GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK

12:15 - 16/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku kanë hyrë në një fazë të re, me marrjen në pyetje të disa biznesmenëve që kanë përfituar fonde publike përmes tenderave të fituar në lote të ndryshme të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Sipas burimeve, faza e pyetjeve ka nisur menjëherë pas kontrolleve të ushtruara në bizneset përkatëse dhe sekuestrimit të aparateve telefonike dhe pajisjeve kompjuterike. Një pjesë e këtyre pajisjeve është kqyrur, ndërsa të tjera janë dërguar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kibernetike pranë SPAK.

Biznesmeni i parë i thirrur për të dëshmuar ka qenë Ram Geci, i cili u paraqit në SPAK javën e kaluar dhe u mor në pyetje nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, në pritje të fletë-thirrjeve janë edhe biznesmenë të tjerë që, sipas hetimeve, kanë zhvilluar takime apo komunikime me Ballukun në kohën kur ajo drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lista e personave që pritet të thirren për të dëshmuar përfshin emra si Sindi Dushku, drejtoresha e kabinetit të Ballukut, Sadik Ismailaj i kompanisë “Alb-Star”, Pëllumb Salillari, Ilir Shtufi, Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj, si dhe Bledar Starova, Eduart Çohadari, Ardit Metaliaj, Iljan Metaliaj, Çuman Sejdiaj, Gramos Dalipi, Bledar Lloshi, Giovanni Pascale, Vladimir Pjetërgjokaj, Enea Kaçi, Basri Troci, Besmir Çako, Ervis Toska, Ergys Senka, Spartak Demiraj, Leonard Proko, Arbër Abazi dhe Artan Sako.

Sipas burimeve pranë prokurorisë, këta persona kanë përfituar tendera në ministrinë që drejtohej nga Balluku, ndërsa në disa raste dyshohet për takime me qëllim ndarjen e loteve për punimet në ndërtimin e Unazës së Madhe. Aktualisht, asnjë prej biznesmenëve të përmendur nuk është marrë zyrtarisht nën hetim.

Ndërkohë, SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun për akuzat që lidhen me paracaktimin e fituesve në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe për shkelje në shtatë procedura që lidhen me dosjen e Unazës së Madhe. Më 31 tetor, ndaj saj u caktua masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe pezullimi nga detyra si ministre dhe zv/kryeministre.

Pas përplasjes institucionale me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, SPAK ka kërkuar nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e saj. Kërkesa ende nuk është shqyrtuar, pasi Komisioni i Mandateve e ka shtyrë disa herë mbledhjen përkatëse.

Etiketa: BallukubiznesmeneSpak

Lajme të lidhura

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit
Breaking Views

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit

19:28 - 09/03/26
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar
Breaking Views

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun
Lajme

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

15:40 - 09/03/26
Para
Kushte skandaloze! Qendra shëndetësore në Fier me myk, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor

Kushte skandaloze! Qendra shëndetësore në Fier me myk, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen
Breaking Views

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen

20:27 - 09/03/26

Filantropi dhe mendimtari i njohur amerikan me rrënjë shqiptare, Nicolas Berggruen, dhe vëllai i tij, historian arti, Olivier Berggruen, u...

Lexo më shumë
Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit

19:28 - 09/03/26
Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

18:55 - 09/03/26
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com