëllai i kryeministrit, kthehet në hetim, në dosjen e vitit 2014-të, kur përdorte një nga mjetet e pronarëve të laboratorit të parë të kokainës në Shqipëri, atë të Xibrakës. Aso kohe ua “hodhën” gjermanëve me dekonspirim e mosveprim, por shakatë me miellin e perëndimit, duket se nuk po ecin më. Hetimi pasuror ndaj Olsit do të përfshijë dhe vëllanë, sipas përcaktimit ligjor të Antimafias.

Miliarda euro droge e korrupsioni investohen në Tiranë dhe bregdet. Edi Rama nuk mund të jetë qorri dhe shurdhi i pafajshëm në këtë rrënim të pushtetit e shtetit, kur është dorëzuar te Mafia gjithçka. Edhe horrnaja e gjoja takimeve patriotike në Greqi, Itali, etj, nga para mafioze mundësohet.

Prokuroria e Posaçme jep shenja mungese të këllqeve të duhura, akoma pas tre vitesh, ta thërrasë në dëshmi Ramën. Ndërsa drejtësia amerikane e ka dënuar pas vetëpranimit fajtorin e tij bashkëpunëtor, Charlees McGonigal, ish-drejtorin e kundërzbulimit të FBI, të korruptuar nga zyra e kreut të qeverisë shqiptare.

Ministrat e këtij kabineti janë thuajse të gjithë të pandehur të Prokurorisë së Posaçme, një e treta e bashkiakëve të dënuar, ose në pritje gjykimi. Ministra, deputetë, prokurorë, gjyqtarë, funksionarë të drejtësisë së medemek reformuar, drejtues të rëndësishëm policie, biznesmenë të mëdhenj e të mesëm e gazetarë janë në sofrën e madhe të Sky-Encro-s. Çudirat aty nuk sosin.

Qeverisja qëndrore e vendore, bashkë me të kapurit e mëdhenj të drejtësisë, janë organizata kriminale më e madhe në vend. Ata të grupuar në këtë banditizëm pa fre, janë organizata mafioze më e madhe në vendin tonë të vogël. Ekspansioni i saj në vende të Europës e Amerikës, si furnitore dhe shpërndarëse e kokainës, nuk njeh tkurrje, por vetëm zgjerim.

Edi Rama në çdo vend tjetër, ku pretendohet se funksionon drejtësia, do të ishte në burg, në një seksion me shumicën e ministrave, drejtorëve e kryetarëve lokalë. Në një seksion më vete do ishin njerëzit e policisë e drejtësisë, emëruar po nga ai. Oliogarkët, nëse nuk do përfundonin tej hekurave, do të përpiqeshin të sistemonin aksionet e fshehura në bizneset e tyre, dikur të shtuara nga investimi i kokainë-korrupsionit të pusht-tetit.

Etiketa: Basir CollakuEdi RamaKrim

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Mashtrimi me Piramidën, si Erion Veliaj e mbushi me lokale

Mashtrimi me Piramidën, si Erion Veliaj e mbushi me lokale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com