GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Donatorët zotohen se do të ndajnë mbi 1 miliard dollarë për Afganistanin

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Donatorët zotohen se do të ndajnë mbi 1 miliard dollarë për Afganistanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se donatorët ndërkombëtarë janë zotuar se do të ndajnë mbi një miliard dollarë ndihma për Afganistanin.

Konferenca e donatorëve – me përfaqësues nga rreth 40 vende – u mbajt të hënën në Gjenevë të Zvicrës.

“Kjo konferencë i ka përmbushur plotësisht pritjet e mia sa i përket solidaritetit me njerëzit e Afganistanit”, tha Guterres.

Kombet e Bashkuara vlerësuan më herët se Afganistanit i duhen mbi 600 milionë dollarë deri në fund të vitit, për të shmangur krizën humanitare.

Grupi i parë i refugjatëve afganë ka arritur në Kosovë më 29 gusht, 2021.

Afganistani ka rënë nën kontrollin e talebanëve më 15 gusht.

Donatorët e huaj kanë siguruar më shumë se 75 për qind të buxhetit të këtij vendi, por ato pagesa janë ndalur kur militantët islamikë kanë marrë kontrollin.

Përveç kësaj, Afganistani është duke u përballur me thatësi të madhe.

Gjendjen e kanë rënduar edhe luftimet e viteve të fundit midis militantëve talebanë dhe forcave qeveritare, të mbështetura nga Perëndimi.

Më 7 shtator, talebanët kanë formuar Qeverinë e tyre.

Shumë vende kanë shprehur gatishmëri për të ofruar ndihmë humanitare, por edhe hezitim për t’iu dhënë qindra miliona dollarë talebanëve.

Talebanët kanë sunduar Afganistanin edhe në vitet 1996-2001, me një interpretim të ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit, i cili ka kufizuar ndjeshëm të drejtat e njeriut.

Pavarësisht shqetësimeve, Guterres tha se “është e pamundur të sigurohet ndihmë humanitare brenda Afganistanit pa u angazhuar me autoritetet de facto”.

Ai shtoi se “është shumë i rëndësishëm angazhimi me talebanët në këtë moment”.

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje talebanëve që t’u japin punonjësve të ndihmës qasje të papenguar. / REL

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Berisha zbulon lëvizjen e tij: Do kthehem ne foltore, do komunikoj me bazën

Berisha zbulon lëvizjen e tij: Do kthehem ne foltore, do komunikoj me bazën

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com