GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Donaldi “i kthen” surprizën Romeos, shpërthejnë të dy në lot

08:03 - 16/07/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Donaldi “i kthen” surprizën Romeos, shpërthejnë të dy në lot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse shumë herë etiketohen si “vëllezërit moskokçarës”, Romeo dhe Donaldi kanë treguar se janë shumë të ndjeshëm.

Gjatë kohës që Donaldi ishte në “Big Brother VIP” nxori në pah se ishte shumë tip emocional duke u përlotur shpesh gjatë surprizave të ndryshme që i bëheshin. E ashtu si ai edhe Romeo, që jo pak herë u shfaq me lot në sy për të vëllain.

E duket se puntata e djeshme dhe e fundit e këtij sezoni e “Më lër të flas” ka rezervuar shumë emocione për ta. Kur Donaldi ishte pjesë e ‘Big Brother’ Romeo e surprizoi me një letër të ndjerë. Sot ka qenë Donaldi ai që e ka surprizuar me një letër krah një klipi me fotot dhe videot e tyre më të bukura.

“Gjysma ime, e di që zërin e kam njësoj si ty. Kemi ardhur në jetë bashkë dhe vazhdojmë të jemi të pandarë sepse vetëm bashkë jemi të plotë. Kemi qenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin, ndoshta ti ke qenë aty më shumë për mua. Që kur ishim të vegjël ti ishe ai që më mbroje, që më falje çdo gabim dhe më dhuroje çdo gjë që ishte e jotja. Nëse do mundeshe e di që je i gatshëm të më dhurosh edhe shpirtin.

Më kujtohet kur ishim të vegjël, ndoshta nuk kishim as veshje e lodra sa do donim, por kishim ëndrra që do të rriteshim dhe ato ëndrra do t’i bënim realitet. Ti gjithmonë i ke marrë iniciativat i pari, ke qenë ai që hidheshe i pari në çdo vështirësi sepse nuk doje të na përfshije edhe ne. na doje çdo të mirë. Nuk ke menduar asnjëherë për vete, nuk ke dashur asgjë për vete.

Kemi 27 vite jetë dhe ti je i vetmi që ke bërë çdo gjë për mua. Ke qenë gjithmonë aty për mua në çdo lot, vuajte apo vështirësi që kam kaluar. Më ke dhënë forcë dhe mbështetje ndaj sot jam unë që dua të bëj diçka për ty. Nuk është shumë në krahasim me gjërat dhe sakrificat që ti ke bërë për mua. Por dua të them përmes këtij klipi se do jem gjithmonë aty për ty. Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm.”-thoshte Donaldi në klipin e tij që i përloti të dy.

 

Etiketa: Donald VeshajRomeo Veshaj

Lajme të lidhura

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Para
Pas teorive me krokodilë, presidenti i Brazilit: Kam planin për përfundimin e luftës në Ukrainë

Pas teorive me krokodilë, presidenti i Brazilit: Kam planin për përfundimin e luftës në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht...

Lexo më shumë
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com