GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e Ballukut, Rama merr në mbrojtje vartësen e tij: Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, dujke vijuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së fundvitit, duke iu referuar dosjes së Belinda Ballukut, u shpreh se mesazhet nuk janë kurrsesi prova.

Rama tha se as pabarazia në tendera nuk mund të quhet rast korrupsioni.

Edi Rama: Jo çdo kush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Ka edhe vepra të tjera. Shpërdorimi i detyrës psh është një vepër të cilës ju kthye edhe vetë BE së fundmi. Kjo sepse është një term ku futen thesi i madh, me kollajllëkun më të madh sidomos kur jeton në një periudhë kur tenxheret hidhen përpjetë me gjithë kapakë, burg, burg… BE iu kthye me kërkesë të Gjermanisë, jo vetëm të Italisë që e kërkonte prej kohësh dhe ka dalë një direktivë e re për të riparë këtë nocion. Pse? Sepse Kushtetuta thotë janë tre pushtete të pavarura ngë njëri-tjetrin.

Drejtësia është e pavarur nga ekzekutivi por edhe ekzekutivi është i pavarur nga drejtësia. Nuk vjen dot një prokuror të thotë pse ti e vendose kështu dhe nuk e vendose ashtu, kjo është një katastrofë, dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim i cili ka një prapavijë të qëllimshme, jo padashje, të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm në mënyrë të vetëdijshme këtu nuk jam i pavarur, këtu është pavarësia e drejtësisë që vjen tek unë.

Që nga fillimi i këtij kapitulli të drejtësisë speciale, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshin natyrisht funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë dhe të dytë të kësaj qeverie? Janë rreth 80%. Ne ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën e mëpastajme. Për rastet për të cilat po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli të një kryetari bashkie, është një dënim skandaloz, kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është turp.

Pabarëzia në tender është një vepër tjetër, jo korrupsion, është vepër penale, po e përmbledhur ccfarë dua të them… Qëkur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe qëkur mbi bazën e mesazheve bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave kur ngrihej turra e druve se ky i tha atij ashtu dhe ai i tha atij tjetrit ashtu? Qëkur? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër që lidhet se kush tha dhe çfarë tha patjetër që janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq,çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet pafajësia kur i është shkatërruar totalisht jeta dhe familja? Kush ia kthen mbrapsht jetën? Drejtësia demokratike ka vendosur kufij!

Etiketa: BallukumbrojtjeRama

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com