GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja Bollano/ Si e fundosi Jorgo Goron tapia e falsifikuar, kallëzimi që erdhi nga qelia

21:38 - 12/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Dosja Bollano/ Si e fundosi Jorgo Goron tapia e falsifikuar, kallëzimi që erdhi nga qelia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi aktual i komanduar i Bashkisë Himarë, Arqile Bollano, i cili e mori këtë detyrë vetëm një muaj më parë, pas dorëheqjes së Blerina Balës, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme sipërfaqe të mëdha toke në bregdet.

Por si i pëfitoi Bollano, mijëra metra katrorë tokë në Himarë?

Sipas të dhënave, dosja ndaj Arqile Bollanos në dyshimet se ka përfituar padrejtësisht pronë u trasferua nga prokuroria e Vlorës në SPAK një muaj përpara se ai të mandatohej për të qenë kryetar i komanduar i Himarës.

Dosja Hetimore

Si rezultat i veprimeve të Bashkisë Himarë, shtetasi Arqile Bollano ka përfituar sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, datë 25 Gusht 2016, një sipërfaqe toke prej 4 263 m2. Kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme pasi hetimi ka provuar se shtetasi Arqile Bollano është trajtuar me tokë bujqësore bazuar në Ligjin ‘Për Tokën’ sipas AMTP, datë 8 Mars 1996, me sipërfaqe totale 7 700 m2.

E gjithë kjo procedurë e cila më pas përfundoi në një aferë korruptive, u krye në sytë e Këshillit Bashkiak të Himarës, që në vitin 2015 drejtohej nga Jorgo Goro.

Këshill Bashkiak që pasi shqyrtonte kërkesat e familjeve që pretendonin se në vitin 1992 kishin marrë më pak tokë bujqësore se çduhej, vendoste edhe se kush do të ishin përfituesit.

Në këtë rast edhe familja Bollano, pavarësisht se nga hetimet del se kjo tokë nuk i takonte aspak.

Por mesa duket duke shfrytëzuar afrimitetin me Partinë Socialiste që jo vetëm ishte në pushtet, por drejtonte edhe Bashkinë Himarë si dhe Këshillin Bashkiak, mundi ta kishte më të lehtë për ta shtënë në dorë këtë sipërfaqe toke.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Jorgo Goro  në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, gjatë procesit të trajtimit të kërkesës së paraqitur nga shtetasi Arqile Bollano dhe më tej pajisjen e këtij shtetasi me aktin e marrjes së tokës në pronësi, ka kryer veprime/mosveprime në kundërshtim ligjin ‘Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore’, i ndryshuar, si dhe VKM ‘Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore’, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Për këto arsye, ndaj Jorgo Goros krahas masës së parë të sigurisë për rastin e tjetërsimit të pronës së përfituar nga ish-deputeti socialist Artan Gaçi me kërkesë të SPAK u caktua nga gjykata një mase e re sigurie ‘arrest me burg’.

SPAK ndërkohë po heton për të identifikuar përgjegjësinë e personave të tjerë të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave, përfshirë dhe përfituesin e pronës Arqile Bollano.

Jorgo Goro, i cili drejtoi për tre mandate Bashkinë Himarë dhe pretendoi edhe një të katërt përballë Fredi Belerit në zgjedhjet e vitit 2023, është një tjetër kryebashkiak që ndodhet nën masën e arresti me burg.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ka kryer tjetërsimin e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave shtet në Himarë

Kjo në favor të personave të lidhur me pushtetin, siç është edhe përfitimi nga shoqëria në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit aktual të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Të cilit, iu sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 5 512 m2 truall, në zonën e lakmuar bregdetare të fshatit Gjilek në Dhërmi.

Sekuestro preventive e cila u vendos pas dyshimeve të krijuara nga SPAK, për falsifikim të akteve të marrjes në pronësi të kësaj parcele toke.

Ku i pari që trokiti në dyert e Prokurorisë së Vlorës, në vitin 2021, ishte Mihallaq Bonjaku, i cili pretendonte se i ishte vjedhur prona.

Ose më saktë një pjesë e pronës mbi të cilën Artan Gaçi, ishte shpallur ‘investitor strategjik’ dhe kishte nisur ndërtimin e një resorti luksoz.

Mihallaq Bonjaku

Maj 2021

Lidhur mbi mënyrën e fitimit të pronësisë si dhe titullit të pronësisë së shtetasit Foto Mëhilli, pretendimi im është se akti i marrjes së tokës në pronësi me nr.9677 që bën fjalë për një sipërfaqe prej 5 512 m2 të familjes Mëhilli, është falsifikuar.

Nga krahasimi i  dokumentacionit të listës së përfituesve të tokës bujqësore në fshatin Gjilek, Dhërmi, shtetasi Foto Mëhilli ka përfituar tokë në pronësi me sipërfaqe totale prej 1200 m2, e cila për më tepër ka vendodhje tjetër me atë që ai pretendon sot.

Por ndërsa Mihallaq Bonjaku, duket se i kishte humbur shpresat te drejtësia, nga brenda qelisë ku ndodhej i ndaluar me urdhër të SPAK për krim zgjedhor, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, kallëzoi biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshorten e tij Olta Xhaçka dhe kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

SPAK pas arrestimit të Goros dhe firmosjes së masave për disa zyrtarë të tjerë,

Prokuroria në muajin maj të këtij viti njoftoi se kishte sekuestruar edhe sipërfaqen tjetër prej 5080 metra katrorë tokë, mbi të cilën Artan Gaçi po zhvillon investimin strategjik.

Hetimi i SPAK

Ka dyshime se personat nën hetim kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5 080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespondon rrethanave faktike në terren.

Ky planvendosje ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5 512 m2 të sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme.

E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat. /News24/

 

Etiketa: Arqile BollanohimaraKryesore1

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Tragjedi e rëndë! Shembet skela, disa të vdekur

Tragjedi e rëndë! Shembet skela, disa të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com