GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e errët e Daniel Shimës: grindje dashurie apo tentativë për eliminim?

20:31 - 22/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja e errët e Daniel Shimës: grindje dashurie apo tentativë për eliminim?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kthimi në shtëpi i Daniel Shimës, ish-numrit dy të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nuk solli qetësi. Përkundrazi, arsyetimi i tij banal – se ishte larguar për një zënkë me të dashurën – ndezi edhe më shumë dyshimet se zhdukja e tij lidhet me botën e errët të tenderave miliona euro që kontrollojnë “peshat e rënda” të politikës shqiptare.

Një mesazh i vetëm, i shkruar prej tij përpara se të humbiste pa gjurmë për gati 10 orë, mjaftoi për të tronditur opinionin publik: “Po më arrestojnë”. Një SMS që tingëllon më shumë si një thirrje SOS për shpëtimin e jetës, sesa një mesazh i irrituar pas një sherret të dashurie. Për disa, ky ishte momenti kur Shima po paralajmëronte fundin e tij: një trup i zhdukur në beton, një emër i fshirë në acid.

10 orët që mbetën mister

Policia, e vënë në lëvizje nga denoncimi i familjarëve, nisi kërkimet. Kamerat e sigurisë regjistruan makinën e Shimës duke kaluar tunelin e Tiranë–Elbasanit, dhe aty gjurmët humbën. Për dhjetë orë, askush nuk dinte ku ishte. Ndërkohë lajmi për zhdukjen e tij pushtoi ekranet e televizioneve dhe portalet online. Çuditërisht, në këto dhjetë orë Shima nuk dha asnjë shenjë jete, asnjë reagim, asnjë përpjekje për të hedhur poshtë alarmin. Vetëm pasditen e po asaj dite, ai u rikthye në shtëpi, duke e shpjeguar zhdukjen me një “sherr banal” me partneren.

Por kush e beson këtë version? Shumëkush e lexon si një histori të stisur, një alibi e dobët për të mbuluar presionet dhe kërcënimet që Shima ka përjetuar pas largimit nga AKSHI.

Pista e korrupsionit: AKSHI, Surreli dhe miliona euro

Emri i Shimës nuk do të bënte bujë, sikur të mos ishte përmendur publikisht nga Arben Ahmetaj – ish-zv/kryeministri tashmë në azil politik – i cili deklaroi se Shima ishte kërcënuar drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama. Dhe arsyeja është një: dëshmia që Shima ka dhënë për aferat korruptive të AKSHI-t në SPAK.

Ahmetaj ka nxjerrë në dritë një skemë kolosale: një projekt prej 15 milionë eurosh për laboratorët e AKSHI-t, i fituar nga kompania e baxhanakut të Ramës, Armand Fango. Pajisjet, sipas tij, janë futur në Shqipëri me çmime të ulëta dhe më pas janë faturuar dhjetëfish më shumë. Një fitim marramendës, i pastruar nën logon e shtetit.

“AKSHI është kthyer në kopsht privat të kryeministrit, ku kompanitë e lidhura me familjen e tij bëjnë çfarë u do qejfi,” tha Ahmetaj, duke sfiduar gazetarët investigativë: “Follow the money dhe do të shkoni te familja Rama.”

Madje, sipas tij, në SPAK ekziston një përgjim ambiental që implikon familjarë të kryeministrit në këtë aferë 43 milionë euro, një dosje që askush nuk guxon ta prekë.

Politika, krimi dhe dyshimet për rrëmbim

Nëse Shima ka qenë thjesht një i dashuruar i mërzitur, siç pretendon ai, atëherë pse opozita flet hapur për rrëmbim? Sali Berisha shkoi më tej, duke pyetur publikisht: “A përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit në Surrel?”

Një gjë është e qartë: një njeri që ka dëshmuar në SPAK kundër një prej institucioneve më të përfolura për korrupsion, i lidhur me familjen e kryeministrit, nuk mund të largohet për “qetësim shpirtëror” pa u bërë lajm kombëtar. Dhe fakti që Shima u rikthye vetëm pasi media ngriti në alarm opinionin publik, tregon se skenari i eliminimit nuk ishte fantazi – por realitet që po përgatitej.

Një sinjal për këdo që guxon

Historia e Daniel Shimës është më shumë sesa një zhdukje e çuditshme. Është një paralajmërim i zymtë për këdo që guxon të flasë kundër korrupsionit të pushtetit. Të humbasësh për disa orë në rrugët e Tiranës, të rikthehesh me një justifikim fëminor, dhe ndërkohë të dish sekrete që çojnë te tenderat miliona euro dhe te familja kryeministrore – kjo nuk është rastësi.

Në fund, pyetja nuk është pse u largua Shima, por pse u la të kthehej gjallë.

Etiketa: AKSHIDaniel ShimaEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Finiq/ Vatër e re zjarri mes Dërmishit dhe Rumanxës, rrezikohen banesat

Finiq/ Vatër e re zjarri mes Dërmishit dhe Rumanxës, rrezikohen banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com