GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DOSJA/ 250 kg kokainë drejt Anglisë, Hoxhosmani i mërzitur pas sekuestros: U shkatërrova, 1.5 mln euro dëm për 1 muaj

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
DOSJA/ 250 kg kokainë drejt Anglisë, Hoxhosmani i mërzitur pas sekuestros: U shkatërrova, 1.5 mln euro dëm për 1 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Alibej në bashkëpunim me biznesmenët Artur Hoxhosmani dhe Elidon Skëndaj bashkë me Ilir Lloshin kishin porositur 250 kg kokainë që përmes kanalit të La Manshit në Francë do ta kalonin për trafik në Britaninë e Madhe në prill 2020, por droga u sekuestrua. Për këtë dërgesë janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët deri më tani në dosjen e GJKKO për masat e sigurisë, dalin ende të paidentifikuar.

Nga kjo dërgesë, 30 kg kokainë ishin ‘pjesa’ e biznesmenit Artur Hoxhosmani, i cili në një komunikim në SkyECC me një prej anëtarëve të grupit, thotë se droga iu sekuestrua, ndërsa shfaqet i mërzitur edhe për dërgesa të tjera që kishin pasur të njëjtin fat. 1.5 mln euro, thotë Hoxhosmani, se ka humbur brenda një muaji për shkak të drogës që i është sekuestruar.

Artur Hoxhosmani: Dhe dje humba 30 copë, vëlla.

Anëtar i grupit i paidentifikuar: Ku i humbe?

Artur Hoxhosmani: Kamioni më doli në rrugë, për dreq motrës – të gjitha gjërat në Holandë ishin aty. 237 copë gjithsej. Vetëm unë humba 30 copë. Më ka shkatërruar. 1.5 milionë për një muaj.

Në bisedat më tej, Hoxhosmani flet me anëtarin e grupit për tu siguruar që droga po kalon e sigurt në kamionin e fshehur mes paletave të drurit, por aty kupton që kokaina i është sekuestruar. Hoxhosmani habitet për sekuestron, duke thënë se në lajme ende nuk ka dalë njoftimi.

“Se në lajme nuk ka dalë ende asgjë. Çfarë thua? Ka shoferi se kanë kap”, shkruan Hoxhosmani.

Sekuestro e kësaj sasie kokaine shkaktoi një përplasje mes Hoxhosmanit dhe biznesmenit në kërkim, Elidon Skëndaj, i njohur edhe me dy emra të tjerë si Devid Patrut dhe Devid Boraj. Skëndaj i kujton biznesmenit Hoxhosmani se kjo punë nuk ka siguri.

“Nuk erdha un te ty, erdhe ti te mu. Siguri në këtë punë s’ka. Kaq din me thënë unë. Dhe bën gabim që shkruan këto sms pa lidhje”, i thotë Skëndaj- Hoxhosmanit.

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ishte personi që garantonte kalimin e drogës përmes kamionit, fakt ky i konfirmuar nga një bisedë që ai bën në SkyECC me një prej anëtarëve të grupit, ende i paidentifikuar.

Në ngarkesë ndodhej e fshehur sasia prej 237 pako “panine”, që Alibej i referohej kokainës, ndërsa anëtarit të grupit i dërgon foton e targës së kamionit që po transportonte kokainën dhe të shoferit rumun. Kushdo që dëshiron të marrë pjesën e tij, thotë Alibej, të shkojë në ambientet e doganës dhe ta tërheqë pasi e ka 100% të sigurt. Por, më pas lajmi mbërriti edhe tek Alibej për sekuestron.

“Kush i do paninet e veta vlla tiki ti marri në doganë, atje i ka 100%”, thotë Alibej.

Edhe Ilir Lloshi ka lexuar lajmin për sekuestron e drogës dhe një foto të artikullit që ka shkruar për kapjen e kokainës ia dërgon edhe një prej anëtarit të grupit, i cili është i paidentifikuar. Por, pavarësisht se i tregon atij se është mërzitur për sekuestron e kokainës, 15 kg prej të cilave ishin pjesa e tij, Ilir Lloshi thotë se nuk do të heqë dorë nga trafiku i drogës. “Jo, s’mërzitem se do punojmë fort”, i thotë Lloshi anëtarit të grupit.

Ishte hetimi që SPAK kishte nisur për grupin kriminal që kishte planifikuar atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja që çoi në zbulimin e grupit që mbushi me kokainë gjithë Europën. Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe biznesmenët Artur dhe Klevis Hoxhosmani, bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro.

Nga operacioni u sekuestruan 43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane, si dhe 3 makina, përfshirë një luksoze, Mercedes Benz AMG G63. U bllokua gjithashtu një skaf luksoz, prodhim i vitit 2025. Nga kontrollet u gjetën edhe 2 orë luksi, Rolex dhe Richard Mille, 16 celularë, 19 karta bankare ndërkombëtare dhe të dhëna llogarish të huaja bankare në Dubai, Gjermani, Itali dhe Panama. U sekuestrua gjithashtu një dron profesional, 8 hard disqe dhe pajisje të tjera elektronike të sofistikuara. Në shtëpinë e Artur Hoxhosmanit u gjetën 3 pistoleta pa leje.

Etiketa: Elidon SkëndajErion AlibejHoxhosmaniIlir LloshiPlarent dervishaj

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Tritoli te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej të dyshuarve! 46-vjeçari i dha motorin autorit! Borxhi 50 mijë euro, pista e hetimit

Tritoli te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej të dyshuarve! 46-vjeçari i dha motorin autorit! Borxhi 50 mijë euro, pista e hetimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com