GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e Alda Klosit gati për Gjykatë, çfarë zbuloi eksperti kontabël për pasurinë e ish-zyrtares….

16:14 - 15/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekspertim kontabël për pasurinë e Alda Klosi, ‘besnikes’ së Ahmetajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës është njohur zyrtarisht me aktin e ekspertimit kontabël të zhvilluar për llogari të hetimit pasuror ndaj Alda Klosit, ish-zyrtare në Ministrinë e Financave.

Qëllimi i prokurorisë për kryerjen e një ekspertimi financiar, ishte për të zbuluar origjinën e ligjshme financiare të pasurive që janë në emër të Klosit, bashkëshortit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

“Ora News” ka mësuar se ekspertiza ka nxjerrë me bilanc pasuror negativ ish-drejtoreshën, duke provuar kështu dyshimet e prokurorëve të Tiranës.

Pas njohjes me rezultatet e ekspertizës financiare, tashmë prokuroria e Tiranës ka nisur procedurat e mbylljes së çështjes penale me qëllim dërgimin si të pandehur në gjykatë të ish-zyrtares së ministrisë së Financave Alda Klosit, pastrueses së saj Rozeta Dobit dhe djalit të kësaj të fundit Havier Dobi.

Aktualisht Alda Klosi vijon të qëndrojë e izoluar në ambientet e Burgut të Grave në Tiranë.

Ish-zyrtarja, e konsideruar si një nga bashkëpunëtoret e besuara të ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, u arrestua në fillim të muajit Shkurt 2023, si person i dyshuar për posedimin e paligjshëm të 550 mijë euro, të sekuestruara në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.

Arrestimi i Klosit erdhi, menjëherë pas dëshmisë së Rozetës dhe djalit të saj Havier Dobi. Mes dy grave të arrestuara, Klosi dhe sanitares Dobi, prokuroria ka realizuar dy ballafaqime.

Por në përballjen e tyre, dy mikeshat kanë mbajtur qëndrime të kundërta pasi ish-zyrtarja flet dhe i qëndron versionit për vjedhjen e shumës 120 mijë euro.

Ndërsa Dobi, tregon se me lejen e Alda Klosit ka marrë nga banesa e saj, mbi 500 mijë euro për ti fshehur në shtëpinë e saj që ndodhet në zonën e “Astirit”.

Të dy zonjat e përfshira në këtë çështje ndodhen në masën “arrest në burg”, ku Rozeta Dobi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi.

Ndërsa Alda Klosi, akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Sipas policisë, shuma prej mbi 400 mijë eurosh e sekuestruar në shtëpinë e sanitares pas arrestimit të saj është e pa justifikuar me burime të ligjshme nga ana e ish-zyrtares Klosi, raporton Ora News.

Etiketa: alda klosieksperti kontabelpasuria

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
Manjani-Ramës: Në jug bën si patriot, në Veri bëhesh tradhëtar, në Tiranë bën si…

Manjani-Ramës: Në jug bën si patriot, në Veri bëhesh tradhëtar, në Tiranë bën si…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com