GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “5D”, Këlliçi: 26 persona të tjerë nën hetim

10:13 - 08/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari Hoxha: Drejtorët banonin në të njëjtin kompleks me Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 28 mars, me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi 9 urdhër-arreste, kryesisht për zyrtarë të bashkisë së Tiranës, të cilët akuzohen për veprat penale “Shkelje e barazisë në tendera” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.dosja 5

Nga 9 masat e sigurisë, tre janë “Arrest në burg” dhe gjashtë të tjera janë “Detyrim paraqitje”. Masa e arrestit në burg u firmos për ish-drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato dhe për ish-drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla. Gjithashtu, masa e sigurisë “Arrest me burg” u lëshua edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet tashmë në burg për aferën me inceneratorët.

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “7pa5” të moderuar, deklaroi se lidhur me këtë çështje janë edhe 26 persona të tjerë nën hetim.

Këlliçi: Janë 26 persona nën hetim. Ka qenë një zinxhir i tërë i bashkisë Tiranë që ka funksionuar në kuadër të 5D. 5D është kompania e cila quhet 5 drejtorët, e themeluar në vitin 2016 pasi Veliaj mori mandatin e parë të bashkisë Tiranë. Kjo tregon dhe mentalitetin që kanë pasur qëkur kanë hyrë, për tu pasuruar në kurriz të shqiptarëve. Është një kompani që ka ndërruar dy herë emrin. Këta merrin tenderat e bashkisë duke qenë vetë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, duke qenë vetë dhe titullarë të institucioneve. Kemi të bëjmë 100% me vjedhjen e parave publike.

Ai thotë se SPAK ka bërë një punë të mirë, por sipas Këlliçit duhet të shkohet te përgjegjësi.

Këlliçi: Është bërë një punë e mirë, por nëse nuk shkohet në krye…Erion Veliaj është personi përgjegjës. Është e faktuar, e thonë punonjësit e kompanisë 5D. Janë zbuluar përgjime ku del që një punonjëse i thotë punonjëses tjetër “ky hoteli në Durrës është i lali Erit”. Nuk kemi të bëjmë me një tender, kemi të bëjmë me të paktën 30 mln euro. Po të ishte një rast mund të dilte Veliaj dhe të thoshte “këta janë të korruptuar s’di gjë”.

Sa i përket heimeve, Këlliçi kërkon që SPAK të gjejë ku kanë shkuar paratë.

Këlliçi: Problemi që kam me SPAK është nuk i shkohet deri në fund çështjeve, e dyta nuk i shkohet deri në fund parave. Ne duhet të kuptojmë ku janë paratë, ku kanë shkuar. Unë kam ndërhyrë në rastin e inceneratorit të Tiranës, duke e ndihmuar organin e akuzës. Kam kërkuar që këto para t’i kthehen buxhetit të shtetit sepse janë paratë e qytetarëve. Arben Ahmetaj ka thënë që pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Akuzat nuk vijnë vetëm nga opozita, vijnë edhe nga radhët e tyre. Po të shikoni si kanë operuar këta që vitet që kanë pasur mundësi të vjedhin flitet për shuma marramendëse. Kanë harxhuar 1.6 mln euro për udhëtime, mbaj përgjegjësi të plotë për këto që po them. Pushime në Dubai, Venecia, në qytetet e botës dhe i kanë bërë me paratë e qytetarëve. Mua pak më intereson pjesa penale, mua më interesojnë paratë. Të pakëtn SPAK duhet të thoshte ku kanë shkuar. E vetmja mundësi që Veliaj ka është të shantazhoijë Edi Ramën sepse ai di shumë zullume dhe zullumet i kanë bërë baskë. Vetëm kështu mund t’i shpëtojë drejtësisë. E rëndësishme është që të gjendjen ku kanë shkuar paratë dhe të shkojnë në buxhetin e shtetit.

Etiketa: 5dBelind Kellicidosja 5 DKellici

Lajme të lidhura

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Para
Babai i drejtoreshës që iu dogj makina: Çfarë pashë në kamerat e sigurisë

Babai i drejtoreshës që iu dogj makina: Çfarë pashë në kamerat e sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”. “Ky...

Lexo më shumë
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26
Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com