GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dorëzimi i bilanceve në e-Albania. Kujdes! Dokumentacionet duhen me nënshkrimin elektronik!

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëzimi i bilanceve në e-Albania. Kujdes! Dokumentacionet duhen me nënshkrimin elektronik!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muaji korrik shënon fluksin e lartë të bizneseve që masivisht i drejtohen portalit e-Albania për të depozituar bilancet vjetore pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Bizneset shqiptare dhe të huaja, të regjistruara në Regjistrin Tregtar, ftohen të kryejnë depozitimin e dokumentacioneve brenda datës 31 korrik. e-Albania ofron një procedurë të shpejtë që finalizohet në pak minuta nga administratorët apo personat e autorizuar. Por bizneset (administratorët apo personat e autorizuar prej tyre) ftohen të kenë kujdes me procedurat e depozitimit, pasi pasqyrat financiare dhe dokumentacionet e tjera përmbledhëse vjetore duhet të ngarkohen në formularin elektronik të aplikimit, vetëm pasi të kenë nënshkrimin elektronik, një aset i çmuar i arritjeve të digjitalizimit në Shqipëri, që jep mundësinë e firmosjes së një sërë dokumentesh elektronikisht, kudo dhe kurdo.

Si funksionon procedura?

Shërbimin e posaçëm bizneset e gjejnë tek e-Albania të emërtuar si: Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj: Submission of financial statements and audit reports (for entities with Albanian and/or foreign administrators – https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12582)
Shumica e bizneseve tashmë janë mësuar me ritualin e depozitimit të dokumenteve më sipër.

Portali e-Albania ka publikuar një video orientuese për hapat që duhet të kryhen deri në finalizimin me sukses të formatit të aplikimit https://youtu.be/KL-i-I-t_lk

Procedura rutinë kryhet vetëm në pak minuta dhe ngarkimi i dokumentacioneve nuk merr aspak kohë. e-Albania garanton përdoruesit për një shërbim cilësor dhe pa vonesa, duke u dhënë mundësinë bizneseve që edhe në rast se administratori apo personi i autorizuar nuk e kanë ende nënshkrimin elektronik, mund ta përfitojnë mundësinë falas me një afat vlefshmërie dy javore, duke përdorur shërbimin: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13521) dhe duke zgjedhur në formularin e aplikimit, opsionin e aplikimit për regjistrim fillestar.

Në total, janë mbi 20 mijë subjekte në të gjithë vendin që kanë detyrimin të depozitojnë bilancet për vitin paraardhës pranë QKB-së, ndërkohë që ky është viti i 8-të i depozitimit online me anë të portalit qeveritar e-Albania.

Etiketa: dokumentacionee-Albanianenshkrim

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Ofertë joshëse për sulmuesin kuqezi, 1 milion dollarë nga Ukraina

Ofertë joshëse për sulmuesin kuqezi, 1 milion dollarë nga Ukraina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com