GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Donald Trump shtrëngon duart me Joe Biden, ja premtimi që mori në Shtëpinë e Bardhë

18:20 - 13/11/24
në Botë, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Donald Trump shtrëngon duart me Joe Biden, ja premtimi që mori në Shtëpinë e Bardhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Donald Trump sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për vizitën e tij me Presidentin Biden. Të dy do të qëndrojnë në Zyrën Ovale për të diskutuar privatisht për tranzicionin e pushtetit dhe tema të tjera.

Presidenti i sapozgjedhur Trump i ka thënë Biden se politika është “e ashpër” përpara se ta falënderojë atë për një tranzicion pushteti që parashikohet i qetë.

Është hera e parë që të dy takohen personalisht që nga debati presidencial në qershor.

Biden dhe Trump kanë shtrënguar duart miqësisht, ndërsa ky i fundit i ka thënë se kalimi i pushtetit do të bëhet në mënyrë shumë të qetë.

Ndërkohë Melania Trump thotë se nuk ka shumë gjasa që të vendoset me kohë të plotë në Uashington në herën e saj të dytë si Zonja e Parë, thanë burimet e rrjetit CNN.

Madje duket se thyerja e traditave ka nisur që me mungesën në takimin simbolik me çiftin presidencial në ikje Jill Biden e Joe Biden sot ne Uashington.

Burimet thonin se Melania Trump ishte e zënë me promovimin e librit të saj dhe konfirmonin se ajo nuk do të jetë në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo mund të sinjalizojë se Trump kësaj here do të ketë më shumë autonomi dhe autoritet në vendimet e tij.

“Nuk jam në ankth sepse kësaj here është ndryshe, kam më shumë eksperiencë dhe njohuri. Tani nëse shkoj në Shtëpinë e Bardhë, e di se çfarë pres”, tha ajo me herët në një intervistë me rrjetin Fox News për promovimin e librit.

Melania Trump pritet të kalojë shumicën e kohës mes New York City e Palm Beach në Florida, dhe më pak në Shtëpinë e Bardhë thonë burimet e rrjetit CNN, të cilat insistonin se gjithsesi do të jetë prezentë në eventet e rëndësishme dhe detyrimet e zakonshme te Zonjës së Parë.

Të dielën ajo ishte parë në kullën Trump Tower në New York me të birin Barron.

Burimet shtojnë se ajo nuk preferon të përfshihet në eventet publike por nuk dëshiron të ketë as probleme me presidentin, teksa thuhet se ajo është shpesh “një zë i vazhdueshëm në veshin e të shoqit”.

Kur ishte Zonja e Parë, Trump kishte ruajtur një profil të ulët duke pritur gratë e liderëve botërorë dhe duke u kujdesur për vizitat e celebrimet shtetërore.

Në maj 2018, Melania prezantoi programin e saj “Be Best” në lidhje me ndihmën ndaj komunitetit për mirëqenien e fëmijëve, per krizën e drogave opiate në SHBA dhe me rreziqet e kohës online për fëmijët, shkruan CNN.

Etiketa: Biden-TrumpKryesore1

Lajme të lidhura

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot
Breaking Views

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira
Breaking Views

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
Para
Refuzohet pyetja e Edi Ramës dhe Vilma Nushit/ PS mbyll komisionin për “Check up”, voton kundër zgjatjes së afatit

Refuzohet pyetja e Edi Ramës dhe Vilma Nushit/ PS mbyll komisionin për "Check up", voton kundër zgjatjes së afatit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com