GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e “pasur” e Ramazan Rrajës/ Nipi i deputetit të PS, trafik droge dhe dhunë ndaj grave

10:41 - 06/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja e “pasur” e Ramazan Rrajës/ Nipi i deputetit të PS, trafik droge dhe dhunë ndaj grave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me një dosje mjaft të pasur kriminale, Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, nuk ndalet së përfshiri mbiemrin e familjes në skandale të ndryshme, ku më i fundit është rasti i kërcënimit me armë në një lokal në Lezhë.

Rraja është një emër i njohur për drejtësisë pasi është akuzuar për dhunë dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Para dy vjetësh, një video qarkulloi në media ku Rraja shihej të dhunonte barbarisht një grua të sëmurë në ambientet e QSUT- së, për ngjarje të cilën ai u shoqërua në komisariat por u la i lirë pas tre orësh, për shkak të imunizimit të mbiemrit që mban.

Por, dhuna ndaj gruas në fjalë nuk ishte asgjë krahasuar me atë që vinte më pas, ku Rraja dhe i vëllai i tij, Fioralbi, u arrestuan në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogë, ku dy vëllezërit dhe katër persona të tjerë akuzoheshin si “kokat” e grupit që trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Gjermani. Gjatë operacionit, “ATOS”,  u sekuestrua 232 kilogramë kokainë (në total 1.2 tonë), si dhe rreth 200 mijë euro.

Pas goditjes së grupit kriminal, SPAK nis një hetim pasuror për dy vëllezërit, ku një verifikim pasurie iu bë dhe deputetit Rahman Rraja si person i lidhur me dy të dyshuarit, por deputeti asokohe mohoi kategorikisht akuzat.

Nga hetimi i pasurisë, rezultoi që vëllezërit të ishin pronarë të disa automjeteve, zotëronin prona të paluajtshme, biznese, llogari bankare, ku për çudi, asnjëra prej të cilave nuk u vendos nën sekuestrim nga SPAK.

Pas arrestimit nga autoritet e huaja, Ramzan Rraja bëri disa muaj burg në Belgjikë, ku doli i lirë në maj të këtij viti, pasi gjykata belge kishte deklaruar se nuk kishte prova që Rraja të ishte i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Edhe pse jashtë Shqipërisë, në një vend me demokraci të konsoliduar, Rraja ia doli sërish të vërtetonte se drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë, askund.

Nipi i deputetit socialist, u përmend dhe në dosjen e famshme “Xhisiela” ku ishte i përfshirë drejtpërdrejt kushëriri i tij, Rexhep Rraja. Në materialin hetimor të publikuar në momentin kur ngjarja u bë publike, Xhisiela Maloku dëshmoi në Prokurori se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja, si edhe Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin ndaj tyre në Policinë e Tiranës.

Pak ditë pasi u bë publike ngjarja, Xhisiela doli para mediave dhe mohoi gjithçka kishte deklaruar, duke rrëzuar versionin se ishte dhunuar nga djali i deputetit të PS-së, me të cilin kishte pasur lidhje dashurie.

Emri i Ramazanit doli sërish në skenë pasa disa javësh, ku ai rezulton si njëri prej personave të armatosur dhe të maskuar që hynë në një lokal rreth tre javë më parë në fshatin Zejnep të Lezhës duke terrorizuar klientët.

Rraja bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, kanë kontrolluar të gjithë klientët pasi kishin shkuar për të vrarë kushëririn e pronarit të lokalit i cili kishte pasur një konflikt me mikun e tre të armatosurve.

Pasi operacioni tyre dështoi, ata janë largua menjëherë pas ngjarjes jashtë vendit, ndërsa autoritetet shqiptare i kanë shpallur në kërkim. Fundi i kësaj historie nuk është i panjohur, pasi mbiemri që mban i siguron luksin të jetë sërish në qendër të mediave, me një histori ndoshta më tronditëse./ Gijotina.com

Etiketa: drogeKryesore1PSRamazan Raja

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
“Balkan Open 2021”, shqiptari fiton Kupën e Bronztë në golf

“Balkan Open 2021”, shqiptari fiton Kupën e Bronztë në golf

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com