GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Donald Veshaj thyen heshtjen për herë të parë: Me Borën s’ka shanse të rikthehem prapë, e kam dashur njësoj sa të dashurat e tjera

në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
Donald Veshaj thyen heshtjen për herë të parë: Me Borën s’ka shanse të rikthehem prapë, e kam dashur njësoj sa të dashurat e tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të “Për’puthen”, por edhe për jetën e saj personale. Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, moderatorja u pyet edhe për jetën private.

Ajo tregoi se ka vendosur të mos thotë më asgjë për të dhe ta jetojë privatësisht, larg vëmendjes mediatike që merr duke qenë pjesë e ekranit.

“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja, do ishte ideale që unë të bëja punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njohë. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do ta qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, – tha Bora.

Por ndjekësit e përkthyen këtë deklaratë refuzuese dhe hezituese pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj, si një deklaratë që e nxori zbuluar pasi ajo vërtet është hidhëruar shumë. Duke qenë se pas çdo ndarje ata kishin gjetur gjuhën e komunikimit dhe ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, duket se kësaj here nuk do të ndodhë.

Ndjekësit i japin këtë shpjegim afrimitetit të saj me ish-in Vin Veli, me të cilën u panë duke pozuar si një familje për herë të parë që pas ndarjes. Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale.

Xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë. Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes. Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka çuar në këtë vendim, njohje që filloi gjatë programit “Treshat”.

Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer shpejt te njëri-tjetri. Në fillimet e tyre ata u konsideruan një nga çiftet më të përfolura, për faktin se luanin me idenë që janë më shumë kolegë që shkojnë mirë në televizion, sesa të dashur.

Ishte Bora, e cila theu heshtjen duke publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i Jugut, ku dhe celebruan kështu publikisht këtë histori dashurie të lindur në televizion. Ajo pranoi në këtë mënyrë publikisht marrëdhënien e tyre të dashurisë, ndërsa zgjodhi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji, ndonëse dukej qartazi se ishte ai, duke shkruar: “Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj”.

Ndërkohë, ata vazhdonin e informonin ndjekësit me postimet e tyre, deri në momentin që zhdukën gjithçka. Kjo ndarje erdhi vetëm pak kohë pasi Bora Zemani e çoi në tjetër nivel lidhjen me Donald Veshajn dhe çifti nisi bashkëjetesën pas ribashkimit të tyre. Kjo ishte lëvizja e parë me foto, pas një deklarate të Borës në lidhje me rëndësinë që kishte Donaldi në jetën e saj.

E tashmë të gjitha këto foto që ndërtonin ditarin e dashurisë së tyre, i kanë zhdukur. Por ndarja vjen pas disa rrëfimeve të ish-çiftit se ata e donin aq shumë njëritjetrin sa do ta kalonin jetën bashkë. Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora Zemani deklaroi se Donaldi ishte dashuria e jetës së saj.

Më pas, e ftuar te ”Shiko kush luan”, Bora tregoi se jo vetëm e kishte rregulluar marrëdhënien, por ishte e bindur se Donaldi është zgjedhuri i saj. Ajo u bë pjesë e lojërave, sfidave të ndryshme, si dhe iu përgjigj pyetjeve pikante për të rrëmbyer sa më shumë pikë për skuadrën e saj.

Një ndër pyetjet në lidhje me jetën e saj private: “A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”. Pa hezituar, moderatorja u përgjigj: “Po, sigurisht!”.

Por tashmë gjithçka që kanë thënë e jetuar i takon së shkuarës. Por çfarë thotë Donaldi tashmë që janë ndarë? Në emisionin e fundit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën. Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.

Etiketa: Bora ZemaniDonald VeshajRomeo Veshaj

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Abuzimi i tenderave me miliarda lekë për uniformat e policisë, Gjykata e Posaçme pritet të vendosë për 9 zyrtarët e arrestuar

Abuzimi i tenderave me miliarda lekë për uniformat e policisë, Gjykata e Posaçme pritet të vendosë për 9 zyrtarët e arrestuar

TË FUNDIT

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com