GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin dhe Ronaldon

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin dhe Ronaldon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dosje konfidenciale e sigurisë, e publikuar nga mediat ndërkombëtare, ka zbuluar prapaskenat e errëta të Botërorit të fundit që u zhvillua në Meksikë, SHBA dhe Kanada, ku Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo rezultojnë të kenë qenë mes objektivave të kërcënimeve serioze.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, që i referohet dokumenteve të publikuara nga “Informacion.es”, autoritetet amerikane kanë regjistruar dhjetëra alarme gjatë turneut, përfshirë kërcënime me armë, pretendime për bomba në stadiume dhe tentativa për t’iu afruar yjeve të futbollit.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, ishte një nga objektivat kryesorë. Para dy ndeshjeve të Argjentinës, policia mori sinjalizime për persona të armatosur dhe kërcënime për sulme me eksploziv në stadiume, duke detyruar aktivizimin e njësive antieksploziv dhe kontrolle të rrepta sigurie.

Edhe kapiteni i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, u përfshi në raportet e sigurisë, pasi një person kërkoi informacione për vendndodhjen e tij, ndërsa një tifoz arriti të hynte në hotelin ku ishte akomoduar portugezi dhe tentoi t’i afrohej në ashensor. Ai u ndalua menjëherë nga policia.

Presioni nuk kurseu as gjyqtarët. Arbitri francez Fransua Leteksier mori mbi 6 mijë mesazhe kërcënuese pas një ndeshjeje të Argjentinës, ndërsa zyrtarë të tjerë të FIFA-s dhe futbollistë u bënë objekt kërcënimesh dhe fushatash urrejtjeje në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, Botërori u shoqërua nga një operacion gjigant sigurie, me masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e futbollistëve, tifozëve dhe zyrtarëve.

Dokumentet tregojnë se, pas spektaklit në fushë, autoritetet u përballën me një numër të lartë kërcënimesh, duke e bërë këtë një nga edicionet më të fortifikuara në historinë e Kupës së Botës.

 

Etiketa: dosja botëroritkercenimMessiRonaldo

Lajme të lidhura

Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest
Sport

Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest

11:43 - 05/11/26
Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll
Breaking Views

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26
Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Para
Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Dibër! Elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte dhe humb jetën (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Dibër! Elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte dhe humb jetën (Emri)

14:59 - 05/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije, në njësinë administrative Kala e Dodës, në...

Lexo më shumë
E rëndë në Gjermani, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Berlin

E rëndë në Gjermani, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Berlin

14:45 - 05/11/26
Dolën për gjah bashkë, vritet me armë 29-vjeçari në Bulqizë

Dolën për gjah bashkë, vritet me armë 29-vjeçari në Bulqizë

14:34 - 05/11/26
Berisha: Raporti i KE e damkosi Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare

Berisha: Raporti i KE e damkosi Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare

13:53 - 05/11/26
Berisha: Nuk mund të ketë integrim me Lubi Ballukun, palloshi hesht para hajdutes më të madhe të kombit

Berisha: Nuk mund të ketë integrim me Lubi Ballukun, palloshi hesht para hajdutes më të madhe të kombit

13:48 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com