GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “5D”/ Si firma e drejtorëve dhe “Fusha shpk” fituan tenderin e dyshimtë 2 mln Euro për rrugën e Vlorës

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “5D”/ Si firma e drejtorëve dhe “Fusha shpk” fituan tenderin e dyshimtë 2 mln Euro për rrugën e Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “5D Konstruksion” nën hetim për skandalin e abuzimeve të korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, duket së nuk është kufizuar në firmosjen e tenderave nga autoriteti kontraktor Bashkia e Tiranës, por ka shkuar dhe më tej në marrjen e projekteve të mëdha.

Në dosjen e SPAK-ut është evidentuar një komunikim i një prej punonjësve të shoqërisë “5D”, e cila në komunikimet e zhvilluara në muajin shkurt të vitit 2021 tregon për një procedurë prokurimi që “5D”-ja ka fituar.

Nga verifikimet rezulton se bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën e këtij qyteti procedurë prokurimi e fituar nga shoqëria “5D” dhe “Fusha shpk”, ku dyshohet se është përfituar nëpërmjet procedurave të paligjshme.

Për këtë procedurë, në arsyetimin e saj, Apeli shprehet se nga ana e Prokurorisë nuk kanë një analizë për mënyrën se si është fituar kjo procedurë, raporton “Ora News”, duke iu referuar vendimit të gjykatës.

Sipas të njëjtit burim, Prokuroria e Posaçme ka evidentuar gjithsej 12 procedura prokurimi, e ndërsa besohet se shoqëria “5D” ka nën dyshim edhe 11 tendera që mund të jenë subjekt hetimi për SPAK-un.

Tenderi

Tenderi në fjalë është tenderuar në Tetor 2021 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, asokohe i drejtuar nga Evis Berberi – sot pas hekurave nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë 15 kompani, mes tyre edhe bashkimi i operatorëve “Fusha” dhe V.A.S Konstruksion (firma që sipas SPAK zotërohet de facto nga drejtorët e Veliajt Mariglen Qato dhe Redi Molla).

Fusha dhe V.A.S Konstruksion alias 5D Konstruksion u renditën të 11-tët në listën e ofertave me vlerën më të ulët të propozuar pranë ARRSH-së. Diferenca mes ofertës së Fushës e 5D dhe asaj më të ulët ishte plotë 700 milionë lekë. Megjithatë, bashkimi i operatorëve Fusha e 5D u shpall fitues dhe arkëtoi rreth 2 mln euro pasi të gjitha kompanitë e tjera që paraqitën ofertë më të ulët, u s’kualifikuan. Tenderi ka pasur ankesa që nuk janë pranuar nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Procedura është klasifikuar me flamur të kuq nga portali i specializuar për analizën e tenderave “Open Data” për shkak të “s’kualifikimit të të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit”.

Një klasifikim i tillë tregon se procedura ka rrezik të lartë korrupsioni, siç dyshon dhe gjyqtari i Apelit të Posaçëm.

Klasifikimi i tenderitme “flamur të kuq” nga “Open Data”
Etiketa: 5ddosja 5dFusha shpk.Kryesore1

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Vijon zjarri në Theth, flakët favorizohen nga era

Vijon zjarri në Theth, flakët favorizohen nga era

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com