GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Largohet nga detyra kryebashkiakia e komanduar e Bashkisë Himarë – Letra e dorëheqjes

10:31 - 05/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Largohet nga detyra kryebashkiakia e komanduar e Bashkisë Himarë – Letra e dorëheqjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen pas rreth 2 muajsh si kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë. Vendimi për t’u dorëhequr nga pozicioni i kryetares së komanduar të Himarës ishte për arsye personale dhe pamundësi në realizimin e detyrës, sipas letrës së dorëheqjes së Balës.

Tashmë ,sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që pritet të mblidhet të premten për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar. Raportohet se socialistët kanë gjasa të propozojnë Arqile Bollanon.

Në 29 Mars të 2024-ës, Këshilli Bashkiak i Himarës votoi mes tensionesh Blerina Balën si kryetaren e re të komanduar. Me 15 vota pro dhe 4 kundër, Këshilli vendosi që Blerina Bala të ushtrojë detyrat e kryebashkiakes deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Komandimi i Blerina Balës në krye të Bashkisë së Himarës erdhi pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e shpërdorimit të detyrës për tjetërsimin e 2 pronave.

Ndërkohë Fredi Beleri, i cili në 14 Maj u zgjodh kryetar i Bashkisë vuan në burg dënimin me 2 vite heqje lirie për veprën penale të blerjes së votave, dhënë nga shkalla e parë.

Letra

“Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua”, shkruan Balla në letrën e dorëheqjes.

“Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për te vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himare”, shton.

“Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicion i Kryetares së Bashkisë Himarë. Dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe çdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe. Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për çdo gjë që kemi arritur së bashku”, mbyllet letra.

Letra e dorëheqjes së Blerina Ballës
Etiketa: Blerina BalaHimare

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Marrëveshja për emigrantët/ Media italiane: Ja kush është hartuesi “kyç” i paktit Rama-Meloni

“Bllofi elektoral 800 mln euro”, DW raporton për vizitën e Melonit në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com