GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “5D”, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg drejtorët e Veliajt

13:54 - 07/11/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pastrim parash”, dy ish-drejtorëve të Erion Veliajt iu shtohet një tjetër akuzë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Posaçëm nuk ndryshoi masat e sigurisë për dy nga ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për dosjen “5 D”.

Redi Molla dhe Mariglen Qato do të mbeten përsëri në qeli, teksa Gjykata e Lartë i kishte kërkuar shkallës së dytë të rishqyrtonte masën që kishte dhënë në muajin Maj të këtij viti, ku kishte lënë në fuqi shkallën e parë të GJKKO.

Por edhe pas rishqyrtimit, mbeti në fuqi e njëjta masë.

Në vendimin e marrë ditën e sotme (7 Nëntor) bëhet me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, u shpreh për çështjen me nr. 58 akti, të datës 11 Nëntor, me kërkesë të avokatëve të të dyshuarve që qëndrojnë prej gati një viti në paraburgim.

Kjo çështje regjistrimi, ishte e kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, të datës 3 Maj 2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Në fund të njoftimit të gjykatës, theksohet se u vendos për: “Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dy personat nën hetim Mariglen Qato dhe Redi Molla”.

Pra janë lënë në fuqi masat e “arrest me burg”për dy ish-bashkëpunëtorët e Erion Veliajt, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Vetë kryebashkiaku Veliaj, pavarësisht indiceve dhe provave si i përfshirë në aferë, ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë penale.

Sipas SPAK, dy drejtorët e Erion Veliajt, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si drejtues të Ujësjellësit, i kanë dhënë tendera një kompanie që de facto ishte në pronësi të tyre. Kontrata të tjera kanë marrë dhe nga vetë institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj, si dhe ente të tjera në varësi të Bashkisë Tiranë, duke përdorur pushtetin e tyre si të zgjedhurit e Veliajt. Vlerësohet se paratë e përfituara nga procedurat tenderuese i kalojnë 30 milionë euro. Kompania e drejtorëve të Veliajt ka përfituar nga bashkia Tiranë disa leje ndërtimi. Po ashtu, rezulton e lidhur me një hotel në Durrës që ka marrë nga qeveria “statusin special” që konsiston në falje të taksave. Një komunikim konfidencial i një punonjëseje të firmës së Mollës e Qatos sugjeron se bosi i vërtetë i hotelit në Durrës dhe kompanisë “5 D” që thithte paratë e taksapaguesve është vetë shefi i bashkisë, Erion Veliaj.

Opozita ndërkohë, që proteston në mënyrë periodike para bashkisë së Tiranës, e cilëson kryebashkiakun “kokën e bandës së drejtorëve hajdutë”.

Etiketa: 5ddosja 5dKryesore1

Lajme të lidhura

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Para
Incidenti ndaj Presidentes Osmani në Shkup/ MPB kallëzon truprojën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

Osmani: Nuk takohem me Vuçiç, takimet e dialogut kryhen në Bruksel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com