GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e SPAK: Ahmetaj përfitoi një vilë në Palasë, deklarim të rremë për një pallat te “Shallvaret”

19:55 - 10/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
“Deri dje i përkedheluri i qeverisë”/ Rama largoi Arben Ahmetajn, ja si e komenton Zëri i Amerikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK për 4 vepra penale, që nisin me korrupsionin pasiv dhe vijojnë me fshehjen e pasurive dhe pastrimin e parave.

SPAK ka depozituar në Kuvend kërkesën për autorizim për arrestimin e Ahmetajt, ndërsa do të jenë deputetët që përmes një votimi të fshehtë, pasi Komisioni i Mandateve të marrë një vendim dhe të hartojë raportin, që do të vendosin nëse janë ose jo dakort që kolegu i tyre të arrestohet.

Për të miratuar autorizimin e SPAK duhen së paku 71 vota, ndërsa dosja voluminoze e SPAK e depozituar në Kuvend përmban prova dhe fakte që sipas Prokurorisë Speciale ngrenë dyshime të arsyeshme ndaj ish-zv.Kryeministrit.

Në dosjen e publikuar fillimisht nga News24, por edhe media të tjera, jepen 6 episode për të cilat SPAK ngre dyshime për përfitime të paligjshme nga Ahmetaj.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij,” shkruhet në kërkesë, ku raportohet mes të tjerash se ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka rezistuar ndaj kërkesës për koncesion para se të shkarkohej nga Edi Rama për t’u zëvendësuar me Arben Ahmetajn.

Kërkesa, sipas Birn, veçon si argument për këtë interesim të Ahmetajt edhe një dëshmi të dhënë nga një zyrtare publike, e cila thotë se është thirrur në zyrë nga Arben Ahmetaj, pavarësisht se nuk ishte nën varësinë e tij direkte, dhe i është komunikuar dëshira e ministrit për të çuar procedurat e koncesionit me sukses.

Zyrtarja – pjesë e procedurave – ka deklaruar në prokurori se është ndjerë nën presion nga porosia e tij. Dëshmia e saj është marrë nga prokuroria më datë 7 korrik, e njëjta ditë kur SPAK dorëzoi në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ahmetajt.

Sipas dosjes së SPAK, Ahmetaj ka përfituar një vilë në Palasë nga biznesmeni Mond Begaj, si dhe ka bërë deklarim të rremë për një pallat të ndërtuar te “Shallvaret” në Tiranë.

Sipas dosjes, Ahmetaj ka përfituar pagesa të ndryshme nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri përmes shitjes fiktive të pronave të patundshme si dhe përmes shlyerjes së faturave të punimeve të bëra në një apartament nën pronësinë e Ahmetajt.

Në një rast, Ahmetaj dhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka akuzohen se kanë përfituar 170 mijë euro pagesë për shitjen e dy apartamenteve në zonën e Selitës, përmes dy personave të tjerë, në një kohë kur paratë në instancë finale janë paguar nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, dy biznesmenët aktualisht në arrati.

Edhe dy apartamente të tjera dyshohet se janë shitur në mënyrë fiktive për të justifikuar pagesat e 130 mijë eurove dhe 140 mijë eurove për Ahmetajn, ndërsa Mërtiri dhe Zoto vërehet se kanë përdorur në çdo rast kompani dhe shtetas të tjerë për të fshehur origjinën e parave. Zoto raportohet se i ka dhënë bashkëjetueses së Ahmetajt një vilë në Hamallaj me sipërfaqe ndërtimit 98 metra dhe me afro 500 metra truall, përmes palëve të treta.

SPAK e vlerëson këtë pronë në vlerën e 137 mijë eurove, pa përfshirë arredimin.

Ahmetaj rezulton përfitues i pagesave për udhëtime, të kryera nga Zoto e Mërtiri, me vlerë totale 34 mijë euro ndërsa në vitet 2019 dhe 2020, të dy kanë paguar faturat me vlerë 2 milionë lekë për punime në një apartament në Tiranë nën pronësinë e Ahmetajt.

Për të gjitha akuzat që SPAK ka ngritur dhe nëse ato provohen në Gjykatë, ish-zv.Kryeministri në Qeverinë Rama rrezikon deri në 25 vite burg. Në dallim nga shumë kolegë të tjerë të tij, deputetë apo ministra, përfshi edhe kryebashkiakë, SPAK është ndalur te akuzat e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë që në rastin Ahmetaj, Prokuroria Speciale ka ngritur plot 4 akuza, duke vendosur deri diku një rekord në punën e saj, në raport me zyrtarët apo ish-zyrtarët që ka marrë nën hetim deri më sot.

Në dosje thuhet ndër të tjera:

Duke sjelle ne vëmendje se vepra penale e korrupsionit, është një vepër penale që gjen zbatim edhe ndaj funksionarit që kërkon ose merr drejtpërdrejtë ose tërthorazi çdo Iloj përfitimi të parregullt apo qoftë edhe premtimin për një përfitim të tillë, për vete ose të tretë apo pranimi i ofertës ose premtimit që vjen nga përfitimi i parregullt, quhet e konsumuar në raport me sjelljen që ka pasur funksionari në kuadrin e ushtrimit të funksionit të tij, qofte kjo sjellje edhe sipas ligjit (pra e pashoqëruar me shpërdorim detyre), vlerësojmë se në rastin konkret është konsumuar plotësisht vepra penale e korrupsionit pasiv nga funksionari i lartë personi nen hetim Arben Ahmetaj.

Gjithashtu, nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se një person dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Green Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin M.B.., kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, një shtetaseje, mikeshe e ngushtë e personit të sipërpërmbendur. Kjo vile nuk është deklaruar ndonjëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe personit tjetër kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme.

Përsa më sipër, vlerësojmë se ekziston dyshimi se nga ana e personit nën hetim Arben Ahmetaj, është konsumuar edhe vepra penale e “Refuzmi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” vetëm ose në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, përsa i përket:

Deklarimit te rreme te shumes se investuar dhe burimit te saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k. shtetasit V.K. dhe E.M.. Prej shtetasve Arben Ahmetaj dhe një personi tjetër është pasqyruar nder vite, né deklaratat e pasurive te dorezuara ne Inspektoratin e Deklarimit te Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit te Interesave, se shuma me perafersi 105 000 euro ose 102 500 euro ose 105 000 euro, ka si burim kursimet, kredi bankare prane ISP Bank në vlerën 100 000 euro dhe nga shitja e pjeseve takuese te investimit. Nga hetimet ka rezultuar se, kredia e referuar si burim ka pasur si qellim blerjen e nje apartamenti dhe per me teper kjo kredi eshte disbursuar ne llogarine e ketyre shtetasve me date 24.08.2016, nderkohe qe pjesa me e madhe e investimit te mesiperm, eshte kryer ne periudhen janar 2004-korrik 2006.

Fshehjes se shumes 3 123 880.3 leke gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere per rregullimin punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani sh.p.k., shtetasit V.K. dhe E.M..

Fshehjes se shumës prej prej 170 480 euro, në vitin 2016 dhe 2017, dhe deklarimi i rreme i burimit te saj, duke u mbuluar natyra e vertete dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Arben Ahmetaj dhe një personi tjetër, përkundrejt një “shitje ndaj shtetasit A.B…

Etiketa: AhmetajdosjaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Demat ndjekin njerëzit nëpër rrugë, disa të lënduar (VIDEO)

Demat ndjekin njerëzit nëpër rrugë, disa të lënduar (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com